Rama nga Lezha: Kemi rritur vetëm dy taksa. Uji dhe dritat janë detyrime

May 7, 2018 17:57

Rama nga Lezha: Kemi rritur vetëm dy taksa. Uji dhe dritat janë detyrime

 

Qeveria e vazhdoi fushatën sot llogaridhënies publike në qytetin e Lezhës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Rama u shpreh se Qeveria ka rritur vetëm dy taksa, atë për kompanitë e mëdha dhe për karburantin.

“Brenda çmimit të karburantit ne paguajmë edhe taksën e qarkullimit, e cila në rajon paguhet e ndarë. Këto janë dy taksat që kemi rritur.

Nuk duhet të ngatërrojmë faturat e ujit dhe të dritave, pasi ato janë detyrime që qytetarët paguajnë për mallin që konsumojnë”, tha Rama.

Mw tej, shefi i qeverisë u bëri thirrje qytetarëve edhe njëherë që të përdorin platformën online për çdo problem që ndeshet në dyert e zyrave të shtetit.

“Përveçse zgjidhen problemet e njerëzve pa humbur kohë, çdokush që shkruan merr përgjigje brenda 10 ditëve dhe praktikisht zgjidhja jepet sa herë që qytetarit i takon. Por mbasi jepet zgjidhja, drejtuesi i institucionit nis një hetim pse është vonuar zgjidhja e problemit. Kjo është rruga e duhur për të zgjidhur sa më shumë çështje të njerëzve dhe për të pastruar zyrat nga individë që nuk e meritojnë të marrin rrogën pasi nuk kryejnë si duhet detyrën”, tha Rama.

“Në këtë fushatë ne nuk duam të bëjmë një paradë suksesesh. Në 6 muaj kemi bërë shumë, por jemi të qartë se ky mandat ka një peshë të madhe për ne dhe na duhet shumë punë. Është shumë i rëndësishëm komunikimi i drejtpërdrejtë për të trajtuar shumë tema që janë shumë të rëndësishme për njerëzit”, tha Rama.

a.s/dita

May 7, 2018 17:57
Komento

6 Komente

  1. Fat man May 7, 18:55

    Ed Droga ke marre voten dhe po tall bythen, ato qe i ke detyrime si qeveri mos na i bej si kuvend pleqsh, puno dhe be detyre.
    Qytetaret jane ne pritje per te arrestuar KriminelHajdute Sali-Lulush, Fatmir, Like, Bode, Shkerdhen etj, leri llogjet dhe boll dolet ne ekranet e tv te shpifura te Sandrit, Vjollces etj.

    Reply to this comment
  2. Arben May 7, 19:21

    qeverria sot rrjep nga poplli 45% te asaj qe fiton poplli.

    ne kohen e sali qenit, merrte 25%.

    keto jane fakte.

    ato % e rritjes se uljes se zbritjes, vete i voton ne

    kuvend si ti doje bytha, llogarite behen me para ne

    xhep jo me mashtrime

    Reply to this comment
  3. Sandri May 8, 01:33

    Nje qeveri qe nuk merret me padrejtesite qe behen popullit ne faturat e dritave,ujit,taksat vendore dhe mielli kanceroz eshte fashiste!

    Reply to this comment
  4. AM May 8, 09:07

    Shqiptaret pervec kater pese intelektualve me prirje europiane pjesa tjeter jane kulturalisht qytetare te afganistanit. Sidomos veriu rryma rryma drejt kosoves ku behet me keq se India. Jemi me keq nga kultura edhe nga shume vende afrikane qe jane shembulli i prapambetjes. Duhet te merren ministrat tu shpjegojne njerezve qytet me qytet qe uji dhe energjia elektrike nuk jane taksa. Keto jane abc-ja e botes ku bejme pjese. Kuku per ne , kuku!

    Reply to this comment
  5. Eri May 8, 09:38

    Uji dhe dritat janë detyrime, po a eshte detyrim nga qeveria për ti siguruar qytetarit ujin dhe dritat apo nuk e dine koktuli kryeminister qe dritat fiken cdo dite e uji vjen dy ore në dite….À nuk e din KM qe po nuk pate lek vdes se nuk të merr kush në dore ne spital e ka goje e thote spitalet falas? Kaq budalla të jete km sa të mos e kuptoj qe vendi yne eshte në varferi ekstreme apo jua ka qorruar syte jeta luksoze qe bene ai vet dhe gjithe llumi politik… E ka fytyre e kerkon prap vota…..

    Reply to this comment
    • am May 8, 10:49

      Jane gati 30 vjet qe nuk eshte vene dore mbi as edhe nje gje. Ketu perfshi faktin qe mos pagesa ka krijuar borxhe dhe mungese mjetesh. Me cfare do behen keto, me shkop magjik? Por te pakten kjo qeveri po kacafytet me keto probleme se deri dje kishim problem se ku ngrihej gjoksi i ciljetes dhe sa km not bente xha saliu.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*