Rama: Në vitin 2016 do të përfitojnë legalizim falas 145.000 familje

December 18, 2015 17:58

Rama: Në vitin 2016 do të përfitojnë legalizim falas 145.000 familje

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë kritikat e opozitës në lidhje me procesin e legalizimit të ndërtimeve informale. Përmes një postimi në profilin e tij, Kryeministri thekson se me këtë proces, në vitin 2016 familjet që do përfitojnë legalizim falas do të arrijë në 145.000.

“Zanatçiu i Sherrit u tha dje shqiptareve, nga tribuna ku përdhunon të vërtetën çdo të enjte në Kuvend: Kjo qeveri nuk ka bërë as edhe një legalizim, lejet e legalizimeve të shpërndara deri tani janë false! Ja e vërteta: Maj 2014 – Dhjetor 2015: 40.432 leje legalizimi falas u janë dorëzuar qytetarëve. Deri tani në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, kanë marrë hipotekën e shtëpisë së tyre 22.136 familje. Procesi i hipotekimit do të përshpejtohet në mënyrë shume të konsiderueshme duke nisur nga muaji janar, sepse ALUIZNI do të bëjë për llogari të qytetarëve edhe hipotekimin. Me këtë sistem te ri parashikohet që në vitin 2016 familjet që do përfitojnë legalizim falas të arrijnë në 145.000”, shkruan Rama.

December 18, 2015 17:58
Komento

6 Komente

  1. Toka e Xanun December 18, 18:20

    A-hahahahahahahhahahaa,
    faleminers z.Rama .
    Kjo o merita e berishes ,qy ti po e finalizon .
    Bashkpunimi juj me berishen asht mbreslanes .
    Rrnoft politkari shqiptare

    Reply to this comment
  2. intelektuali December 18, 18:21

    MEDET!

    Kryeministri yne Artist Edi Rama i fal talebaneve te tij partiake truajt dhe pronat e grabitura pronareve te ciflitur me “legalizime” enveriste dhe fajeson “Zanatciun e Sherrit” Sali Berisha qe nuk ka bere asnje grabitje te tille bolshevike. Biles kete cirk me “legalizime” enveriste e beri edhe gjate fushates se tij elektorale si nje REZIL i Shqypnise ne syte e Botes. Prandaj edhe na mbetet vetem te pyesim enveristin Edi Rama: Po me keto “legalizime” bolshevike do ta cosh Shqypnine ne BE-e o Kryeministri yne Artist qe po ngjan gjithnje e me shume si nga ideollogjia ashtu si edhe ne arsimin personal me grabitqarin mashtrues Enver Hoxha?

    MEDET!

    Reply to this comment
  3. Kris 1 December 18, 18:59

    leri per vitin 2017 qe te blesh votat me to.

    Reply to this comment
  4. info analitike December 18, 20:16

    Po ky zdapi i gjate nxirrte konet e veta Lame_Shkreli me pankartat “Toke e Xanun” ndersa tani ate token e xanun po e legalizon. Jepi te keqen se faturen e Strasburgut nuk do ta paguash ti qe ke ndertuar shtepine me materiale te varfra.

    Reply to this comment
  5. Visar December 18, 20:16

    Saliu, sikurse Rama, legalizimet do t’i beje falas
    Pyetja eshte: Po pronaret e grabitur per ndertimet ne token e tyre, kush do t’i paguaje?!
    A do t’i lejoje BE dhe Strasburgu keto vjedhje ne mes te dites?
    A pranojne Saliu dhe Rama tu grabisin edhe atyre vete pallated dhe pronat e grabitura?

    Reply to this comment
  6. Mark uk December 18, 21:45

    O Rama o injorant deri tani ke legalizue mbi 1750 familje,Sipas tejet i bjen qe vendi te ket mbi gjasht milion banor.Ne njekohe Shqiperia ka dymilion e tetqind mije banor.Droga ben te vene.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*