Rama: Nuk negociojmë interesin kombëtar për hir të fqinjësisë së mirë

May 27, 2015 12:53

Rama: Nuk negociojmë interesin kombëtar për hir të fqinjësisë së mirë

Në konferencën me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri Rama u pyet ku teksa po rregullon marrëdhëniet me Serbinë po prish ato me Greqinë.

Për këtë kryeminisitri tha se nuk mungon vullneti i qeverisë shqiptare, por nuk ka asgjë për tu çuditur pse shteti shqiptar po kërkon nga pala greke, informacion për kërkimet në det.

Rama shtoi se Shqipëria nuk mung të negociojë interesin kombëtar për hir të fqinjësisë së mirë.

“Nuk kemi asnjë problem me qeverinë e Athinës. E kam uruar Cipras, e kam ftuar për vizitë në Tiranë  dhe do isha i lumtur të vizitoja Athinën.

Nuk shoh asnjë arsye që as Athina dhe as qarqe mendimtarësh apo politikanë në Tiranës të çuditen pse shteti shqiptar kërkon nga pala greke, informacion për kërkimet në det.

Ndërkohë që nuk është sekret dhe nuk ka filluar me qeverinë e re të Athinës, përpjekja jonë për të gjetur gjuhën e përbashkët që për ne është çështje e interesit kombëtar dhe interesi dypalësh, ajo e kufirit detar. Ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë si me qeveritë e shkuara dhe kemi mbajtur hapur kanalin e dialogur lidhur me çështjen e detit.

Nuk do negociojmë interesin kombëtar për hir të fqinjësisë së mirë’,  përfundoi Rama.

May 27, 2015 12:53
Komento

2 Komente

  1. 666 May 27, 13:19

    Na e futi Sala,na la ne lufte kokserbi i mutit.

    Reply to this comment
    • Rryma të forta May 27, 14:17

      Do të na i futë saliu prapë z. “666” sa kohë që rilindasit i bëjnë temenara dhe sa kohë që shqiptarët nuk po bëhen Avni Rustemë! Ju siguroj se me rilindasit shpëton?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*