Rama në Tepelenë: Mbështetje të plotë programit të kandidatëve tanë

June 13, 2015 15:30

Rama në Tepelenë: Mbështetje të plotë programit të kandidatëve tanë

Kryeministri Edi Rama deklaroi të shtunën se Partia Socialiste dhe LSI, si pjesë e mazhorancës kanë detyrimin e madh për t’u dhënë mbështetje të plotë programit të kandidatëve të saj.

Rama zhvilloi një takim elektoral në Tepelenë, ku ftoi qytetarët të votojnë kandidatin e mazhorancës Termet Peçin, për të çuar më tej rrugën e nisur në 23 qershor të 2013.
“Të gjithë mund të shohin transformimin e madh të ndodhur në këto 18 muaj në Tepelenën e braktisur e izoluar nga qeveria e shkuar me shpresën se do ta kthente nga drejtimi i duhur”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë, u ndal në projektet konkrete që parashikon programi i kandidatit të majtë për zhvillimin e Tepelenës, ku foli edhe për projektin e parkut kombëtar të Vjosës. “Qeveria është duke punuar për t’i dhënë forme një projekti të madh kombëtar që është Parku Kombëtar i Vjosës. Vjosa është një lumë me karakteristika të veçanta, një ndër më të bukurit dhe me tiparet më interesante të Europës, një pasuri e madhe natyrore europiane dhe për këtë arsye ne do të bashkëpunojmë me organizata ndërkombëtare e institucioneve financiare. Realizimi i projektit tonë të madh për Vjosën si park kombëtar do të sjellë mbështetje të jashtëzakonshme ekonomisë familjare në bashkitë e Tepelenës e Përmetit”, deklaroi Kryeministri Rama.

Duke folur për opozitën, Rama tha se po shikojmë në fushatë për të ardhur keq e që na bën të ndjehemi të turpëruar për faktin se si është katandisur në një forcë destruktive e që e ka transformuar këtë fushatë nga një fushatë për qytetarin e punësimin, në një fushatë ku tregon përralla nga e kaluara, që Tepelena e refuzoi në 23 qershor 2013.

Rama duke vlerësuar rolin e grave në shoqëri i ftoi ato të marrin pjesë në votime, ndërsa theksoi se Shqipëria në zgjedhjet e 21 qershorit do të votojë për të pasur 50 % gra e vajza në kuvendet vendore.

June 13, 2015 15:30
Komento

10 Komente

  1. meri June 13, 16:28

    Jo vetem ne Tepelene, por ne te gjithe Shqiperine do te kete fitore plebishitare te se majtes, te gjithe tanime e shohin voten si investim per te ardhmen, per ate force politike qe i pergjigjet nevojave te qytetareve, dhe deri me sot vetem qeveria Rama dhe e majta po punon per te transformuar sherbimet publike me me shume fokus te qytetaret. Bravo, vazhdoni keshtu se do qendroni ne pushtet gjate, derisa ju te merziteni vete.

    Reply to this comment
    • teddy June 13, 16:30

      Ne keto zgjedhje nuk shoh fare gare, shoh nje te majte shume te forte, te bashkuar, qe ka ndertuar nje program konkret sipas nevojave te cdo qyteti apo zone rurale dhe kemi nje te djathte krejt te deshtuar, te percare, qe nuk ofron asnje alternative qeverisese dhe qe e ka kapur paniku i humbjes se zgjedhjeve dhe vetem derdellit tere kohen lart e poshte duke treguar perralla me mbret. Keto zgjedhje padiskutim fiton e majta.

      Reply to this comment
      • bertina June 13, 16:32

        As nuk e imagjinoj dot c’do te ndodhte ne Shqiperi, nese Basha apo ndonje nga te zgjedhurit e tij do te drejtonin bashkite, do te shkonin po njesoj kundravajtje si Tirana, se keta lloj njerezit e duan pushtetin vetem per te perfituar e per t’i shpetuar drejtesise, jo per te bere gje per vendin, nderkohe Edi do te lere gjurme, i ben punet me shume perkushtim e dashuri dhe prandaj kane ndryshuar kaq shume gjera ne vetem 2 vjet.

        Reply to this comment
  2. Mark uk June 13, 16:32

    O gazet ma teper se gazet partiake.Ne ket rast nuk thuhet kryeministri,po duhet thene kryetari i partis.Ne eshte puna se nuk e dini.Ju e beni qellimshem.Nuk mendoj se meriton kjo gazet te behet aq partiake,per nje grusht parash te ndyra.Lereni popullin te votoj vete se nuk jan si dikur qe nuk guxonim te flisnim.

    Reply to this comment
  3. Beni June 13, 16:36

    Nuk ka rruge tjeter pervec drejtimit te duhur, opozita ka nxjerre ne sulm kandidate me te paafte qe ka, dhe e gjithe kjo eshte pasi te gjithe e dine se do humbin, prandaj edhe basha kur shkon verdalle neper qytete nuk flet se cfare do bejne kandidatet por gjithmone e ka mendje se cfare ben qeveria, nje person qe do te qeverisi nje qytet duhet ta kete mendjen te hallet e pupollit jo te partia e vet.

    Reply to this comment
  4. Anonim June 13, 16:36

    Tepelena votebeson Termetin i cili ne keto kater vite qe ka drejtuar Bashkine ka bere pune te mira per qytetin. Tepelena eshte transformuar teresisht fale investimeve te kryera aty. Me mbeshtetjen e qeverise qendrore jemi te bindur se investimet do jene edhe me te medha. Hapja e bizneseve te fasonerise eshte projekt i qeverise per Tepelenen gje qe do beje te mundur punesimin e mjaft njerezve.

    Reply to this comment
    • kushtrimi June 13, 16:40

      Te vazhdohet puna e nisur, prandaj ju dhame voten. Me mbeshtetjen e kryeministrit Rama por edhe me punen e palodhur te Termet Peçit Tepelena do zhvillohet edhe me tej. Ka ardhur momenti qe ne qytet te kryhen edhe me shume investime. Mjaft te shkosh ne Tepelene dhe e veren ndryshimin, si nata me diten, qyteti ka marre vertete nje pamje mjaft te bukur. Qyetetaret e Tepelenes meritojne edhe me shume, ka ende pune per te bere.

      Reply to this comment
      • Rigelsi June 13, 16:45

        Termeti e ka te fituar, Tepelena e gjitha voton Partine Socialiste dhe Termet Pecin. Do votojme per me shume pune me shume investime e me shume zhvillim per Tepelenen. Punesimi eshte prioritet i kryebashkiakut, kesaj do i jepet zgjidhje nepermjet kryerjeve te puneve publike si investime ne infrastrukture e ujesjelles. Te mos harrojme se me ndarjen e re territoriale Tepelena zgjerohet edhe me tej pasi asaj i bashkangjiten mjaft zona perreth, ne menyre qe keto zona te afrohen me qytetin e Tepelenes duhet zhvillim i infrastruktures etj. Pra Bashkia tani kerkon pergjegjesi me te medha.

        Reply to this comment
  5. enxhi June 13, 16:48

    e majta ka te gjitha shanset per nje fitore te sigurt ne tepelene duke u prezantuar ne kete gare me nje kandidat te pergatitur sa i perket menaxhimit te qytetit per ti bere balle te gjitha sfidave qe paraqet qyteti ne fjale duke prezantuar nje program modernizues per kete qytet dhe qe ia vlen ta votosh

    Reply to this comment
  6. damian June 13, 17:12

    koha e atyre qe donin te shihnin te shihnin shqiperin te lulzuar dhe me projekte te realizuar erdhi. tani me shume se kurre ne duhet te bejme me te miren , te votojme per drejtimin e duhur, qe te vazhdojm te shohim sa me shume projekte te realizuara. qytetet tona nuk duhet te shkojn ne drejtimin e gabuar qe ofron Partia Demokratike. Prandaj ne kemi shansin te shkojm ne BE me kete qeveri. bravo zoti kryeminister per punen qe ke bere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*