Rama nuk harron zakonin, ja si zgjedh të thotë “mirëmëngjes” sot

July 30, 2017 09:56

Rama nuk harron zakonin, ja si zgjedh të thotë “mirëmëngjes” sot

Kryeminstri Edi Rama, edhe sot si çdo ditë tjetër ka uruar të gjithë shqiptarët “mirëmëngjes” përmes një postimi në rrjetet sociale.

Këtë herë ai ka zgjedhur që ta nisë ditën me një artikull të huaj nga “Siviaggia” kushtuar turizmit në Shqipëri.

Statusi i plotë:

“Mirëmëngjes, dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull të radhës për bukuritë e Shqipërisë dhe turizmin tonë.

Shqipëria po bëhet destinacioni alternativ i pushimeve italiane. Me hapjen e resorteve dhe fluturime të reja nga Italia, Shqipëria është padyshim destinacioni më parësor i verës 2017.

Në mesin e plazheve ku të ngelet syri, siç janë Vlora dhe Saranda, dhe kur faqja zyrtare e turizmit ‘albaniatravel’ të jetë online, kërkesat do të shumëfishohen në mënyrë dramatike.

Sipas raporteve nga ANSA, numrat e verës së kaluar kanë patur tashmë një kapërcim. Në vitin 2016 pati bum turistësh: 4,3 milion, 15% më shumë se në vitin 2015. Sektori i turizmit është një nga më të rëndësishme në vend, me një qarkullim prej 1.5 milionë Euro, 7% të PBB-së kombëtare.

Vjen në rritje fluksi nga vendet fqinje me Shqipërinë si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, por kështu po rriten edhe udhëtarët nga Gjermania (gjermanët ishin të parët që braktisin plazhet Romanje për zbuluar anën tjetër të bregdetit), Polonia, Rusia dhe tani edhe nga Italia.

Turistëve, Shqipëria u ofron natyrën e pacenuar, plazhet e bukura, rrënojat e lashta, ushqim të mirë dhe njerëzit miqësore. Më mirë se kaq …

ATTA (Adventure Travel Association Trade) e ka përfshirë atë midis tre destinacioneve kryesore për ata që duan një pushim aventure së bashku në Kubën dhe Portugalinë, falë shtigjeve panoramike ku mund të udhëtosh, si rruga e lashtë Egnatia që lidhte Romën me Bizantin si edhe ‘Via Dinarica’, një nga gjurmët më të mira të vitit 2017 sipas National Geographic, dhe falë kanioneve ku mund të bëhet Rafting.

Por pika më të fortë janë plazhet, të tilla si Ksamili pranë Sarandës, plazhit Dhërmi në jug të Vlorës, plazhi i Karaburunit, në Parkun Kombëtar Karaburun-Sazan dhe ai i Gjipesë, ndoshta më i bukui i vendit.

Kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që prej vitit 2014, Shqipëria është një kantier i madh. Kudo ndërtohen rrugë, pallate, spitale dhe shkolla, edhe me ndihmën e të huajve, përfshi shumë italianë të tërhequr nga stimuj të tillë si reduktimi i TVSH-së nga 20 në 6% për industrinë e shërbimit të hoteleresië.

Me pak fjalë, Shqipëria është e gatshme për të nisur sfidën e saj për t’u kthyer në një mbretëreshë e turizmit. Më të zgjuarit shkojnë tani, kur ne ende kostot janë relativisht më të ulëta dhe nuk është sulmuar nga turizmi masiv”, shkruan Rama.

July 30, 2017 09:56
Komento

4 Komente

  1. A July 30, 10:36

    O EDO RAMA, leri brockullat dhe mashtrimet. Sa personat kane vdekur duke u lare ne dete. Fjalet tuaja nuk merren per baze. Nje rracion djathe i bardhe furre kushton 5000 lek te vjetra, kur 1 kg djathe i bardhe kushton 5000 lek te vjetra.
    Pamvaresisht se fitove zgjedhjet aksidentalisht, sepse nuk kemi opozite te vertete me te tille njerez si LUL BASHA dhe SALI BERISHA qe shkaterruan vendin duke qene 27 vjet ne politike dhe 13-te vjet ne pushtet, ne pozite.
    Duhet te them nje gje qe as ti EDI RAMA nuk je ne zanat dhe profesion piktor, realisht je nje piktor zhgarravinash. E shikove se cfare menxyre ishte krijimi i skuptures i GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT ne Hungari e aprovuar edhe nga Ambasada Shqiptare ne Budapest dhe ti akoma s’ke thene asnje fjale sepse je nje i paafte, je nje bojaxhi ordiner. Prandaj mbylle squpin se na qave menderen dhe ulu ne karrike dhe puno si duhet dhe prej verteti neqoftese din me be pune ora langaraqi dhe barboni i Parisit. Tung.

    Reply to this comment
    • 007 July 30, 14:54

      Te gjitha ata çfare thoni,dhe çfare beni gjoja nje qeveri me dhe per shqiptaret jan dhe do te jene vetem nje show telivizive per shqiptaret e mjere,edhe pse te çkombetarizuar,te tradhetuar,te vjedhur dhe te vrare nga shtetaret e tyre ato vazhdojne te votojne per keto shtetare nuk e kuptoje pse edhe si vetem ju shtetaret e dini formulen e marries votes te shqipetareve te masakruar per keto 27 vite ne te gjitha drejtimet.
      350km bregdet prona e 3000.000 shqiptareve,por per fatin e keq keto pagujne me qendrua ne reren e detit huliganet mintingashet me mbeshtetje politike.

      Reply to this comment
  2. 007 July 30, 14:40

    Miremengjez sh.kryeminister.
    1.5km nga vija bregdetit me kushtetuten e zogut edhe te ENVER HOXHES ka qen pron shteterore, pra prone e te gjithe shqiptareve.
    Pas viteve 1990 nje grup huliganesh,zagaresh qe nuk ka njohur ligjet e shtetit por kan qene te hurit dhe litarit dhe me shembjen e shtetit te ndertuar me shume munde djerse dhe gjak nga te paret tane nen udheheqjen e qeverise 45 vjeçare, keto huligan zagare pa fe dhe ide perfituan nga anti shqiptare dhe anti shqiperi politikan te iniciuar nga nga beogradi dhe athina krijuar partickat e tyre me huliganet zagaret e tyre mintingash duke i dhene akses per te vjedhur çdo gje te shtetit perfshi ketu pronat e fermave te koperativave te cilet ishin pronat e shqiptareve te marre nga reforma agrare 1946 nga e cila eshte prekur edhe gjyshi im,per mua dhe jo vetem qe e kan dhe e duan shqiperin ajo reform megjithese e dhimbeshme per gjyshin time dhe jo vetem ne ate kohe,por e domosdoshme per shqiprin dhe shqiptaret e 1946,por çfare ben keto antishqiptaret qe drejtonin partickat te themeluar dhe zgjedhur nga beogradi dhe athina ne 1991 per vete dhe huliganet mintingashe formiluan dhe votuan ligjin vjedhjes dhe vdekjes 7501 te pronareve legjitim te pronave qe krijuan koperativave edhe Fermat duke i marre per vete drejtusit e partiçkave dhe familjeve te ture gjithashtu edhe per huliganet mintingash te partiçkave te tyre,pra shqiperia nga princesh e ballkanit pa borxhe,pa droga,pa prostitution,me rruge te asfaltuara,me hekurudhe,me shkolla ne fshatin me te thelle,me spitale dhe klinika ne fshatin me te thelle pa asnje kosto per qytetaret e shqiperise,me uje te pishem,me driten elektrike ne fshatin me te thelle,me fabrika dhe uzina ferma pune per te gjithe shqiptaret,me nje siguri te jetes dhe prones te shqiparve edhe shteti nga nje polici profesionale qe se kishte,se kan asnje shtet ne bote,me nje ushqim organik dhe te sigurt per shqiptaret edhe me çmimet shume te lira dhe te pa ngritur asnjeher sepse udheheqesit e shtetit per 45 vjet nuk punuan per vete dhe familjet e tyre por vetem per shqiprin dhe shqiptaret,kurse per 27 vite 300 partickat dhe anti shqiptaret qe kan dhe drejtojne keto partiçka kan punuar per vete dhe familjet e tyre me voten e 3000.000 shqiptareve te rikthyer ne analfabet te mbushur me droge prostitution pa pune pa drita pa uje pa spitale te pa sigurte per jeten edhe per pronat me nje ushqim te pa sigurt kurse anti shqiptaret udheheqesit e partiçkave jan bere te gjithe Sheike kamorrist oktapod sebashku me familjet e tyre edhe nepermjet huliganeve mintingasheve kan pushtuar 350km bregdet prona e 3000.000shqiptareve,por meqense per 27 vite keto 3000.000 shqiptare nuk kan pasur dhe nuk kan qeveri por nje shpk me ngjyra te ndryshme qe ndryshojne ne çdo 4 ose 8 Vjete por filozofija edhe politikat te njeta shpk per vete dhe per mintingashet dhe jo per 90% te shqiptareve qe nuk kan lidhje me partickat dhe udheheqesit e ketyre.

    Reply to this comment
  3. Mark uk July 30, 15:30

    Na eshte bere si dikur zeri i populli.Kjo gazet te pakten dite te hane kishte pushim.Na hiqni ket idiot se na shpifi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*