Vendimi i ri për të prekurit nga tërmeti, Rama: Kërkoni ndihmë online

December 3, 2019 09:56

Vendimi i ri për të prekurit nga tërmeti, Rama: Kërkoni ndihmë online

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se faqja e Platformës së Bashkëqeverisjes do të jetë e dedikuar 100% për njerëzit e prekur nga tërmeti që mund  të kërkojnë ndihmë për problemet dhe shqetësimet që kanë.

Por si do të funksionojë www.shqiperiaqeduam.al dhe cfarë mund të kërkoni, Rama e shpjegon më poshtë.

Duke qenë se ju jeni ekipi më i lëvduar nga populli i administratës shqiptare, gjithë ekipi i Platformës së Bashkëqeverisjes, duke qenë se keni një eksperiencë jo të vogël për të vënë në kamxhik zyrat që shërbime, duke qenë se sot kemi një problem të madh të adresimit të shqetësimeve të atyre që janë prekur nga tërmeti. Të gjithë duan përgjigje në të njëjtën kohë. Ne mendojmë se me një ndjesë drejtuar qytetarëve, të ndajmë veprimtarinë e platformës gjatë emergjencës dhe të gjithë forcat të adresohen te qytetarët. Që nga dita e sotme në platformën Shqipëriaqëduam.al, direkt qytetarët që duan informacion të shpejtë dhe përsëri si me logjikën bazë na japin mundësi të adresojmë problemin, të drejtohen këtu me një klik, që u jep mundësi të shtrojnë pyetje mbi disa zëra. ‘Kam shqetësim për banesën’ e dëmtuar dhe mjafton të lënë emrin dhe numrin e telefonit, apo nëse kanë edhe e-email. ‘

Kam nevojë për strehim’ , për ata që janë pa cati se ua ka marrë tërmeti, ‘kam nevojë për ndihmë mjekësore ose medikamente apo pako sociale’ apo për ‘ndihmë ushqimore, veshje, apo transport për në vendin e punës apo shkollë’. Këto janë zërat e vendosura këtu, kështu që cdo familje, vëlla, motër në emigracion që në kontakt me familjen ka shqetësime të caktuara që do të vijë në ndihmë apo ndeshet me këta njerëz nuk ka nevojë për të ardhur vërdallë, telefoni nga xhepi dhe klik ‘shqipëriaqëduam.al’ dhe gjithë ky ekip, që mund të konkurrojë edhe në Europë për kapacitetin për të dhënë përgjigje është në dispozicion, përgjigje në kohë reale. Do të funksionojë si fuqi mbështetëse e drejtuesit të zyrës së Emergjencës. Ka pushtetin për t’i thënë një ministri apo funksionari, këtu duhet dhënë përgjigje. Është një punë kolosale, por ju jeni tanimë përgatitur për një sfidë të re.

Qytetarët që kanë probleme të tjera u kërkojmë ndjesë sa të zgjasë emergjenca, një muaj, dy, tre, katër….uroj të jetë periudhë e shkurtër, por do të shikohet në vijim. Për të tjerët që kanë probleme të tjera, mund të vijojnë të shkruajnë, por nuk do u kthehet përgjigje për 10 ditë. Platforma nuk do të ndërveprojë në këtë kohë për qytetarët e tjerë. Kjo është një faqe unike e dedikuar për njerëzit e prekur nga tërmeti, të afërmit e tyre që janë në emigracion dhe duan ti ndihmojnë për të ditur cfarë do të bëhet me ata, nuk ka nevojë për login. Kam besim te ju që do të na zbardhni faqen. Shpresoj që brenda Dhjetorit të kemi sistemuar gjithçka dhe në janar të kthehemi në normalitet, ky është prioriteti jetik i qeverisë dhe shoqërisë në këtë moment” tha Rama.

Shqetësimet për të cilat mund të kërkoni ndihmë te Platforma e Bashkëqeverisjes

Kam shqetësim për banesën
Kam nevojë për strehim
Kam nevojë për ndihmë mjekësore, medikamente apo pako sociale
Kam nevojë për ndihmë ushqimore, veshje apo produkte higjenike
Kam nevojë për transport në vendin e punës apo shkollë
Ka edhe një zë të gjashtë, shqetësime të tjera

 

 

l.h/ dita

December 3, 2019 09:56
Komento

11 Komente

  1. Lexuesi: December 3, 10:30

    Edi Rama jep shembullin se si medja on line , portalet,blogjet,gazetat etj…mund te vihen ne sherbim te qytetareve dhe jo te shperndajne lajme te genjeshterta po te nxisin panikun.
    Ne kete menyre ato do te njohin me mire realitetin, sepse do te jene ne kontakt te drejtperdejte me njerezit.

    Reply to this comment
    • Hosteni December 3, 12:10

      Bravo ! E fitove dhe ti sufllaqen per sot. Natyrisht online.

      Reply to this comment
      • Tani December 3, 12:44

        Si hosten qe e quan veten besoj e ke me shaka ,perndryshe do te ishte impotence mendore te perdoresh sufllaqen per argument .

        Reply to this comment
    • mirel December 3, 14:59

      Na cau bythen ky Lexuesi, perhapin panikun
      Njerezit jane vrare e jane zhdukur familje te tera, ky qenka fikur nga paniku
      Ik mor qelbanik mos u tall me vdekjen, palaco.
      Na e kthyet moto tani, fitore mbi germadhat, kriminele te ndyre.
      Kerkon ndihma online qeni zogist, po pse nuk jep ndihme nga buxheti i shtetit, po ja jep fshatarit nga Rexhepaj milionat per sterilizimin..
      Ja jep Ulajt, per unazen, Gjiknurit, Ahmetes.
      Cfare te vazhdosh me tej me ju kurva te felliqura?
      Duhet tjua keputesh qafen njehere e mire, se me fjale nuk merrni vesh.
      Mjere ky popull qe dhe tani qe vdiq rrugeve si krimb dhe tani po sillet si krimb. Nuk hap gojen per jeten e tij por i ben aferim pashait te vilajetit, ne shekullin 21..
      Turpi i botes

      Reply to this comment
  2. Sallakja December 3, 11:26

    Konsderoje Edi Ramen Kryeministrin me te mire qe ka patur Shqiperia gjate gjithe historise se saje.
    Eshte fat i madh per Shqiperine qe ne keto dite te mallkuara, te udhehiqet nga nje lider i permasave te medha.
    Mbeshteteni, ndihmojeni pa rezerva.
    Do vije nje dite qe do ndjehemi krenar .
    Kete vend, e do njesoje si ty…….deri ne cmenduri.
    Jemi nje vend i mrekullueshem, me njerez te mrekullueshem.
    Mos besoni kush ju thote te kunderten

    Reply to this comment
    • Ariu polar December 3, 16:02

      Lider me permasa te medha????!!
      E ke fjalen per gjatesine besoj?
      Apo po ben shaka?

      Nuk po merrem me Unazen, vjedhjet galopante, koncesionet e mbifaturuara, 17 km 260 milion euro etj etj

      Po te them vetem nje gje

      Sikur ajo qe ndodhi dje me ate viktimen e termetit qe i kerkoi ndihme per te gjetur gruan, te jepte ate pergjigje nje qytetari gjerman, francez apo grek etj, kryeministri i vet, nuk e gjente darka ne post.

      Por do ishte edhe i damkosur moralisht ne shoqeri per gjithe jeten.

      Por ne Shqiperi ekzistojne shqiptare si ty.

      Ndaj jemi ketu ku jemi

      Reply to this comment
  3. Lili December 3, 12:29

    Vetem kta qe kane qene kryeministri,kryetar bashkie ministra cdo gje dmth nuk kane faj….po to pyesesh ndertuesit kane dhe leka per leje pa fund te gjitheve…tani thotemiku faji ndertuesve…ok ktheni leket …….

    Reply to this comment
  4. lisi December 3, 13:54

    Kryeminister me gjithe simpatine qe kam mendojse pikerisht ketu po tall bythen, po ai fshatari qe ju ka shemb shtepia ku te aplikoj, apo ke bytha e lopes, po qellon qe. nuk ka vale int. Te lutem z.k/ minister qetesohu se po flet pa lidhje merre serizisht po ate mut administrae per cfare do e perdoresh??????apo vetem te vjedhin kete se kuptoj

    Reply to this comment
  5. MH December 3, 20:09

    Nji foto e kryeministrit origjinal si te ishte binjaku i Sadam Hysenit.Uroj ti baja viziten e te strehohet sa ma shpejt tek binjaku i vet.
    E qelbi situaten.

    Reply to this comment
  6. Adih December 3, 22:51

    Mos e fryni si gjeli ne maje te plehut ,para vaftit kete Ramen .
    As edhe nje gje , nuk do te bej ..Gjepure si gjithmone reklama . Mbaheni mend do me kujtoni ne te ardhmen . Vetem qe do fusi ne pune me dhune disa firma ndertimi ,si diktator qe eshte , te riparojne pa para keto muret jo mbajtese dhe as edhe nje gje tjeter .Nuk dua te ju bej pesimiste ,ne keto kohe te veshtira ,qe po kalon fukaraja i pa fajshem dhe i mjere .Nje pyetje i bej Rames ,si mund ti kerkosh llogari firmave te ndertimit ,kur keto kane paguar 20 % lart tek kryetaret .?.Nuk ka budallenj sot .Ai qe nuk i kupton eshte vetfajtor..
    Po ju jap shembellin tim ,qe me ka zene termeti ne Durres nga haduti Vangjush Dako dhe drejtori i urbanistikes . Shkateruar ketu e kater vite totalisht nga Dakua shtepia e ime ,bredh neper gjygje ,top futbolli ,ku i kam derguar disa letra ketij Rames ,bashkengjitur me shkrim nga specialistet e ndertimit te licensuar nga gjykata , Ik ne sekonde Rrezik Vdekje !!! Dhe Rama ka mbrojtur Dakon dhe ska care koken per mua, e per femijet e mije .Ku kam qene i vetem ,por lind pyetja ,po tani qe jane qindra familje si dhe une pamvaresisht ketu e kater vite ne qiell te hapur prandaj ,te tjerat mendoini vete . Nuk e kam per panik fare sinqerisht ,por eshte nje realitet kokeforte .
    PS::I kam thene Dakos dhe Drejtorit te Urbanistikes ,do ju fus ne burg , por tani ne te ardhmen nuk do e gjejne nga une ,por e gjeten nga zoti dhe ti pergjigjen tani prokurorise ,apo jo z Rama dhe mos u lendo shume per Dakon tend. , e di qe ste vjen mire ,ske ci ben . Zoti vonon , po kurre nuk harron .???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim