Rama në Tepelenë: Agroturizmi ju nxjerr nga varfëria, ndërtoni bujtina

May 22, 2018 12:05

Rama në Tepelenë: Agroturizmi ju nxjerr nga varfëria, ndërtoni bujtina

 

Kryeministri Edi Rama prezantoi paraditen e së martës projektet e reja në Tepelenë, qytet në të cilin, sipas tij, “deri para pak vitesh askush nuk ndalonte për të qëndruar, pasi ishte vetëm errësirë”.

 “Na thonë palma e fasada, por shtëpitë sot në Tepelenë kushtojnë më shumë sesa kushtonin disa vite më parë. Është një rritje e vlerës së pasurisë së patundshme të banorëve në të gjithë zonën urbane. Kanë ardhur edhe suedeze në Tepelenë. Ku bëhej fjalë që të vinin suedeze në atë gropë që ishte Tepelena përpara disa vitesh”, deklaroi Rama.

“Do të punojmë që suedezet e bukura të mos bëjnë vetëm foto me Ali Pashën e të ikin, por të qëndrojnë dhe të shpenzojnë paratë këtu”, shtoi Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se “kemi përpara një minierë të pashfrytëzuar për të bërë para’: minierën e bukurisë së këtyre zonave”.

“Nëse shfrytëzojmë agro-turizmin, po ju them që kjo zonë do të jetë plot jo vetëm në sezon, por edhe jashtë sezonit. Do të kenë mbështetje financiare nga shteti ata që do të bëjnë investime. Bujtinat dhe hotelet e vogla tradicionale të agro-turizmit sjellin fitime”, u shpreh Rama.

Kryeministri premtoi se në Tepelenë do të nisë puna për ujësjellësin në qershor, edhe pse tha se paratë që duhen janë shumë. “Por, motori i turizmit do të na lejojë të bëjmë investimet e nevojshme”, deklaroi Rama.

l.h/ dita

May 22, 2018 12:05
Komento

12 Komente

  1. shoku May 22, 12:15

    Mire e ka Rama, i ndertoni muret me balte dhe shtretrit me thupra mare siç beheshin gjerdhet nje here e nje kohe.
    Ky eshte argo-turismo made in Albania.
    Pastaj beni dhe rruget, çoni drita, uje, kanalizime se do te vije turisti aty, apo me mire lerini te huajt te ndihen si ne mesjete, ta shijone natyren duke shkuar ne kembe, te rrijne ne erresire, te pijne uje nga burimi dhe pasi ti kene keputur nje trefletshe, te dhjesin pas shkurres.
    Se mos eshte e ndaluar te enderrosh?!

    Reply to this comment
    • lalai May 22, 12:40

      o Shoku(komentues) të fortë e ke shkruajtur fiks fare.
      Qy i gjati ka bërë kontratë me Macronin kur ishte,se Turma e parë me Mielloshë që do vijë do jenë ata Negërit e Lionit ………
      AlbaniaCinema është të q..a Hollivudin…

      Reply to this comment
    • myfiti May 22, 20:36

      Bravo.shume e drejte.

      Reply to this comment
  2. Paul Tedeschini May 22, 12:31

    Me qe shkove ne TEPELENE do te kishe ba mire te shkojshe edhe tek KAMPI I TERRORIT KOMUNIST, me qe hiqesh antikomunist

    Reply to this comment
  3. Cirku i Konfuzionit May 22, 12:47

    Ah, kafe mer kafe, hapni te gjithe kafenera, ha ha ha

    Reply to this comment
  4. demo May 22, 12:50

    Po kush vete per nje fergese ne Tepelene?Detin kos ta besh ti,Tepelenes s`i bie nje luge.Vetem kultivimi mjeksor i HASHASHIT e shpeton Tepelenen.

    Reply to this comment
  5. Arben May 22, 15:21

    RROFTE sa malet udheheqesi yne

    Shoku edver per mendjedritesine

    Qe na jep Dita dites

    Reply to this comment
  6. Dn May 22, 15:44

    Me cka me ba bujtina eshte pyetja,

    Reply to this comment
  7. Lat koqen e namit kryeministror May 22, 16:12

    Tash je tu tall bythen me duket.Njerezit ne Tepelene e Vlore neper fshatra ua prishi shtepite termeti ky thote beni agroturizme.Po agriturizmet duan infrastrukture e cdo gje more halldup turqie,duan para.E njerezit nuk kane buke per femijet.

    Reply to this comment
  8. O cu kenaqem me komente May 22, 16:54

    shqiptaret kane marr huqin kthejn cdo gje ne Portokalli
    me te rrall beni ndonje prov tia merrni llafet seriozisht ktij jo vetem lulximit e saliut

    Reply to this comment
  9. Loni May 23, 06:32

    O sa mire ma kujtove.Sa te marr perkrahjen sociale po iki ta hap bujtinen qe te pasurohem.Ooo me fal pak ..sa bujtina mund te hap me 40000 perkrahje qe te pasurohem shpejt??Rrofsh o kryeministri yne.Lum ne qe te kemi.

    Reply to this comment
  10. Mark .U.K May 23, 09:05

    Si ka mundesi si ai popull ne tepelen si nje tufe delesh ndigjonin ate zog gomari te fliste brrockulla e ata vetem nigjonin.Dikur thuanin populli mistrec i beratit,sot duhet thene populli mistrec i Tepelenes.Ma teper e kam per pjemarrsit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*