Rama: Nuk mora vesh përgjigjen e Bashës, Po? Jo? Ndoshta po ndoshta jo? As po as jo? Apo thjesht asgjë?

March 31, 2016 21:06

Rama: Nuk mora vesh përgjigjen e Bashës, Po? Jo? Ndoshta po ndoshta jo? As po as jo? Apo thjesht asgjë?

Letrës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që ishte në kundërpërgjigje të asaj të dërguar më herët gjatë ditës nga kryeministri Rama për kreun e opozitës, ky i fundit i është përgjigjur sërish me anë të një statusi në rrjetin social Facebook.

Në mesazhin e mbrëmjes së të enjtes, Rama i ka bashkëngjitur të dyja letrat e ditës, të cilat kanë qenë edhe në qendër të vëmendjes së mediave gjatë ditës së sotme.

Kryeministri thotë se, “sapo i ka mbërritur mbi tavolinë përgjigjja e Bashës”, por për këtë përgjigje, kryeministri kërkon të dijë nga ndjekësit e tij nëse ka diçka që nuk shkon, ashtu sikurse edhe ai vet dyshon.

“Letërshkruesi është përpjekur të thotë shumë gjëra njëherësh, por si përfundim nuk merret vesh, cila është në fakt përgjigjja e tij për ftesën”, shkruan kryeministri Rama.

“Po? Jo? Ndoshta po, ndoshta jo? As po, as jo? Apo thjesht asgjë?”, pyet Rama.

Në fund, ai përsërit edhe njëherë gatishmërinë e qeverisë, apo thënë më saktë shumicës parlamentare, që dëshiron një forum dialogu konstruktiv dhe konkret, me axhendë çështjes të dakordësuara 100%.

“Nëse do të ndodhte, do të ishte shumë mirë, por edhe nëse s’ndodh, ne do të vazhdojmë me përkushtim punët tona në çdo drejtim për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër. Njerëzit na gjykojnë të gjithëve”, mbyll reagimin kreu i mazhorancës.

Pas këtyre letrave bëhet edhe më konfuze ecuria e bashkëpunimit për reformën në drejtësi.

2

March 31, 2016 21:06
Komento

3 Komente

  1. MeteH April 1, 08:40

    Z.Rama,e bere detyren tende,duke e parandjer se Saliu nuk e ka kulturen tende,ai eshte malok i pagdhendur e nuk terhiqet,e kerkon pushtetin ne tavoline,me kushte,me çdo kusht para reformes ne drejtesi,se e di pasojen e krimeve qe ka bere,e nqs do behet drejtesia e ka vendin ne burg te perjetshem.Luli zbaton urdhrat e tij.Ne tv Luli i bie fyellit ne nje vrime,perserir ato qe thot Saliu çdo dite e rast:Qeveri e krimit,vjedhjes…duke harruar se çkan bere vet.Kjo eshte hipokrizia e tmerrshme qe e lozin mire,duke shfrytezuar edhe mefshesin tuaj per ti ndeshkuar qe ne fillim,duke u lene hapsire shpifjeje,baltosje te perditeshme sipas parimit “…Mbrojtja me e mire eshte sulmi…”

    Reply to this comment
  2. Preka April 1, 09:12

    Lexova te dy letrat me kerkesat respektive per ulie ne dialog dhe konstatoj qe te dy letrat jane bere te imponuara nga po e njejta zyre e erret e nuk jane rrjedhjoje e deshires per bashkepunim ose perpjekje per ardhmenin e kesaj kolonie!Me sa kuptoj une nga pergjigjia e Lu-se ai i ka parashtruar disa pika kryeministrit e njekohesisht edhe kryetarit te Partise qe eshte drejton de jure kete pushtet(megjithese vlen te theksohet se te dyja partite jane ne pushtet):l.Te denoje te gjithe pjesmarresit ne tubimin e 21 Janarit e 2011 drejtuar kunder policise (kete e ka denuar edhe vete lartmadhenia e tij ish administratori i ketij vendi shoku Arvizu)dhe te denoje te gjithe pjesmarresit me thika me helm,me pistoleta çader,e pistoleta stilolapsa(hapni depon ne Mullet e keto pistoleta do ti gjeni realisht).Se dyti,te shkrihet parlamenti e te jap doreheqjen kryeministri duke futur vendin ne zgjedhje te reja !Te lejohen njerezit me arme qe te kontrollojne ambientet zgjedhore per tu bere ato sa me demokratike dhe te lira!Se treti e fton kryeministrin te caktoje nje dite per “gjah” ku ta dijne vetem Lu-ja ,Saliu dhe Ramiu!Se katerti dhe se fundemi n.q.se keto pika i shikon te pamundeshme te shkarkoje qeverine e koruptuar dhe te formoje nje qeveri dypaleshe (PS+PD),mundesisht takimi dypalesh te behet ose ne zyren e shokut Beri ose ne seline e PD-se ,si e vetmja rruge per stabilitetin e ketij vendi drejt humneres se pashmangeshme qe po shkon!Vetem ne kete menyre mund e duhet te behet diallogu midis ketyre dy personaliteteve qe mbajne peng kete vend.

    Reply to this comment
  3. Fale o zot se sdi cfar thot April 1, 15:34

    O SALI-PRENG-PREKA-BERISHOVIC-SHQUPIST,,,,,TI PREKA O JE SALIU VETE,,,O JE KOKRRA E GOMARIT DRU ME PRE,,,, NGA KOMENTI QE KE BERE,,, NUK MUND TE MENDOJ NDRYSHE,,,,,INJORANC TOTALE, INTELIGJENC=00,,,,, TI KE TE DREJTE PER CADRAT PISTOLETE,, SE SALIU I NJEH MIRE SI AGJENT I UDB-se,,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*