Rama: Nëse reforma në drejtësi do ishte bërë me kohë, sot do ishim një vend tjetër

August 1, 2018 20:41

Rama: Nëse reforma në drejtësi do ishte bërë me kohë, sot do ishim një vend tjetër

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë një bashkëbisedimi në Jalë me të rinjtë anëtarë të FRESSH-it se, “nëse reforma në drejtësi do ishte bërë me kohë e me vakt dhe nuk do ishte krijuar pushteti më i pavarur nga ligji dhe më i korruptuar, pushteti i drejtësisë, me gjykatës të kapur për fyti nga politikanët për interesat imediate të drejtpërdrejta të politikanëve dhe pastaj të lirë që të kapnin për fyti çdo njeri të zakonshëm sot ne do ishim një vend tjetër, sepse do kishim një sistem drejtësie të formuar dhe funksional dhe me ato standarde që do ta bënin Shqipërinë një vend normal”.

Mw tej, kryeministri Rama tha se, “po kështu për arsimin, për rrugët, që janë një trashëgimi shumë e rëndë financiare për shkak të ngarkesave të mëdha që krijohen në buxhet, për shkak të borxheve të mëdha që u akumuluan por edhe një trashëgimi e rëndë nga pikëpamja e asaj që kemi përfituar, sepse të gjitha duhen futur në standarde. Kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë. Është një gjeneratë që pagoi dhe po paguan sot që po bën 30 vjeç dhe përbën koston e madhe të një rrugëtimi kuturu pa vënë bazat e shtetit dhe pa ndërtuar rrugën me radhë dhe hap pas hapi”.

a.s/dita

August 1, 2018 20:41
Komento

4 Komente

  1. mirel August 1, 21:03

    po, dhe nese ti nuk do ishe pjelle e Berishes, i vendosur per te zbatuar programet e tij antishqiptare, Shqiperia nuk do ishte kjo katrahure qe eshte.
    nese, nese,,,do kishte popull per te qene ky vend, ti duhet te kishe ngrene plumbin ne goje per tradheti

    Reply to this comment
  2. Mark .U.K August 1, 21:12

    Po jua quaj te vertet,po ama partia si ju drejtoni ka pengul qysh ne 94 futjen ne B.E.Ju personalisht penguat sa mundet liberalizimin e vizave te kujtohet qe korkoje Fierin dikur ne tavolin.Kur vendi do futej ne NATO partia jote bente demostrata bash diten qe do merrej vendimi.Me ju nuk do ecet perpara ne BE po vetem ne turqi more marrt Zoti hak per cfar i ke bere ati vendi

    Reply to this comment
  3. Arben August 1, 21:39

    Nese halla.do te kishte vegla, do ti therrisnin xhaxha.

    Reply to this comment
  4. Dn August 2, 08:53

    Nese nuk do kishim pasur komunistet ne pushtet tash e 30 vjete, Shqiperia do ishte ndryshe,kjo eshte e sigurt se komunistet dine vetem nje gje me shkateruar ate qe te 5jeret kane vu ne kemb.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*