Rama: Nëse Basha dhe Kryemadhi janë bashkë e kemi më të lehtë betejën

August 1, 2020 08:28

Rama: Nëse Basha dhe Kryemadhi janë bashkë e kemi më të lehtë betejën

Nëse Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë bashkë me një listë, Edi Rama shprehet se do të jetë më e lehtë për t’i mundur.

Ata janë dakord në fakt me hapjen e listave, të paktën me fjalë, por nga ana tjetër, sigurisht nuk kanë si të mos jenë dakord që të ulen me ne, flas racionalisht, pastaj emocionalisht mund të mos ulen për të materializuar në ligj mekanizimin e ndërtimit edhe të koalicioneve zgjedhore.

Ne politikisht, dhe unë personalisht, por asnjëri në fakt nuk është i interesuar që të ndajë Bashën nga Kryemadhi, ne i duam ata bashkë, sa më bashkë të jenë ata, në kuptimin e thjeshtë, aq më e lehtë është për ne beteja zgjedhore“.

Po aq bashkë sa PS-ja ka qenë në koalicion me LSI-në në 2013?

Nuk janë asnjëherë gjërat njësoj dhe asnjëherë kohët nuk janë njësoj, gjërat dhe kohët kanë kontekse të ndryshme gjithmonë” thotë Rama.

o.j/dita
August 1, 2020 08:28

Njoftim

Njoftim

Njoftim