Rama: Nuk ka komplot kundër LSI-së dhe as plan qeverisje me PD-në

June 4, 2017 16:30

Rama: Nuk ka komplot kundër LSI-së dhe as plan qeverisje me PD-në

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur sot në komunikimin javor në “Facebook”.

Kryeministri Rama ka theksuar se nuk ka asnjë plan për bashkëqeverisje të paravendosur me PD apo komplot kundër LSI dhe partive të vogla.

“S’ka asnjë plan për bashkëqeverisje dhe nuk ka asnjë komplot”, tha Rama.

Kryesocialisti ka kërkuar nga shqiptarët të votojnë për PS-në që të ketë 71 mandate, në mënyrë që të qeverisë pa koalicion pas 25 qershorit.

Sipas tij, qenia në koalicion e ka penguar PS-në që të realizojë reforma dhe të ndërtojë një administratë publike profesioniste.

Ai madje kërkoi votën për të pasi sipas tij, Lulzim Basha, Shpëtim Idrizi, Petrit Vasili dhe Ben Blushi nuk mund të bëhen dot kryeministra.

“Kë do bëni kryeministër? Lulin, Petritin, Shpëtimin apo Benin? Asnjë nga ata nuk bëhen dot. Duan vota për të ushqyer partitë”, tha Rama.

Edhe 20 ditë për të vendosur në votë se kë do të merrni në punë për të qeverisur. Edhe pak ditë nga vetingu dhe rruga drejt BE-së.

A do t’i hyjmë në fund reformës së administratës se shtetit? Apo do vazhdojmë kapjen shtetit nga partitë.

Këtë e keni në dorë ju që qaheni me të drejtë për administratën. Vetëm ju mund ta shpëtoni

Kemi bërë përpjekje serioze për të bërë shtet. Edhe 20 ditë kemi. Administrata është kthyer në një tepsi që ndahet në disa pjesë nga parti koalicionesh. Duhet të luftojmë me votë, për t’i dhënë fund shtetit-tepsi.

Unë jam gati ta udhëheqë këtë betejë nëse ju do e përdorni votën e 25 qershorit për shtetin. Mos na lini në duart e partive të tjera.

Dhe mos dëgjoni për komplot kundër LSI dhe plane për qeverisjen me PD-në. Pjesën e parë bëmë shumë dhe pjesën e dytë bëmë më shumë. Nuk duam më që në administratën e ardhshme të ndajmë sërish”, tha Rama.

 

June 4, 2017 16:30
Komento

17 Komente

  1. Fat man June 4, 17:23

    Nuk do te ti japin te gjitha votat qe kerkon se i dhe provat me 18 maj qe ja dorzove CADRES.
    Keshtu qytetaret nuk duan te te lodhin te besh hammallin duke i dhene vota Shqu-pisave, je japin vete Sali Kriminelit dhe ti nuk lodhesh shkurton kohe dhe rruge… apo jo Ed Bojaxhiu pazare-ziu.
    Pazaret nuk jane alenca o gjatovolloooo qe ti sherbejne qytetareve te dhane voten per Sali-Lushin per ne burg dhe na i fute dhender ne shtepi… pis.

    Reply to this comment
    • Lulemos June 5, 00:52

      Vetem nje cinik i ndyr si ty edi rama, mund te genjej keshtu. I kerkon voten njerzve duke i kercenuar. Po me ca i kercenon? Me lsi. I kercenon me ate qe ne fakt e BERE VETE TI O ER! ishe ti qe e solle brenda te majtes pasi hengre …. per darke me ilirin. Ishe ti qe i dhe 50% te administrates. Ishe ti qe gjothe keto vite e quaje bashke kryetar ne qeverisje reforme dhe vizion. Tani i kercenon votuesit me ate qe e bere vete ti?! Sa i pafytyre duhet te jesh? Sa idiot duhet te jesh qe te besosh se vertet mund ti genjesh njerzit keshtu?

      Reply to this comment
  2. sk June 4, 17:45

    Po. Me Edi Ramen, nese duame shtet.
    Pa Lulin, pa Timin, pa Peçon, pa Benin.
    Ose lemsh e li si deri tani.

    Reply to this comment
  3. kole shuli June 4, 18:24

    Po qe se i mbani keto premtime ju qofte hallal detyra e Kryeministrit edhe kater vjet ne pushtet.Kurajon e ke .vullnetin po ashtu,por kualicion me PD, mos e copto te majten.

    Reply to this comment
  4. kris 1 June 4, 18:33

    A do ta cfuqizosh nenin 449 dhe ate bicim amendamenti?
    Cilat jane reformat qe do te besh perjashtuar riciklimit dhe koncensionet.
    Ta japim timonin por ne europe mund te shkosh neper autostrade ose duke i rrene nga Surreli.
    A do te futesh prape ne burg fukarenjte.
    A ke ne plan te ndertosh nje shtepi edukimi per Saliun?
    Deri tani nuk degjojjme gje per programin por vetem ate kacurelin e financave qe u thote pensionisteve se do tu japim 7 mije lek per vit te ri.Nuk ka turp ai burre qe Ben premtime budallai?

    Reply to this comment
  5. Plaku Xhuxhumaku June 4, 18:50

    Pa shih, pa shih, i zgjedhuri i perendise, vetem ky Edvin Bythoja na beka per kryeminister. Ik or psikopat, delirant arrogant qe nuk i duhesh as dreqit, ik e zhgarravit a fut ndonje top ne kosh, keshtu sa per te kaluar kohen se edhe ato pune as nuk ke ditur as nuk di t’i besh. Je totalisht i paafte per cdo gje, vec per karagjiz ben.

    Reply to this comment
  6. betixho June 4, 19:03

    Inkursioni Juaj Politik Z.Rama i pa shëbullt në politikën 27 vjeçare post komuniste,me aktin e marrëveshjes PS-PD, tregoi qartë angazhimin Tuaj Europianist për një Shqipëri tjetër dhe për një politikë ndryshe.
    Atye që u vjen mirë akti politik do të thotë që kanë kuptuar thelbin dhe do të të mbështesin fuqimisht; dhe këty hyjnë jo vetëm socialistët por edhe shumica e elektoratit të partive që drejtuesit e tyre ju mbështeten.
    Tani jemi në fushatë elektorale, dhe nisur vetëm nga akti i ndryshimit të situatës së nderë politike nga “epoka çadriste’,sikur t’i lemë mënjanë gjithë hapat gjigande që keni bërë për të bërë shtet,do të ishte
    plotësisht e justifikueshme dhe e legjitimuar thirrja Juaj për t’ju dhënë një fuqi ekzekutive përcaktuese për ecurinë e reformave të mëdha dhe pregatitjen e Shqipërisë për të hyrë e denjë në Europë.
    Shqiptarëve u ka mbetur që deri më 25 Qershor,t’i përsërisin vetes atë shprehjen Amerikane,”BËJE,DHE BËJE TANI”.

    Reply to this comment
    • Joni June 5, 01:00

      Ske faj ti o baxhito, se na flet per pazare ps pd dhe na thua edhe se qenkan te mira shume.ndersa ne qe hanim dru dhe vriteshim per edi k… kur na therriste per te dal per te drejtat tona, nes paskemi qene k… Po jo vote qe sju japim me juve shitesve te popullit, por madje duhet tju ndeshkojme bashke me salen dhe ilirin per bashkepunim ne krim se paskeni qene bashke ju k…

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku June 6, 14:21

        O joni, ti e paske shume qejf kete punen e k…, po nuk kuptohet mire, kush jane k…, ju qe i shkuat prapa Rames, apo Sala, Iliri dhe Rama vete qe ishin per bashkepunim ne krim? Ftillohu vete nje here, pastaj mundohu te japesh mend, apo gjithe dynjaja k….., futi nje dhalle dhe ec aty.

        Reply to this comment
  7. artan June 4, 19:58

    Po kush te beson ty më??!!!

    Reply to this comment
  8. Nik Pjetri June 4, 20:46

    O popull-milet qe besoni se Edi plehra ben shtet a nuk e kuptoni ket halabak dhe ndyresise te pashoq qe s’di me ba asgja vec batutave me katunare.. ai asht nje rrugac e fundrrine sic ka thane Ilir Krryemadhi o popull i paditun..te gjithe jane ma te mire se Edi plehna..nje njeri qe s’di ku ka fmijte e vete..

    Reply to this comment
  9. Koci June 4, 20:58

    Kur mora patenten ne 2001 drejtor i transportit ishte Drini Kokemadhi, vellai i Monikes. Kur dhame teorine me thote drejtuesi i autoshkolles: Paguaj 300.000 leke shoku im se keta nuk ta japin teorine dhe sikur ti ti besh te gjitha pyetjet sakte. Duhet te haje dhe Drejtori(d.m.th. Drini me Moniken). Po keta aktore sot kerkojne voten qe te rjepin prape. S’paskan te ngopur, harram kush i voton keta hajdute. Vettingu po vjen.

    Reply to this comment
  10. tallja June 4, 21:09

    fol shume, me fal ke derdellisur thote populli,i zgjidhe gjerat, po te pakten pse nuk u prononcove per vajin e palmes, te lije fushaten dhe me ministrin e lshi-se PROF.Dr per farogjeretPanaritin te flisni per modernizimin e rilindjes ne AKU

    Reply to this comment
  11. Adih June 4, 22:51

    Riciklimin e plehrave ,qe nen rrogoz ,te mbeturinave te termocentraleve berthamore futen lende readioktive .Ku paguen me shuma te medha nen dore ,u bere si qen per ti futur sot ,,,, se dje ne opozite , ne kohen e larqoftit Sali , bere te kunderten …..Ligjin 449 qe e aplikove per te mos u denuar politikanet mafjoze dhe dole mbrojtes i mafjozeve .Liken e zgjodhe ti ore i zgjuari Rama ,President .Na habite dhe jashte vullnetit mbare popullor veprove si patishah,, .I harrove ata te kater te pushkatuarit nga dora makaber e shtetit ,,Tme falin familjaret .Prej vidios se Priftit , e me doren tende i cove 4 martiret , ne ate dite te mallkuar te 21 Janarit , ku perfotove dhe vure bythet ne karrigen e kryeministrit .Ku e ke moralin ,harroje ,nje here te ipet rasti te nuserosh .., Tani kerkon 71 vende dhe propogandon ,sikur ke te besh me kokpalare ,e ke gabim. Pa llogjike e turp ,reciton ,me lini mua vetem .dua 71 deputete ,se une do ju rregulloj ???!! Do tna sjellesh diktaturen ,vete ali e vete kadi . Ne populli ,fatkeqesisht e njohim individin , Diktaturen. A ke moral more tironas ?,E kupton qe morali i jot eshte llumi me i fundit . E treguat pa turp dhe pa zgjuarsi fytyren e pardesyve te bardha . E bere mburojen nr 1 ,Pa deshiren e popullit , Liken President ,neser me PD kualicion ,mburojen nr 2 . Dhe ta besh kete mburoje, me beton e hekur ,as edhe nje nga ju te gjithe , nuk i shpeton vettingut dhe reformes ne drejtesi . Kot e kini ,kesaj here e ka mare ne dore Amerika .Ku , kjo ka insitute te mirefillta ,per te vendosur politikane te rinj pro perendimore ne ballkanin perendimor ,dhe jo si ju, te tre mosketeret qe e kini mendjen nga lindja e rusit .Late nam, duke i bere perendimoreve zbor, per mos u inkuadruar ne BE . I trembeni diktatit e transparences perendimore te BE . Skeni faj .Por vete e mbollet dhe tani hani ,ato qe keni mbjelle . Keto jane jo me fjale por me vepra.. .Ta kesh te qarte , mos e beni dhe e kujtoni popullin lolo e kokpalare ,dhe kjo ide do ju mari ju ne qafe .Eshte e mundur o pardesu e bardhe , te dalesh ne opozite .Populli do votoje per interesat e veta ,SFIDA ;LIBRA e AV NGJELEN ,per te pasur sa me shume mbrojtes te sinqerte ne parlamentin e ardhshem shqiptar , eshte shume e domosdoshme ,kondra ju te gjithe bolshevikeve te katovices , ju kemi provuar sot e 26 vite ne kurriz ,ku vrate ,vodhet ,perdhunoset brutalisht pronat e pronareve, si te privatit ,po ashtu pronat shteterore per interesat e juaja private e personale .. Ku mbi te gjitha ,shkateruat me beton natyren . Sinqerisht , te vetmen gje qe na i la te virgjer dulla , babai i juaj shpirteror ,ku ju ,te babezitur e si vandale , ja nxoret ujin e zi . Keni avaze me reformen ne drejtesi ,prit se ske pare as edhe nje gje akoma.

    Reply to this comment
  12. Arber Iliri June 4, 22:55

    Rama eshte i vetmi nga klasa politike( lider) qe mund te coje vendin perpara ne Europe.Po se votuat futjani vetes.Une nuk kam ndonje interes jam ne tribune, vetem shoh pa tifozllik.Ndimoni veten e vendin duke zgjedh Ramen edhe per 4 vite te tjere pa i lene zoorre si Ilir Meta nga pas.

    Reply to this comment
  13. MH June 5, 00:05

    Bravo Gazeta Dita!
    Ne qe ju ndjekim nepermjet internetit duam sa ma shkurt e me permbajtje informacionet e liderve te partive ne fushate.Si ky rast teper koncize.Nuk i luhet as pike aspresje.Dhe nese populli nuk don ta kuptoje thelbin e fjalve te z.Rama asht pune per Te(popollin) dhe nese nuk e voton asht fatalitet po per vete Te(Popullin).
    Vota per PS me 25 qershor 2017 asht nji gezim dhe arritje origjinal sikur ato gezimet e vecanta te atyre familjeve qe kerkojne djale dhe u vjen djali mbas 7-8-9- vajzave.Origjinal po keshtu do jete arritje per vete Ty o Popull kur mbas 27 vjet te deshtuar qeveri mbas qeverishe te kertylun me korrupsion e krime te larmishme.Te votojne per PS me mbi 71 vota qe te qeverisin pa kuaj e gomer trojanesh brenda.Asht e vetmja Parti qe mbeshtet e gjithe diplomacia perendimore dhe kjo vete mbeshtet po kete diplomaci qe duan te ndihmojne Shqiperine te behet shtetit shtet.I kuptove gallatat e cadres.E kuptove dhe “Kalin ne lame” qe sillesh e sillesh rreth e rreth orbites se cadres here afer e hera heras larg me filozofina pompzitet te krimbura me plot hipokrizi.
    Nuk ka stazhe ma kumptim plote per tu bindur ku ndahet shapi prej sheqerit brenda nji kohe 3 mujore e ndrymur brenda cadres.
    Te lutem o POPULL!
    Hudhe voten vetem per PS.Do jesh i fituar i sigurte per jeten tende ku do arrihet te behet shtetit shtet ku te gjithe do jene te barabarte par ligjit dhe kushtetutes.

    Reply to this comment
  14. fteri June 5, 01:07

    LSI-ja është bërë e pa durueshme ,kan zënë hipotekat dhe këto zyra i kan kthyer në çerdhe korrupsioni dhe nepotizmi ,populli po zvarritet me vite dyerve sajë për të marr çertifikatën ,megjithë se qytetari e ka marrë lejnë e legalizimit ka paguar shtetit të gjitha pagesat ligjore ,kurse hipoteka nuk kryen detyrën e rregjistrimit të shtëpisë ,duke e zvarritur .

    Si ka mundësi që shteti me njërën dorë të legalizon shtëpinë ,kurse me tjetrën që ka hipotekën që ishte për katër vjet në vartësi të LSI-së të masakron ?

    Gjerë kur do vazhdoi kjo situatë tallje e zhvatje antiligjore e poshtruese ndaj qytetarit ?!…Po sikur PS-ja përsëri të mos marr 71 vota deputetësh kështu do të masakrohet përsëri qytetari dyerve të hipotekës ?..

    Ç’ far çënka kjo demokraci LESHI ,demokraci hajdutësh që të rjepin nga xhepat popullin ?….

    A’ mban përgjegjësi ti si kryeministër për këtë zvarritje kohe prej katër vjetësh të humbura .

    Tani na kërkon 71 deputet ?…,ku ti marrim këta sharlatan që ju i zgjidhni vetë dhe shetisin kunjë më kunjë nga një parti tek tjetra sipas interesit të tyre .

    Përse nuk i shkarkove punonjësit e hipotekës që shkelin ligjet dhe masakrojnë popullin për katër vjet që kalove tani na kërkon riciklim pushteti pa kërkuar falje se nuk ndëshkove hajdutët dhe Saliun .po gjykatësit përse nuk i ndëshkove për katër vjet ?,si të kemi besim se ti do ti ndëshkosh krimet kur provat tuaja nuk ishin të suksesëshme në luftën kundër korrupsionit e drogës,apo gjykatësve apo vrasësve si Saliu dhe Luli ?.
    Prandaj po të bëjë një thirrje jep prova më bindësi që të japim votën ndryshe nuk do të votojmë si popull masivisht,jemi shumë të zhgënjyer nga hipoteka dhe LSI-ja .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*