Rama: Nis puna për Rrugën e Arbrit, pa borxhe dhe gropa financiare

May 7, 2018 18:29

Rama: Nis puna për Rrugën e Arbrit, pa borxhe dhe gropa financiare

Në fushatën e qeverisë për llogaridhënie publike në Lezhë, kryeministri Rama u shpreh se brenda pak javësh në kantierin e Rrugës së Arbrit do të nisë puna.

“Do të fillojë puna dhe nuk do të ndalojë më në këtë rrugë. Do të vazhdojmë edhe me disa investime në jug. Ama pa borxhe dhe pa gropa financiare. Çdo rrugë do të fillojë dhe do të mbarojë. Kjo do të rrisë punësimin dhe ekonominë, do të ketë një impakt mjaft të rëndësishëm në ekonomi”, tha Rama.

Kryeministri njoftoi gjithashtu edhe për nisjen e punës për rrugën Milot-Balldren, për të cilën tha se do të jetë një rrugë që do të përmbushë standardet ndërkombëtare.

Pasi deklaroi nisjen e punëve në rrugët e sipërpërmendura, Rama përmendi edhe njëherë aeroportin e Vlorës dhe atë të Kukësit, duke thënë se brenda këtij mandati shqiptarët do të kenë tre aeroporte. Ndërtimin e këtyre aeroporteve, Rama e komentoi si strategji ndihmuese ndaj uljes së tarifave.

s.a/dita

May 7, 2018 18:29
Komento

8 Komente

  1. XXXL May 7, 18:47

    Ed mos hy ne bastionet e kriminelit Sali, nuk do t’a dine per nder por do te tallin, leri ne mjerimin ku e lane ata veten qe 28 vjet votuan serbin Sali Kar-axhic.
    “Hajde dru me pre” per te paguar taksa nuk duan, por investime kerkojne dhe keto te perballohen nga qytetaret e ndershem qe njohin ligjin e shtetin, ky eshte kapitalizmi i tyre qe dine te djegin sic bene ne Rrugen e Kombit.

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro May 7, 22:38

      XXXL me te vertete i beson perrallave te Ed Droges , dhe nje keshille , shqiptaret jane nje si ne jug e veri , keshtu mendesia juaj te çon andej nga akuzon Saliun.

      Reply to this comment
    • Dibrani May 8, 04:28

      XXXL
      Ti thuash mos investo tek bastionet e Sali kriminelit,…wouuuuuuu

      Ti te mungon llogjika ne arsyetim ne menyr te tepruar,…Nuk di se cfar shkolle ke ber ne jet….kjo qe the vulos fatin tend si njeri

      Cdo zemrim i yti ndaj kujdo ,..nuk mund te arsyetoj urrejtjen tende nje populli.
      Cdo zemrimi i yti ndaj kujdo ,..nuk mund te arsyetoj shkretimin e nje copeze te Shqiperie
      Kjo konfirmon qe Shqiperia vuan nga politika percarse ne dem te shoqeris dhe vendit.

      Kjo duket qart nga menyra e te menduarit te militanteve qe i sherbejne ketij sistemi

      Reply to this comment
  2. Arben May 7, 19:17

    nuk e di ca behet nga ruga e arbrit, po ketej nga fieri

    pa nje vit po se po nuk mbyllet as edhe nje rrugice lagje.

    rrine rrugetnga 1 vit hapur per nje dore ‘marmallate’

    Reply to this comment
  3. mbare populli May 8, 08:05

    Aman o Z.kryeminister,mosemerr me me vehte kete Linditen se na vjen per te vjelle ,zhduke dhe nga qeveria se eshte koke e kembe e zhytur ne korrupsion

    Reply to this comment
    • Sp May 8, 18:31

      Lindita Nikolla eshte nje zonje e nderuar,dhe qe kur eshte bere ministre e arsimit,jane bere shume ndryshime.Mbi te gjitha u zhduken universitetet qe shisnin diploma falso,te pabere asnje dite shkolle.

      Reply to this comment
  4. Meço May 8, 09:07

    E dini si thonë nga Tepelena?:
    “Më mirë një e bërë se 100 të thëna”.

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 May 8, 09:20

    ja dhe një mënyrë e drejtimit të shtetit!!
    sipas largpamësit të tironës kemi një shpikje të re!!një mënyrë të re për të ndërtuar shtetin ” Ama pa borxhe dhe pa gropa financiare. “!
    gjëja që nuk kuptoj është se si quhet një blerje që nuk paguhet në moment,por me këste?
    nuk quhet e “blerë me kredi”??
    kredija nuk është një borxh??
    mos vallë të kesh borxh nuk ke dhe gropë financiare të cilën duhet ta mbushësh??
    ti lëmë këto pordhë injorantësh,por mua më duket se kjo rrugë duhet quajtur rruga e pastrimit!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin