Rama në Vlorë: 22 qendra shëndetësore të reja në sezonin turistik

May 31, 2015 10:34

Rama në Vlorë: 22 qendra shëndetësore të reja në sezonin turistik

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga qyteti i Vlorës se gjatë këtij sezoni turistik do të hapen 22 qëndra të reja shëndetësore, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që zgjedhin të pushojnë në bregdet, por edhe në zonat malore.

I pranishëm në Vlorë, në një aktivitet për masat mbi shërbimin e Urgjencës për sezonin turistik, ku merrnin pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europianë për bashkinë e Vlorës, Dritan Leli, Rama u spreh se qëllimi është që t’u ofrohet një shërbim sa më cilësor qytetarëve.

“Sot jemi këtu për të promovuar një nismë të re dhe funksion të ri në mbështetje të gjithë atyre që në sezonin e verës do zgjedhin ti kalojnë pushimet gjatë bregdetit apo në alpe. Nga java e ardhshme do vendosim në funksionin 22 qendra të reja shëndetësore me funksionim 24 orë. Ky funksionim parashikohet të jetë deri në fund të muajit gusht”, tha Rama. Sipas kreut të qeverisë, këto qendra të përkohshme janë furnizuar plotësisht me materiale mjekësore për të cilat janë shpenzuar rreth 200 mijë dollarë.

“Këto qendra do të vijojnë punën deri në fund të muajit gusht. Do të jenë të pajisura me një set standard mjetesh mjekësore që në të shkuarën kanë munguar dhe kanë sjellë konfuzion në rastet kur ka qenë e nevojshme ndihma mjekësore”, deklaroi Rama.

“Jemi në kushtet kur kemi fituar një hapësirë manovrimi si rezultat i politikës agresive të ndjekur për uljen e çmimit të ilaçeve. Këto qendra do jenë pranë plazheve ashtu siç do jenë edhe në alpe” u shpreh Rama.

“Të gjithë do të mund të marrin ndihmën mjekësore menjëherë, pa u penguar nga trafiku apo nga largësia e vendit të aksidentit për në spitalin e Vlorës. Kjo është mbështetje edhe për pronarët e hoteleve, pasi kështu sigurojnë klientët për shërbim mjekësor 24 orë, në 7 ditë të javës”, theksoi kryeministri.

May 31, 2015 10:34
Komento

6 Komente

  1. Lalushi May 31, 11:15

    Po, “lungomare” Edi, sikur duhej te perfundonte ne maj te ketij viti …
    Pse nuk flet fare per ate?
    Ku shkoi premtimi qe dhe para dy vjetesh?

    Reply to this comment
    • "Horri i Bulevardit" May 31, 11:29

      Lalush laluci, Lungo Maren e ka thene qe mbaron diku nga tetori ne mos gabohem, ne maj mund ta kete premtuar salehi, se atij i duheshin vetem disa metra, per ta inaguruar, si te perfunduar.
      Verdho ke SHQUP, se ka filluar shperndarja e racionit, se sa erdhi furnizimi nga salehi.

      Reply to this comment
  2. shpatar May 31, 11:15

    Keto jane nisma qe te japin iden se dicka po leviz.Vlora ka shume probleme per te arritur nivelin turistik.Pervec ketij sherbimi ambulant mungojne dhe shume element te tjere qe ne sezonin e veres Vlora vuan shum nga mbi popullimi.Nuk ka frymarje nga kaosi i qarkullimit te mjeteve.Projektet e parashikuar duan vite qe te pretendojme per te thithur turist e pse jo dhe bashkomasit qe preferojne veten te takojne te afermit.Vlora vuan nga papastertia si brenda qytetit dhe ne zonat e plazheve e ne vijen bregdetare.Vlora ka nje sistem te shkateruar te furnizimit me uje te pishem .Ne cdo pike sherbimi ,qytet ,zone plazhi epika te vizitueshm dallohen rezervuar uji qe nuk sigurojne kushtet e higjenes elementare.Rezervuar pa kartel mjeksore,pa disifektim ,pa kontroll te mikrobeve te amortizuar e n pjesenmete madhe plot ndryshk.
    Evetmja qe duhet vlersuar jane lokoalet dhe ambjentet qe u sherbehet vendasve dhe te ardhurve.Nese per nje kohe rekord eliminohen keto dobesi Vlora do te kete frymarje gjithe vitin e jo vetem sezoni e veres.Ka shume pune perte arritur te krijojme kushte qe te terheqim turista.
    Ijen

    Reply to this comment
    • Lalushi May 31, 11:32

      Ujrat e zeza te qytetit derdhen ne det.
      Semundjet infektive te lekures jane masive.
      A mund te flitet per turizem?
      E çvlejne qendrat shendetsore,kur ujrat e ndyta derdhen ne plazhe?

      Reply to this comment
  3. info analitike May 31, 11:43

    Perla elektorale ose deri ku arrin ekzaltimi me premtime elektorale. Tani do te kemi edhe Kelcyren e re te rilindur:
    http://respublica.al/artikuj/2015/05/30/kryeministrin-e-ve-perpara-entuziazmi-flet-edhe-per-nje-kelcyre-te-re#comment-164185

    Pa dyshim qe qendrat shendetesore do te marrin fonde nga ministria qe me se shumti do te perfundojne ne xhepat e miqve private sic eshte ne traditen e punes se ministrit Beqaj qe po privatizon cdo sherbim te mundshem.

    Reply to this comment
  4. Kostandini May 31, 11:53

    me vjen mire per masat qe po merren.njerez dhe nje kryhem inister qe punon.nje kryenm inister i cili po ndihmon ne zhvillimin dhe ne pastrimin e lungomares.krenar per qweverine qe po punon,per permiresimin e ksuteve te turisitit dhe te qytetarve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*