Rama: Nga e hëna, plan për hapje graduale të rrugës së riatdhesimeve

April 10, 2020 13:11

Rama: Nga e hëna, plan për hapje graduale të rrugës së riatdhesimeve

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga dita e hënë do të publikohet plani për hapje graduale të rrugës së riatdhesimeve.

“Duke ju kërkuar 1000 herë ndjesë të gjithë atyre që janë rezidentë në Shqipëri dhe për arsyen madhore të mbrojtjes së popullit e të vendit tonë nga agresioni i armikut të padukshëm, kanë mbetur jashtë kufijve të mbyllur, si edhe duke u nisur nga mbajtja nën kontroll e kurbës së infeksionit deri tani, jemi gati të publikojmë të hënën planin e një hapjeje shumë graduale të rrugës së riatdhesimit, me kushtet përkatëse detyruese të karantinimit 14 ditor nën rregulla të forta sigurie!

Duke i mirëkuptuar të gjitha ankesat e madje edhe sharjet e fyerjet, për mbylljen e plotë të kufijve dhe me bindjen se edhe ata që nuk përmbahen fare në mallkimet që lëshojnë, e kuptojnë se masa ekstreme e ndalimit për t’u kthyer në këtë fazë, diktohet nga interesi jetik i mbrojtjes së shëndetit të popullit shqiptar, u lutem të gjithëve të bëjnë edhe pak durim

Luftrat nuk vijnë për të sjellë as gëzime, as qetësi, as ekonomi, po sjellin plagë, dhimbje, stërmundim dhe nëse sot nuk kemi qindra të vdekur, mijëra të plagosur nëpër spitale e një re të zezë mbi kokat tona, si shumë vende më të mëdha e më të zhvilluara se Shqipëria, kjo nuk ka

Ardhur nga qielli, po falë pikërisht masave të forta që kemi marrë dhe sakrificës së përditshme të secilit prej nesh!

Ne nuk mund ta humbim këtë luftë, e nuk do ta humbim këtë luftë, sepse ne nuk jemi pasardhësit e heronjve, dëshmorëve e luftëtarëve shqiptarë në shekuj, vetëm kur kemi festa e kur këndojmë këngë për ta, po edhe kur duhet të bëjmë detyrën tonë ndaj atdheut, popullit, njëri – tjetrit, SOT MË SHUMË SE KURRË, si njëAtdhe njëFamilje”, shkruan Rama.

April 10, 2020 13:11
Komento

3 Komente

  1. Hosteni April 10, 13:29

    Duke perseritur fjalen “lufte” nja 37 here, mos kujto se do ja arrish qellimit per t´i ngulitur ne mendje njerezve vertete qe eshte lufte. Behesh edhe me i peshtire nga c´je. Jo vetem qe nuk u dhe shqiptareve ato qe u premtove, kur te bene kryeminister per here te dyte, por i vodhe edhe me keq se parardhesit e tu. Pthuuuu….ndyresire.

    Reply to this comment
  2. Militia April 10, 14:55

    Prit sa tu dale pak frika njerezve nga mashtrimi Covid-19, se do te heqin zvarre ty e gjithe te shiturit e tjere te politikes. Ben mire te zhdukesh fare nga Shqiperia, o plehre monumentale.

    Reply to this comment
  3. demo April 10, 18:31

    Je i papam Rame.Mnbyllja gjyrykun virusit,se po i le kufit hap,jo virusi kinez,po edhe miu kinez me lakuriqin vetnamez do msyje dengjet e bredhacakeve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim