Rama negocion vetë me deputetët e LSI-së për ligjin “Tahiri”

July 23, 2014 10:45

Rama negocion vetë me deputetët e LSI-së për ligjin “Tahiri”

Kryeministri Edi Rama ka negociuar personalisht me deputetët e LSI-së, pas kundërshtive të tyre për ligjin e ri të Policisë së Shtetit.

Ai ka thirrur ditën e djeshme në një takim gjithë deputetët e Komisionit të Ligjeve.

Kjo, pasi edhe deputetët e PS-së kanë pasur rezerva për këtë ligj.

Rama ka kërkuar nga ta që ta miratojnë ligjin ashtu siç është.

Byroja Kombëtare e Hetimit dhe shkrirja e Gardës së Republikës kanë qenë dy pikat e nxehta të diskutimit.

Spartak Braho është shprehur se këto dy pika janë të papranueshme nga ana juridike.

Pas debateve të zjarrta, është rënë dakord për Gardën, ndërsa nenet për Byronë Kombëtare do të rishikohen./b.l

July 23, 2014 10:45
Komento

3 Komente

  1. E VERTETA July 23, 11:18

    O Sajme me shkrive se qeshuri se po te ndjek ne konference shtypi..The qe eshte permiresuar policia keto 300 dite se jane shtuar telefonatat e popullit ne numrin 129 me nja 10 mije telefonata me teper. Sepse eshte rritur besimi the. Ne fakt kur rriten telefonatat do te thote se eshte rritur kriminaliteti…

    Reply to this comment
  2. info analitike July 23, 11:43

    “Rama ka kërkuar nga ta që ta miratojnë ligjin ashtu siç është”
    Mos na e kritikoni Tahirin se mezi e kemi. Kesaj i thone politike. Sa problem qe i kane kritikat shoket e Rames, jane mesuar vetem me lavderime dhe vetelavderime.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*