Rama: Nënstacioni i Zëmblakut, investimi më i madh. Garantojmë energji

January 31, 2015 18:45

Rama: Nënstacioni i Zëmblakut, investimi më i madh. Garantojmë energji

Në vijim të turit të tij në juglindje të vendit, kryeministri Edi Rama ndoqi nga afër ndërhyrjet që po bëhEn në nënstacionin elektrik të Zëmblakut në Korçë. Gjatë këtij inspektimi së bashku me drejtorin e OST, Ëngjell Zeqo, kreu i qeverisë tha se ky do të jetë investimi më i madhi në 24 vitet e fundit.

“Me këtë ndërhyrje ne fuqizojmë të gjithë unazën e jugut faktikisht, qëllimi është që ne të bëjmë volumin më të madh të investimeve që është bërë ndonjëherë gjatë gjithë këtyre 20 viteve të përmbledhur në këto 3 vjet në mënyrë që të kemi një fuqizim real të rrjetit dhe të mund pastaj të shmangim gjithë ato ndërprerje dhe gjithë ato situata tërësisht të pa tolerueshme për qytetarët po sidomos dhe për pjesën e jugut për gjithë zonën turistike ku siç e thatë dhe ju që nga koha e elektrifikimit të Enver Hoxhës nuk është bërë asnjë ndërhyrje”, tha Rama.

Projekt, i cili do të garantojë energji për gjithë juglindjen e vendit, financohet nga një kredi e qeverisë gjermane nëpërmjet bankës KfW ka vlerën totale 49 milion euro.

Fuqizimi i nënstacionit në Zëmblak do të rrisë fuqinë transformuese dhe do të kompletojë skemën e këtij nënstacioni duke rritur ndjeshëm sigurinë e furnizimit me energji elektrike të këtij rajoni.

Ndërtimi i linjës 110 kV Babicë-Sarandë mbyll në unazë një pjesë të rëndësishme të rrjetit elektrik 110kV, duke plotësuar kriterin e rezervimit të furnizimit me energji elektrike në rast defekti në linjat e transmetimit të një zone të gjerë që përfshin rrethet e Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës dhe Tepelenës.

Kalimi i linjës në zonën e bregut të Jugut krijon mundësinë e ndërtimit nga OSHEE të nënstacionit 110/20 kV Orikum dhe nënstacionit 110/20 kV Himarë, për të përmirësuar infrastrukturën elektrike si një domosdoshmëri në një zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit.

January 31, 2015 18:45
Komento

5 Komente

  1. Piço January 31, 22:19

    Ah moj PARTIA E PUNES qe nuk vjem me.
    Mijra vepra bonifikimi , Hydroçentrale, termoçentrale ndertove.
    Me ato rrojne akoma shqiptaret
    Nje nen stacion ne zemblak quhet veper e madhe!
    Ku ku vaj medet
    LAVDI PPSH

    Reply to this comment
    • Tartufi January 31, 22:37

      Pico… ti te shkon me shume emri,ti heqesh germen.. o… nofkes tende?
      Ky emer te plotson dhe vleren tende kur te lexojme ne komente.
      Djemte e tortuareve thone,ti je mendje Pico,mos haro te heqesh oooooone…o
      Pico.

      Reply to this comment
  2. Lul February 1, 10:05

    Ne homazhe…

    Reply to this comment
  3. ne emer te Migjenit te Math February 1, 13:12

    Do ta sigurojme energjine me drita te fikura dhe popullin ne burg

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*