Rama në zonën e ish-Kënetës: Do mbyllim plagën e legalizimeve

Redaksia Online April 6, 2014 14:39

Rama në zonën e ish-Kënetës: Do mbyllim plagën e legalizimeve

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me banorët e ish-Kënetës në Durrës. Rama tha se qeveria është e vendosur të mbyllë plagën e madhet të legalizimeve, duke përmbushur premtimin e fushatës  për rilindjen e vendit.

“Jemi sot këtu për të çuar përpara realizimin konkret  të një zotimi madhor të fushatës sonë për rilindjen e vendit dhe jo vetëm fushatë së PS-së por edhe të fushatës së LSI-së për të shkuar më shpejt drejt një Shqipërie normale, drejt një Shqipërie europiane. Dhe si Aleancë të Shqipërisë Europiane ne sot jemi këtu pasi jemi të gatshëm që zotimin tonë për të mbyllur legalizimet si një plagë e madhe e thelluar dhe e infektuar në vite falas  ta bëjmë realitet duke filluar në çdo zonë të Shqipërisë  për dhënien e dokumenteve të pronësisë për të gjithë ata që kanë aplikuar vite më parë”, tha Rama.

Rama tha se qeveria e kaluar i pajisi këto familje me dokumente false, ndërsa shtoi se ato që shpërndahen sot nga qeverisja aktuale janë tituj të vërtetë pronësie.

“Mos harrojmë se janë 160 mijë aplikime të bëra në vite për të cilat nuk është bërë asgjë dhe askush nuk i ka vajtuar t`u trokasë në derë qytetarëve. Dhe janë dhjetëra mijëra në to për të cilat familjet kanë paguar tre herë pa llogaritur ato që kanë paguar për xhepat e atyre që shfaqeshin në dyert tuaja sa herë afrohej një fushatë elektorale dhe madje shkuan deri aty sa t`ju jepnin edhe letra false. Ne sot kemi ardhur t`ju japim dokumente pronësie, tituj pronësie.  Kemi bërë një ndryshim themelor në proces duke vendosur  që ALUIZNI të vijë tek ju dhe të jetë shërbëtori juaj për të përballuar gjithë procesin dhe për të plotësua gjithë  dokumentacionin. Ai dokumentacion që ishte tortura më e madhe e familjeve që donin të bënin një legalizim sot jo vetëm që do të bëhet me asistencën e drejtpërdrejtë të ekspertëve të ALUIZNI-it, por do të jetë i gjithi falas dhe të gjithë procesin e mban përsipër shteti” shtoi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se pas dhënies së certifikatë së pronësisë, shtëpia e çdokujt do të kthehet në kapital që do të shërbejë ai garanci edhe për të marrë kredi.

 

“Nga ana tjetër falas do të bëhet legalizimi edhe për të gjithë familjet pa përjashtim sepse ne duhet t`i japim fund këtij procesi duke i krijuar mundësinë çdo familje që ka ndërtuar një shtëpi të bëhet pronar. Ne e bëjmë këtë edhe për ekonominë familjare të gjithë secilit, por edhe për ekonominë kombëtare.  Sepse këto familje që janë me dhjetëra mijëra kanë investuar gjithçka që kanë pasur dhe gjithë paratë që kanë mundur të kursejnë i kanë nëpër mure dhe në çati. Në momentin kur sot shtëpia kthehet në një pronë të regjistruar, ajo nuk është më vetëm një strehë, por një kapital që mund ta qarkullosh. Me këto letra ai mund të shkojë në bankë të marrë një kredi për të hapur një biznes të vetin, të vetëpunësohet dhe të bëjë një aktivitet tregtar dhe ekonomik” shtoi Rama.

 

 

Redaksia Online April 6, 2014 14:39
Komento

8 Komente

  1. nuri April 6, 14:50

    Rama njesoj si Berisha vertetoi katerciperisht se eshte kunder pronareve te ligjshem, kunder te drejtes kushtetuese dhe te drejtes universale te pronesise. Edhe Rama si te gjithe fosilet e ideologjise dhe mbeturinave enveriste, me vepra sillen njesoj si komunistet me pronaret e ligjshem. Me fjale demagogjike, te gjithe politikanet e korruptuar shqiptare, pinjolle te diktatatoreve te kuq, shtiren si demokrate te kulluar, ne te vertete qelbin ere korrupsion.

    Reply to this comment
  2. Tartufi April 6, 22:05

    Ketij i ka qelbur ere mut ,qe nga gyshi tek babai,, si te xhveshur pa prona e pa prokopi.

    Reply to this comment
  3. Makony08 April 6, 23:19

    Nuri bej efendi mos ke qene beju I kenetes zotrote qe nxjerrke vrer?

    Reply to this comment
  4. ueda April 7, 11:29

    Se Pari me duhet ti kujtoj ketyre njerezve qe vec njerez sjane , qe skane vlere inatet personale, ofenduese dhe pa lidhje me detyren qe Edi Rama ka. Ne shohim faktet konkrete, veprat q dikush ndejti 8 vjet dhe nuk i zgjidhi, nderkohe dikush tj po ecen me ritme qe e cojne drejt zgjidhjes se shume problemeve ,qe ne vitin e pare te marrjes se pushtetit. Konkluzionet mos i nxirrni para kohe, kur gjerat ,vihet re qarte qe jane vene ne vije per tu bere. Bravo Edi, bravo cdokujt qe eshte pjese e qeverise .. Me njerez qe dine te bejne Vepra ne qeveri dhe te permbushin premtime e jo me njerez qe dine te bejne vetem zhurme,dh te permbushin faqe fjalimesh per zedhense te paafta qe i hyne gabim politikes 😉

    Reply to this comment
  5. aron April 7, 11:55

    U legalizuan zaptuesit e pronave,kush mbeti ,droga etj.sa mire jo vetem zaptuan pronat e shtetit por dhe shiten gjysmen e zaptuar tani e kane te veten me ligj.Si lum hajdutet kur u legalizua korrupsioni 70 mije euro me nje dore,kur vrasesi nuk denohet çte presin familjet e te vrareve ne 21 Janarr,asgje.Bravo! Rilindje,dmth.zaptim.

    Reply to this comment
  6. rrupaqe April 8, 09:35

    SI ENVERI EDHE KY,REFORMA AGRARE I LA PA PRONA PRONARET EDHE KY SURRAT MUT BEN TE NJEJTEN GJE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*