Rama prezanton Parid Carën si kandidat në Kavajë: Do fitojmë më thellë se në 2011-n

Redaksia Online February 17, 2013 12:55

Rama prezanton Parid Carën si kandidat në Kavajë: Do fitojmë më thellë se në 2011-n

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi në një konferencë shtypi kandidatin e ri të Kavajës, një prurje e re në radhët e socialistëve që vjen nga bota e biznesit. Gjatë prezantimit, Rama tha se afrimi i Parid Carës në gjirin e PS do t’i sigurojë kësaj partie një fitore akoma më të thellë se ajo zgjedhjeve lokale të vitit 2011, kur Bashkia e Kavajës u fitua nga Elvis Roshi.

“E kam njohur Paridin si emigrant në Itali. Bashkë me vëllezërit e nisi nga zero. Sot ai ka 120 punonjës në sektorin e prodhimit të energjisë së rinovueshme. 90 për qind e punonjësve janë emigrantë shqiptarë, të cilëve ai ka ditur t’u qëndrojë afër. Ai nuk e ka shkëputur asnjëherë vëmendjen nga vendlindja. Ai mbështeti aktivisht Elvis Roshin, drejt sipërmarrjes që i dha Kavajës shpresë. Shtysa vendimtare e Paridit për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së PS-së ishte nevoja për një shtet që i mbron me dinjitet emigrantët. Jam i bindur se Parid Cara do të jetë një vlerë e madhe e shtuar për skuadrën tonë të Rilindjes. Ne do të fitojmë në Kavajë edhe më thellë se në maj 2011”, tha Rama.

Ndërkohë, kandidati më i ri i PS-së, në fjalën e tij pas prezantimit tha se hyn në skuadrën e socialistëve me dëshirën dhe energjitë e duhura që do të bëjnë të mundur rilindjen e Kavajës.

“Ndihem krenar që më jepet mundësi që të kandidoj në Kavajë. Ndryshimi aty filloi në vitin 2011 dhe sot Kavaja është bastion vetëm i qytetarëve të saj. Ne kemi dëshirën, vullnetin dhe energjitë e duhura për rilindjen e Kavajës”, tha ai.

 

 

Redaksia Online February 17, 2013 12:55
Komento

1 Koment

  1. Horri i Bulevardit February 17, 17:14

    Megjithese nuk e njoh Parid Caren, uroj ne zgjedhjen tende zoti Rama, uroj te kesh bere zgjedhjen e duhur, gjithashtu i uroj Parid Cares, qe te dale i fituar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim