Rama: Nëse refuzohet puna, ndërpritet ndihma ekonomike

March 19, 2018 15:27

Rama: Nëse refuzohet puna, ndërpritet ndihma ekonomike

Kush është me ndihmë ekonomike dhe refuzon një vend pune, do të humbasë automatikisht përkrahjen financiare që merr nga shteti.

Ky është paralajmërimi që Kryeministri dha gjatë vizitës në një fabrikë këpucësh, në Kamëz.

“Ligji është shumë i qartë: në qoftë se ti ke një ofertë për punë edhe ti e refuzon, herën e dytë del nga skema e ndihmës ekonomike! Kjo është e qartë, sepse është e pamundur që të vazhdojë të jepet ndihmë ekonomike për dikë që është fizikisht i aftë për punë”, tha Rama.

Për të lehtësuar mundësinë e punësimit, Rama tha se Qeveria ka ngritur një skemë pagese për këdo që dëshiron të trajnohet.

“Ne kemi dhe këtë skemën tani që, ne japim pagesë për trajnimet. Pra, kushdo që është i gatshëm që të trajnohet, atëherë ne japim 55 mijë lekë të vjetra në muaj mbështetje për trajnimin”, tha kreu i qeverisë.

Sipas kryeministrit, ndihma ekonomike nuk mund të trajtohet si një status i përhershëm.

a.s/dita

March 19, 2018 15:27
Komento

7 Komente

  1. Eshte koha per te reflektuar ! March 19, 15:40

    z.Kryeminister
    di ti kerkoj aspren qytetarit te thjeshte
    ti kerkoj efektivitet te plote ,
    ne pune per 200-300 €uro qe i paguan ,
    duke e kercenuar ne raste te kundert me humbje te
    ndihmes ekonomike ,
    nderkohe …
    qe politikanet e atij parrlamenti sharlatanesh ,

    qe tallin menderet me komisione qesharake ,
    sa me kalu diten ,
    pa i dhene asgje konkrete ktij vendi ,
    pervec se mjerimin e degjenrimin ,korrupsionin
    galopant e asgje konkrete qe te justifikojne
    Miljonat qe paguhen me pare ,qe
    i hiqet nga buka e gojes ,femijeve te Taxapaguesit
    shqiptare ,
    nuk do me dit hic,
    madje ben gallate me ta prej 6-vjetesh
    nderkohe qe jeta e shqiptareve sa vjen e rendohet !

    Ky eshte maskarallek ,
    poshterim vs ktij populli !
    Shqiperia ndidhet ne krize ekonomike e te gjithaneshme fale ,bandave ne politike ,
    qe zoti kryrminister i trajton si partnere ,
    duke i paguar ata ne miljona ,
    e cuar ne katastrofe ekonomine e Shqiperise ,
    ne vend qe te pergjysmoj rrogat e te gjithe Deputeteve ,te cilet nuk kane justifikuar kurre
    qenien Deputet ne ate Parlament .
    Deputetet shqiptare jane te paafte ,paguen pa te drejte
    ne miljona ,vetem per me dale medieve
    e demostruar injorancen e degjenrimin e politikes shqiptare ,
    qe kryeministeri shqiptare per cudi nuk e dallon dot .

    Reply to this comment
  2. AM March 19, 16:00

    Si gjithe bota. Te ofrohet pune. Ne z’do te punosh ne qaf paç veten.

    Reply to this comment
  3. Epo kjo pune! March 19, 16:26

    O Rame mos i ver njerezit ne pozite, ka plot qe duan te punojne por nuk punojne dot per arsye te ndryshme… do apo nuk do te punoje, shteti jep minimumin jetik, e ka dhe perendimi keshtu, kush do me shume, i futet punes, mos e bej me detyrim percaktim, nje tjeter shembull sesi nje parti e majte partia “social-ishte” ka per kryetar nje te djathte 100 karatesh.

    Reply to this comment
  4. keshtu ndodh March 19, 20:05

    KJo pune duhet kuptuar mire dhe qarte. Edi Rama kerkon te aplikoje ato qe aplikohen ne te gjitha vendet e Europes. Une kam 18 vjet larg Shqiperise dhe ketu po tu afrua pune dhe nuk e pranove (te jepet dy here mundesia) te pritet asistenca dhe shko te kerkosh teke ndihmat qe jane ushqimet e supermarketeve qe u ka skaduar afati, ndersa leke s’ka me. Une nuk i kuptoj ca bashkeqytetare te mi qe interpretojne sipas oreksit te tyre. Dikush me larte thote se perendimi e jep minimumin jetik. E jep minimumin jetik qe eshte mbeshtetja sociale, por per moshat e reja ka kusht punen dhe si e thashe po nuk e pranove, te pritet e shko ku te duash.

    Reply to this comment
  5. O Vetting ? e ka pa njeri -e ?! March 19, 22:21

    Vetting-un ,
    nga e kan fshehur pushtat ?
    A po ne bodrumet e Ps-se !

    Eh mer shtet e degjenruar .

    Reply to this comment
  6. MH March 19, 22:30

    Shqiptare te lindur per te kundershtue cdo gja te hajrit.Ku keni pa qe njerezit te paguhen per te mbijetue me ndihme sociale.Kur te afrohet pune dhe e kundedrshton.Ne te semes ta shkojne te gjithe ato qe rrefuzojne punen kur jane te afte fizikisht.Cfare u ba ketu bagdat,u ba deti kos dhe o burra te perfitojme e te mos punojme.
    Kushdo qe nuk i pelqen bashke me keto te kendueshmit komentagji te vejne ne te semes.Ose keto komentuesit te gjejne menyren per ti dhane ndihme paraziteve,antipunetor te anti punes.

    Reply to this comment
  7. Adih March 19, 23:08

    Keto kushte qe ve kryeministri ,jane diktatoriale .Ne qofte se jam arsimtar ,ose automekanik ,ti o Ramush nuk mund te me cosh mua ne zanat tjeter.Prandaj veri gishtin kokes ,dhe sqaroi mire gjerat , kur ben konferenca shtypi ,e nuk po pikturon zhgaravina ketu .. Dhe ta kesh te qarte , heqja e ndihmes sociale , qe do ta heqesh ti o Rame me finte enveriste ,nuk eshte vecse te shtosh hajdutet ne shqiperi .Edhe une qe po te bej moral ,po mos kem leke ,do vjedh sa per mbijetese ,po e zgjas ,po qeshe i vetem do vjedh nje here ,ose sa per nje person ,dhe po qeshe veti i peste do vjedh per te mbijetuar 5 vete . Besoj se me jep te drejte ,kete do beje edhe ti ,o Rilindas ,besoj se do vidhje pak me shume se une ,me te drejte se je me i gjate se une.

    PS :Mos shiko keto gjera ,por shiko korrupsionin qe po gerryen shoqerine ,njih pronat ,jepjau te zotit qe i takon ,dhe te vine investimet serjoze ne shqiperi ,apo po i ben me Zamir Manet e saliut ,ku ja ke lene takse per 10 vite 0%. Mendohu dhe mos na bej budallenj , si e ndihmove Babin e Lulit ne Vlore me 14 mil eurot , fai bije mbi ju direkt ,ku kishte shkelje bruale te jashteligjeshme .Apo nuk te intereson ti biesh gomarit dhe i mshon samarit ??.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*