Rama: Nesër në mëngjes reforma në drejtësi nis rrugën e miratimit

June 6, 2016 21:42

Rama: Nesër në mëngjes reforma në drejtësi nis rrugën e miratimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se, nesër në mëngjes projekti për reformën në drejtësi do të startojë rrugën parlamentare drejt miratimit, edhe pas dështimit të takimit me drejtuesit e Partisë Demokratike. “Nesër në mëngjes nis procedura drejt sallës plenare. Nuk presim më asnjë sekondë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama foli në emisionin “Top Story” vetëm pak minuta pas përfundimit të takimit pa rezultat mbi reformën në drejtësi me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Shefi i qeverisë tha se reforma bënë të mundur ndryshimin e thellë të sistemit të drejtësisë. “Me këtë reformë i japin fund Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që është një bandë që duhet të shkrihet”, tha Rama. Ai shpjegoi më pas disa nga ndryshimet kryesore të sistemit të drejtësisë.

“Brenda sistemit, mekanizmat e promovimit janë të tillë, që së pari personat kalojnë testin e pastërtisë dhe së dyti, partitë nuk mund t’i shkelin syrin gjyqtarëve e prokurorëve. Ata marrin një mesazh të qartë, të kalojnë procesin e skanimit dhe të promovohen pa qenë të detyruar të paguajnë për një post apo për të bërë shërbime të ulëta. Unë jam shumë krenar që pavarësisht se sot nuk kemi arritur ta sjellim PD-në në dakordësinë për të votuar, kemi arritur që PD të mos kontestojë më këtë strukturë të re”, u shpreh kryeministri Rama. Ai shtoi se PD duhet të zgjedhë, ose t’i bëjë rezistencë kalimit të reformës, ose të bashkohet për të kaluar reformën.

June 6, 2016 21:42
Komento

2 Komente

  1. edishehu June 6, 23:51

    kjo qe po beni eshte gjeja me e saket qe askush deri me sot se ka ber.por jepuni dhe pun njerezve se po ngordhin per te ngren

    Reply to this comment
  2. Kola June 7, 07:46

    Propozimi i bandes se UDB-se per ta ndare drejtesine mes partive, ishte me skandalozi qe degjuam keto kohe. le ta marrin vesh shqiptaret se c’kafshe dhe c’drejtesi kanuni i ka bere gjemen Shqiperise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim