Rama: Ngërçi në Universitetin e Tiranës, Rektori e Bordi grinden kush ka bravën

February 15, 2018 11:52

Rama: Ngërçi në Universitetin e Tiranës, Rektori e Bordi grinden kush ka bravën

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe nga foltorja e Kuvendit, edhe situatën që po kalon Universiteti i Tiranës.

Kreu i qeverisë tha se ajo që po ndodh sot në Universitetin e Tiranës është një ngërç i krijuar nga sherri i brendshëm mes Rektorit dhe kryetarit të Bordit, siç u shpreh Rama, kush ka “bravën”.

“Dëgjova Dhori Kulen, anëtar aktiv i PD, që të fliste as më shumë e as më pak për gjendjen e UT. Ai ka pasur detyra të larta në PD, e ka përfaqësuar PD në këshillin bashkiak, tha se i vjen turp UT sot, as nga fakti se ka studiuar në atë universitet, por nga çka UT është sot, një vend që ka një ngërç të brendshëm, sepse rektori grindet me kryetarin e bordit të administrimit dhe përfundon puna në çështje bravash, kush ka bravën. Ndërrohen bravat në Universitet. Këtë të bravave e kisha dëgjuar në federatën e mundjes. Sapo dëgjova këtu që bravat i ndërron akti nënligjor”, u shpreh Rama.

Ndërsa deputeti Edmond Spaho, duke folur në emër të opozitës tha se pedagogët pretendojnë se është cenuar autonomia e universiteteve

“Pedagogët kanë rezervat e tyre për ligjin e Arsimit të Lartë dhe më e pakta të dëgjohen dhe më pas t’u jepen shpjegimet. Pedagogët pretendojnë se është cënuar autonomia e universiteteve. Nuk është problemi tek tre ditë vonesa të pagave, por te mënyra sesi funksionin ky universitet”, tha Spaho.

Spaho ka replikuar edhe për problemin e debatit me artistët dhe godinën e teatrit.

“Ndërsa për problemin me teatrin është problemi tek ju zoti Rama pasi keni folur kohë më parë për një kullë. Ju i keni gënjyer një herë artistët dhe ata kanë humbur besimin tek ju. Pandeli Majko dha urdhër që të mos zbatohet projekti juaj i kullës. Kjo është e vërteta. Ata kontradiktën me ju e kanë për ligjin për artin. Dhe së paku, minimumi duhet të uleni me ta dhe t’i dëgjoni. E çfarë të keqeje ka që t’i dëgjoni? Është kollaj të thuash se pres koka, por nëse do bësh këtë do të përballesh edhe me reagimin e atyre”, tha Spaho.

a.s/dita

 

February 15, 2018 11:52
Komento

3 Komente

  1. info analitike February 15, 16:20

    I deshtuar por krenar. Edhe pse deshtoi me reformen ne arsim ne cdo hap ky ka guxim ngre edhe zerin e te jep mend. Vajmedet. Po aktet nenligjore pse nuk botohen ende o psikopat? Ta kane fajin rektoret edhe per kete? Mbete duke llapur lart e poshte se pune nuk ke bere kurre ne jeten tende.

    Reply to this comment
  2. Palloshi February 15, 20:54

    O info palloshi
    Ti je kallupi i testit te reformes ne aresim? Apo je te lidhur zoren e trashe me trurin dhe nga goja nxjer bajga

    Reply to this comment
    • info analitike February 16, 00:17

      Ti qenke prodhim cilist i reformes ose thene ndryshe plehre per ineceneritor. Ja prit sa ta ndezin se do te te riciklojne e kushedi kthehesh ne ndonje gje te dobishme.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*