Rama nuk ndalet së postuari video, shikoni historinë e Romarios

March 23, 2018 09:39

Rama nuk ndalet së postuari video, shikoni historinë e Romarios

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një tjetër shembull të integrimit në punë të të rinjve që dalin nga skema e ndihmës ekonomike.

Ai ka postuar në rrjetin social Facebook një video, në të cilën flet një djalë 23-vjeçar, Romario Mezani. Fillimisht i papunë, me ndihmë ekonomike dhe tani tregon sesi ka filluar punë si makinist këpucësh në një fabrikë.

“Jam Romario Mezani 23 vjec, isha me ndihmë ekonomike, merrja 50 mijë lekë. Ishin të pamjaftueshme. Shkova te zyra e punës dhe më ofruan punë. Jam i kënaqur!”, shprehet ai.

Mesazhi i Ramës

MIRËMËNGJES 😃 dhe me shembullin e këtij djali të ri që humbi ndihmën ekonomike, por fitoi punën dhe një perspektivë të re për veten, ju uroj një ditë të mbarë 👍

s.a/dita

March 23, 2018 09:39
Komento

6 Komente

  1. Euro Maloku March 23, 09:47


    Duhet perforcuar poziviteti i kryeministrit ne interes te popullit dhe vendit.Xhelozia ndaj optimizmit dhe vullnetit te tij demton progresin dhe le vend per shprehjen:”Qente le te lehin karvani ecen perpara!”

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 March 23, 09:58

    fantastike!
    sa i zoti qënka romario që paska bërë këtë video!!
    me të vërtetë qeveria jonë bën gjithçka për të futur dembelët shiptarë në punë!!punë ka sa të duash por njerëz nuk ka që të punojnë!!o mjaftohen me 50shen ose ja mbathin jashtë!!
    duhet të fillojmë e të kërkojmë dhe ne sa më shumë emigrantë!!
    si e thotë dh eromario,50 shja ishte pakë,prandaj duhej të shkonte të punonte!!
    po të ishte nja 55 apo 60 nuk do të kishte qeveri ta çonte në punë!!i dilte e i tepronte!!
    ps:romario,videon tjetër bëje me kualitet 4K,del më bukur!!

    Reply to this comment
  3. Lili March 23, 11:11

    BBOOOO sa thjesht qenka me gjet pune ne Albanistanin e Zotni Rames
    po ne Shqiperine reale sa kane shkuar ne zyre e kane mbetur pa asgje

    Reply to this comment
  4. Kris 1 March 23, 13:48

    Kush i paguan keta qe pergatisin emisionet e Rames?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*