Rama nxjerr videon e mjekëve të urgjencës së QSUT-së, ja ç’shkruan

December 7, 2017 08:57

Rama nxjerr videon e mjekëve të urgjencës së QSUT-së, ja ç’shkruan

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka zgjedhur t’iu urojë qytetarëve shqiptarë një ditë të mbarë sot, shoqëruar me nje video të punës së mjekëve të Urgjencës që ndihmojnë  në qendrat e evakuimit banorët e përmbytur nga rreshjet e dendura të shiut.

MIRËMËNGJES,

dhe me këto pamje nga puna e pandërprerë e ekipeve të mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore në qendrat e evakuimit dhe shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, mjekët e shërbimit të Urgjencës në  Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” plotësuan një “Memo” ku paraqitën dorëheqjen e tyre nëse nuk do të rregulloheshin kushtet e punës. Kryeministri Rama nuk ka bërë asnjë reagim pas kërkesës për dorëheqje të tetë mjekëve, drejtuar edhe vetë atij.

December 7, 2017 08:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*