Rama nga Saranda: PS dhe LSI dy parti, por një fuqi e vetme udhëheqëse

June 13, 2015 20:08

Rama nga Saranda: PS dhe LSI dy parti, por një fuqi e vetme udhëheqëse

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë dy parti, por një fuqi e vetme udhëheqëse që ka vizionin dhe programin dhe vullnetin e hekurt për ta çuar Shqipërinë në drejtimin e duhur

Kështu deklaroi kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama i cili mori pjesë sot në mitingun elektoral në qytetin e Sarandës në mbështetje të kandidates së koalicionit të majtë për bashkinë e qytetit, Floriana Koka.

Rama theksoi se këto zgjedhje janë një provë e vullnetit për të cilin Shqipëria dha besimin e madh në 23 qershorin e 2013-s, dhe janë prova për ta kthyer Shqipërinë në drejtimin e duhur

June 13, 2015 20:08
Komento

7 Komente

  1. vivien June 13, 21:41

    Bashkimi ben fuqine, kot s’thone. E majta e bashkuar keto 2 vite, bashke per reformat rrenjesore te vendit, kane punuar ne sinkron 24 ore ne 24, per te zhbere demet e keqqeverisjes se kaluar, qe s’paskan fund dhe per te rimekembur sektoret jetike qe u gjeten ne nje derexhe, qe edhe nje vend ne lufte nuk eshte katandisur aq rende. Po bashke do te arrijne te jetesojne edhe politikat vendore per rilindjen urbane, qe shume gjera kane nisur nga qeveria, por me bashkepunimin e mire me vendoret do te ecin me shpejt.

    Reply to this comment
    • krios June 13, 21:43

      Nga Saranda ne Tropoje, te gjithe jane shperblyer me shume pune e sherbime te barabarta e cilesore, per besimin e dhene kesaj qeverie me 23 qershor dhe rezultati i ketyre zgjedhjeve do te jete po aq plebishitar, sepse e djathta eshte akoma me rende se c’ishte, eshte percare, nuk ka asgje per te ofruar, s’ka asgje per te reklamuar si pune te bere dhe do katandiset me keq se partite e vogla si Milo Koci e Gjinushi.

      Reply to this comment
      • fllanza June 13, 21:45

        Me shume gra ne poste drejtuese, duke premtuar per nje qeverisje me te drejte, me transparente, te gjitha kane treguar se ia dalin dhe bejne me shume se cdo burre ne rol drejtues, aq me teper qe jane perzgjedhur ajka e gruas shqiptare, qe do te jete nje ze i forte per emancipimin e shoqerise dhe ngritjen e zerit te gruas, per te mos qene kurre me inferiore ndaj meshkujve. Kjo eshte merite e se majtes, qe per here te pare edhe ne Shqiperi zbatohet kuota 50 me 50.

        Reply to this comment
    • saranda June 14, 09:10

      fuqia e socialisteve ka qene gjithmone e padiskutueshme. tashme qe me ato jane bashkuar dhe progresistet e tjere kjo fuqi eshte transformuar nje potencial real per te bere diferencen ne udheheqjen e vendit drejt drejtimit te duhur. drejtimi i duhur eshte partia socialiste dhe aleanca per shqiperine evropiane.

      Reply to this comment
  2. dori June 13, 21:49

    E drejte zoti kryeminister, dhe ate fuqi e udhehiqni ju, eshte momenti eshte koha qe ne te jemi drejtimi i duhur me ju dhe Erionin ne krye, vetem me ju ky vend mund te perparoje, me njerez qe kane vullnet per pune jo qe flejne gjume dhe zgjohen ne kohe fushate…

    Reply to this comment
  3. Varent Hoxha June 13, 21:50

    Kjo eshte e vertete, PS dhe LSi e kane treguar se jane 2 parti qe kane te njejten baze dhe dine sesi te punojne bashke. Vetel Edi Rama dhe Ilir Meta e dine shume mire qe ata te dy bashke jane te pandalshem dhe per kete arsye PD humbi aq keq ne 23 qershor 2013, dhe sigurisht kjo dyshe do korri nje tjeret fitore por kete rradhe do te ndodhi ne 21 qershor 2015.

    Reply to this comment
  4. POPULLI... June 14, 19:54

    LSI-ja eshte kanceri i politikes shqiptare…..Eshte kjo “parti” kunder se ciles ripjellja mobilizoi gjithe popullin me 21 janar, pasojat e asaj dite dihen boterisht….Kjo “parti” qe permbledh interesat parave te pista dhe te grabitura, ka shtrire metastazat kancerogjene ne te gjitha sherbimet publike, ku me se shumti populli gjobitet e grabitet perdite…Kujtojme hipotekat, sherbimet spitalore, sektorin e koaludimit te makinave, sherbimet rrugore te shfrytezimit te automjeteve, etj etj….Eshte e vetmja “parti”, qe çdo vote deri tani e ka blere, dhe rrjeti i celulave te saj ne te gjithe vendin kane bere “oferten” edhe per keto zgjedhje….Nga rrezikshmeria qe paraqet kjo lloj “partie”, me plot gojen mund te quhet…fatkeqesi kombetare….Por fatkeqesia me e madhe, eshte kur ripjellja e ka ricikluar, duke zhgenjyer thelle te gjithe ata njerez qe besuan me sinqeritet ne rilindjen e vertete….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*