Rama: Nga 1 janari, vetting në Polici

November 15, 2017 10:16

Rama: Nga 1 janari, vetting në Polici

Gjatë fjalës së tij në Konferencën Shkencore në Akademinë e Sigurisë, Kryeministri Rama u shpreh se procesi i pastrimit të policisë nga elementë të korruptuar apo të paaftë do të vijojë në policinë e shtetit.

Vetingu që është organizuar e do fillojë në policinë e shtetit nga janari, do japë rezultate të qenësishme. Pastërtia e radhëve të sigurisë është parakusht i domosdoshëm dhe i padiskutueshëm. Ne kemi bërë sa kemi mundur. Procesi historik i pastrimit të policisë nga elementë të korruptuar apo të paaftë do të vijojë në policinë e shtetit – tha kreu i qeverisë.

Ai shtoi se do të nxiten përpjekjet e përbashkëta të strukturave ligjzbatuese.

Përvoja e shkëlqyer e disa Task Forcave janë një provë e madhe për sinergji. Forca e Ligjit do të shërbejë edhe për konsolidimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar. Modernizimi i vazhdueshëm i strukturave ligjzbatuese është prioritet. Burimet financiare e kapacitetet teknologjike mund të përballen vetëm nëpërmjet një modernizimi të shpejtë. Brezat që do dalin së shpejti prej Akademisë do jenë një burim i jashtëzakonshëm transformimi i policisë së shtetit. Akademia ka një rol prijës dhe ne do të vijojmë ta mbështesim në kurrikula dhe në teknologji, të cilat duhet të udhëhiqen nga pedagogë të kësaj akademie” – tha Rama.

Ndërkohë, ministri Xhafaj u shpreh se operacioni i paralajmëruar nga policia “Forca e Ligjit” është dëshmi e angazhimit të qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar.

November 15, 2017 10:16
Komento

4 Komente

  1. intelektuali November 15, 10:56

    DO TE PREKE VETTINGU IMAGJINAR ENVERIST I EDVINIT HABILAJT E SAJME QORRIT?

    sepse:

    Vettingu i vertete dhe i ndershem duhet te filloje me rehabilitimin e Komisarit te Policise Dritan Zagani qe Edi Rama e masakroi si nje enverist i vertete.

    Reply to this comment
    • Granit Boni November 15, 16:27

      Mbylle halen o intelektualesh. Ti dhe soj sorrollopi yt jeni gjaku i prishur qe populli shqiptar ju ka damkosur si gjedhet me vulen e turpit dhe te tradhtise. Jeni fossile qe destin keni vetem zhdukjen si specie te neveritura.

      Reply to this comment
  2. Greku i pabese me garuzhde ne brez November 15, 11:58

    Mos ja fut kot o kryeminister. Data 1 janar eshte feste. Themi me mire andej nga data 2.

    Reply to this comment
  3. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. November 15, 12:55

    Ketije sihariqi te ramovicit i thuhet;kur bashkeautore e autore te krimeve makabre ne dite e vite derdhin lot krokodilesh,kerkojne te mashtrojne per te shqyejne prene rradhes,pra popullin e popujt.Deklarimi ndaj nje hetimi eshte bashkepuntor me riciklimin e botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tri pushtetet,plus opozite i thencin,si paralajmerim per te feshehur krimet e tyre.Mjaft me,hetimet duhet te kishin nisur nga ju o ramovicer,berishovicet,metovicet,bashovicet e medijvicet me shoke bashke qe lane me gjak te pafajshem kalldremet,rruget e bulevardet shqiptare,e qe grabitn pasurin kombetare e pronen private nga riciklimi i botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tri pushtetet,plus presidence dhe opozite i thencin te denoncuara me ze,figure e deshmi te gjalla sa istitucionale aqe dhe me shume popullore e medjatike,dhe jo vonuar sikurse po veprojne bijte e eterve te diktatures komuniste dhe mostrat e tye dje dhe sot.Dridhuni e perdridhuni po vjen ora qe nga trasta pemet e kalbura jasht do te hidhen,o te pabreke qe ju la dita dhe miljonere ju ngrysi nata,ku e djashmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje enderr dhe e nesermja e afert ne burg ne nje ferr pafun.Besoni dhe denonconi krimet tuaja e te soit tuaj dhe mos i shtoni vetes vitet e heqjes se lirise,o ramovicer e berishovicer bashke me shoke e shoqe.Koha juaj perendoje nuke ka pushtet e leke te piset apo “krushqi” nga jashte qe t’u shetoje nga bange e akuzes,pervecse bashkepunimit me dejtesine per falje apo ulje denimi,dhe kjo sipas fajit apo krimeve qe keni kryer direkt apo ne bashkepunim nga fuqia e pushteteve,apo leket e piset.Besoni dhe binduni ,perseritje te viteve 1997-1998 apo 21 janarit nuke ka,se forces se drejtesise se SOVRANIT,USA-s dhe BE-se nuke ka kush qe ta pengoje se e ka bekuar Zoti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*