Rama: Nuk e kam tradhtuar 21 janarin, dosja mbahet e mbyllur në Gjykatën e Lartë

January 21, 2016 11:59

Rama: Nuk e kam tradhtuar 21 janarin, dosja mbahet e mbyllur në Gjykatën e Lartë

Kryeministri Edi Rama ka pritur familjarët e katër viktimave të 21 janarit të vitit 2011. Në fjalën e tij, Rama tha se nuk e kishte tradhtuar këtë datë, ndërsa akuzoi Gjykatën e Lartë se ka mbyllur dosjen hetimore.

Çdo njëri nga anëtarët e Gjykatës së Lartë që qysh prej 2013 mban të varrosur dosjen e 21 Janarit është sot i akuzuar si fajtor për vuajtjen tuaj 5 vjeçare në kërkim të drejtësisë”, deklaroi ai.

“Fakti rënqethës se dosja e 21 Janarit është e vetmja dosje e mbetur e pagjykuar nga viti 2013 në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë, ndërkohë që Gjykata e Lartë ka kohë që ka nisur punën me dosjet e 2014, del dhe tepëron për të kuptuar se kush e ka kapur për fyti drejtësinë shqiptare, përmes gjyktësish që një Zot e di sesa të rënduar nga sa mund ta parapërfytyrojmë ne e kanë ndërgjegjen e tyre”, shtoi ai.

Rama tha se 21 janari ishte krim shtetëror dhe pushkatim pa gjyq i katër burrave në bulevard teksa po zhvillohej një protestë paqësore. Ai shtoi se drejtësia vonon por nuk harron.

“Mund të varroset dosja në varrezën ku Gjykata e Lartë e ka zakon të vjetër të mbulojë me dheun e frikës së anëtarëve të saj patatet e nxehta që përvëlojnë duart e gjykatësve të tmerruar nga hija e tyre. Por nuk mund të tretet si trupat e 4 të vrarëve, nevoja therrëse e drejtësisë për 21 janarin. Kurrë! Një ditë ose një tjetër drejtësia do të bëjë drejtësi, edhe për vrasësit edhe për rivrasësit”, tha gjithashtu.

Rama tha gjithashtu se nuk ishte kokulur përpara familjarëve të të vrarëve. “Edhe për ata që urdhëruan e vranë 4 njerëz nga dritaret dhe tarracat e kësaj godine me plumba luftarak mbi popullin e pafajshëm, por edhe për ata që shpikën në sallat e gjyqeve makrabitetin e vrasjes si gabim teknik dhe rivranë të vrarët dhe të gjallët me çekiçin e pushtetit gjyqësor.  

Nuk jam kokulur para jush dhe nuk do të shkoj kokulur sepse nuk e kam tradhtuar 21 Janarin. Kjo qeveri nuk e ka tradhtuar 21 Janarin. Kemi punuar çdo ditë me përkushtim atdhetar për të rilindur Shqipërinë e rrënuar nga autorët e 21 Janarit”, vijoi. Kryeministri foli edhe për sukseset e qeverisë.

Më pas, kryeministri bashkë me familjarët zhvilluan homazhe pranë vendit ku u vranë demonstruesit. /Dita/

January 21, 2016 11:59
Komento

4 Komente

  1. Bersant. January 21, 12:10

    Nuk te vjen turp kur del dhe u thua te tilla brockulla te gjithe Shqipetareve por ne vecanti atyre familjareve dhe te afermit etyre.Kjo eshte pafytyresi zoti Kryeminister.

    Reply to this comment
  2. aldo January 21, 12:51

    Po darken te restoranti i Irfanit me strumbullarin e 21 Janarit per cfare e hengre? Apo diskutuat per partneritet publike private. Vaj medet ne duart e kujt jemi.

    Reply to this comment
  3. Lëmi Llukës January 21, 12:53

    Na the , më jepni votën të dënoj vrasësit e 21 janarit . Atëhere nuk e përmënde Gjykatën e Lartë .
    Me kë tallesh o Edi Rama ?! Ti tallesh me popullin !
    Ata që janë tallur me popullin , kanë përfunduar në halenë e historisë !

    Reply to this comment
  4. Tani January 21, 13:18

    Si te te vij turp ty?! Pse te te vij?! Kur te ka ardh ndonjehere per gjithe mashtrimet qe ke bere?!pas saliut dhe lulit duhet ta kesh ti rradhen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim