Rama: Nuk kam menduar ende një emër për Bashkinë e Tiranës

November 6, 2014 10:54

Rama: Nuk kam menduar ende një emër për Bashkinë e Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka thënë në emisionin e mbrëmshëm “Tonight”, se vendi do të shkojë në zgjedhjet vendore me ose pa pjesmarrjen e Partisë Demokratike, nëse gjykata Kushtetuese konfirmon ligjshmërinë e reformës territoriale.

Është e drejtë e opozitës për të hyrë ose jo në zgjedhje. E ka thënë dhe paraardhësi im. Në këtë pikë jam dakord me të. Zgjedhjet bëhen, kush forcë do të marrë pjesë në zgjedhje merr, kush forcë nuk do të marrë pjesë nuk merr. Çfarë problemi ka këtu?Flasim për një parti njëherë, se ka shumë parti.

Vendos të bojkotojë zgjedhjet, i bojkoton.Çfarë problemi ka këtu? Nëqoftë se gjykata Kushtetuese do të shprehet dhe do të thotë që kjo që ne kemi bërë.. dhe kanë bërë shumë mirë që e kanë çuar në Gjykatë Kushtetuese, se ne do të kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Nëse Gjykata Kushtetuese do të thotë ky është vendim antikushtetues, sigurisht që ai vendim do të bjerë. Nëse do të thotë se vendimi është kushtetues, çfarë do të bëjmë, nuk do të hymë në zgjedhje?Nuk ka asnjë vendim të gjykatës Kushtetuese që ne nuk e kemi zbatuar.S’ka nevojë për nëse… Nuk ka mundësi të mos zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese” deklaroi Rama.

Një kandidat për bashkinë e Tiranës nuk e ka ende, duke përgenjështruar kështu edhe sondazhin e bërë publik në mediat. Për shefin e qeverisë, ky është problemi i fundit i PS dhe koalicionit qeverisës PS-LSI.

“Nuk kam menduar emër për bashkinë e Tiranës.Nuk kam menduar dhe nuk kemi menduar konkretisht asgjë për kandidaturat për zgjedhjet vendore. Nuk është problemi ynë, është problemi ynë i fundit t’ju them të drejtën, sepse problemi ynë themelor është si ta bëjmë Shqipërinë të funksionojë shumë më mire, sepse refoRma që kemi bërë është reforma më e rëndësishme besoj unë e këtyre 20 viteve. Ajo reforma territoriale, në të mirë të popullit shqiptar dhe në të mirë të qytetarit shqiptar”.

Shefi i qeverisë ka sqaruar dhe tensionet e ngritura në grupin parlamentar të PS, të cilat kulmuan me krikat ndaj Minsitrave të Gramoz Ruçit në parlament.

Marrëdhëniet janë shumë të mira.Këto nuk i konsideroj fare si çështje me interes publik dhe nuk i konsideroj fare arsye për të humbur kohën time.Ne këto gjëra i kemi pjesë organike të të qenit tonë në AND e PS. Është Parti Demokratike PS. Është partia ku jo vetëm socialistët, por dhe demokratët kanë të vetmin model demokratik të një partie. Këto nuk janë fare probleme”.

November 6, 2014 10:54
Komento

15 Komente

  1. Horri i Bulevardit November 6, 11:07

    Nje emer une mund ta sugjeroj, qe ne dukje, duket sikur ka patur mbeshtetjen nga Argita Berisha, por qe seshte bere loje e saj asnjehere dhe nuk futet tek ata njerez qe lepihet. Eshte nje grua, juriste, e pa angazhuar politikisht ne asnje parti, vjen nga nje familje intelektualesh, brez pas brezi, grua e kendshme e forte dhe shume e vendosur.
    ENI COBANI.

    Reply to this comment
    • Arben November 6, 15:15

      PER KETE DEBILEN THUA TI O SHOKU

      Reply to this comment
      • Horri i Bulevardit November 6, 17:41

        Ti mund te thuash nje emer tjeter, kjo seshte gare qe ta fitoj patjeter, eshte nje gare, qe te jete me i miri ose me e mira, une mendova nje emer, ti mendon nje tjeter.

        Reply to this comment
    • toni November 6, 19:23

      eni cobani dhe juriste eshte bere se eshte minoritare se tyryry eshte.nuk e shikon qe gjithe brezi saj jane prokurore dhe gjyqtar ne apel mundesisht.po ajo juristja qe thua ti pervec se te tentoje me ndermjetesim ndonje pajtim ciftesh nuk eshte per gje tjeter.

      Reply to this comment
  2. plaku November 6, 11:14

    Pa e lexuar shkirmin, vetem titullin, nuk arrij te kuptij se pse Edi thote : “Nuk kam menduar……” dhe nuk thote si gjithe kryeministrat e botes demokratike : “Nuk e kemi menduar…….”
    Kjo mund te jete nje verejtje budallaqe nga ana ime, por ama edhe kolegjialiteti ne nje qeverisje demokratike ( jo mbreterore ose diktatoriale ) eshte nje element shume i rendesishem kunder “kutltit te individit”, nga i cili kemi vuajtur shume si ne kohen e xhaxhit Enver dhe Sales.
    Edhe dje, pse duhej tja jepte doreheqjen e gjora Xhuvani, kryeministrit ?! Oreksi vjen duke ngrene thote populli.

    Reply to this comment
    • ggeku November 6, 11:35

      E drejte, por nqs e lexon ne vazhdimesi mund te shpjegohet me qarte sepse pergjigja, e shkruar me lart, eshte : “Nuk kam menduar emër për bashkinë e Tiranës.Nuk kam menduar dhe nuk kemi menduar konkretisht asgjë për kandidaturat për zgjedhjet vendore.”. Pastaj pergjigja varet edhe nga menyra se si drejtohet pyetja.
      Kurse doreheqja e Xhuvanit eshte akt moral dhe sja drejton kryeministrit por kryetarit te partise ose kreut te grupit parlamentar dhe detyrimisht kryetarit te kuvendit pasi eshte partia ajo qe e ka futur ne liste.

      Reply to this comment
      • plaku November 6, 14:44

        ggreku,
        Shume falemindereit per sqarimin shume te sakte.

        Te uroj nje dite te kendeshme.

        Reply to this comment
        • DinPaku November 6, 18:40

          O Plaku, ndersa mua me beri shume pershtypje profili shume i ulet si gazetare i kesaj Ilves. Eshte hera e pare qe e shikoj ate, por, nqs me te vertete ajo gjithmone eshte e tille si gazetare, si ne kete interviste, une habitem se si Edi Rama pranon te intervistohet nga nje nivel i tille i ulet gazetarie, dhe nuk ka pse te çuditet per banalitetet e thashethemeve ku ra here pas here intervista. E kam fjalen jo per tendencen nga anon gazetari, por per anen teknike te atij profesioni, sepse nuk eshte Blendi Fevziu me pak i njeanshem nga ana politike, por mua me duket se nuk bie ai ne nje nivel te tille cektesie teknikisht si gazetar.

          Reply to this comment
    • Sallakja November 6, 16:51

      Bravo plaku.
      Sapo desha te thoja nje gje te tille, por pashe qe e kishe
      thene ti. Verejtje e sakte. Nuk eshte era e pare qe Edi lflet me
      kete gjuhe. Nje domethenie e ka. Por nuk dua te komentoje
      me shume. Eshte e keqja me e vogel. Nuk ke c’fare te besh.

      Reply to this comment
  3. Jam shqiptar November 6, 13:38

    hahaha,noi femer do jete patjeter!Mundesisht nen 30 vjec….

    Reply to this comment
  4. sheme shapka November 6, 13:41

    ore.. plaku… me duket se ke vajtur tek te shumtet nga gjykimi, ai, KRYEMINISTRI , flet si kryetar partie , zgjedhjet jane partiake jo qeverritare, mendohu kur shkruan he te paca mendjen

    Reply to this comment
    • Pacient , tek 5 November 6, 17:07

      Po paunesise do ti vesh emer ?
      A ka rilindur ndonje Takse e re , dhe ç’fare emri do ti vini ?
      Do ti taksoni ata qe pjerdhin me taksen progresive , per Ndotje ambjenti
      dhe ndotje akustike ?
      ç’fare mendon Rilindja dhe çfare emri do ti Vere Taksimit kur je i papune ?

      Reply to this comment
  5. mirel November 6, 18:03

    Gjej ndonje tjeter si Luiza.

    Reply to this comment
  6. Dardan November 6, 18:33

    Ka mendu Likja para teje. Gruja vet, po kush tjeter

    Reply to this comment
  7. shaban November 6, 18:42

    Un them qe Luiza prandaj ka dhene doreheqjen qe ta propozojme per kryebashkiake

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim