Rama: Operacioni ndaj biznesit ka rrezik të jetë i pabarabartë e i padrejtë

November 2, 2015 12:20

Rama: Operacioni ndaj biznesit ka rrezik të jetë i pabarabartë e i padrejtë

Kryeministri Edi Rama thotë se aksionet antiinformalitet nuk synojnë ndëshkimin e biznesit, por vendosjen e tij në rrugën e ligjit.

Gjatë një fjale në Fakultetin e Shkencave Sociale, kreu i qeverisë u shpreh se gjatë zbatimit mund të ketë pasur padrejtësi, por ky nuk është qëllimi i aksionit.

“Operacioni ka edhe një rrezik tjetër, që mund të jetë i padrejtë dhe i pabarabartë. Mund të shikohet dhe të zbatohet si ndëshkimor, edhe pse nuk është kjo arsyeja kryesore. Biznesi është sfilitur nga kanceri i informalitetit. Ky nuk është aksion, por proces që synon transformimin në Shqipëri. Ndryshimet e legjislacionit kanë krijuar problëme për ju lidhur me informimin për të qenë brenda kuadrit ligjor”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri premtoi lehtësi për biznesin e vogël, duke theksuar se për tregtarët ambulantë nuk do të ketë më asnjë taksë.

“Por, qeveria po trajnon tatimorët. Kjo po ndodh gjithë javën përfshi fundjaven. Ne do të trajnojmë biznesin e vogël. Do të përgatisim edhe nje manual. Do të trajnojmë bizneset e vogla për detyrimet që duhet të plotësojnë dhe si duhet të mbrohen nga arbitrariteti i administratës tatimore. Administrata është larg integritetit që synojmë”,, ka shtuar Rama. /Dita/

November 2, 2015 12:20
Komento

18 Komente

  1. Tironci November 2, 12:08

    ne fier kane sekuestruar dyqanin e nje kepucari, evazion te madh paska shkaktu ky dreq.

    Reply to this comment
  2. Futja kot November 2, 12:16

    LartGjatesia e Tij, VeshGjati, me shtet informal, qe punon te shtune e te diele pa urdher pune, ne kushtet e shkeljes se Kodit te Punes, pra ne informalitet, a mund te me thoni dot se si do t’ia beni?

    Reply to this comment
  3. si do veje kjo pune dhe ti si ai je November 2, 12:25

    antishqiptari i radhes zoti kryeminister me kompanine ende kure nuk je i zoti te hapeshe pune per popullin tende atehere beje me te bukuren meri me force biznesite te vogel vetem sigurimete shoqerore dhe leje te punoj ate qe ju si politikane te te gjitha niveleve nuk po mundni tia jepni se vetem per te vjedheure e grabiture per veten tuaje jeni dhe kjo gjndeje nukeshte nag biznesi i vogele po na teroristate antishqiptare qe sunduane keto 25 vita prndaje beje me te bukuren dhe kjo eshte e bukura

    Reply to this comment
  4. bregdeti November 2, 12:38

    EDHE SIKUR TE BEHET KESHTU: “Te gjithe ata qe jane ndeshkuar deri me sot jane te falur! Kush ka bere burg shpallet i pa fajshem dhe rimbursohet nga..????…Kush eshte gjobitur dhe ka paguar gjoben do ti kthehet mbrapsh shuma e paguar nga..???…Kush eshte gjobitur por nuk ka paguar nuk do te pagoje dhe konsiderohet i pa fajshem….PO STRESIN, TRONDITJEN, MERZITJEN, TRYSNINE, PAGJUMESINE, LODHJEN MENDORE, MAKTHIN- KUSH DO TA PAGUAJE????

    Reply to this comment
  5. Ajaxs November 2, 12:52

    Rama duhet ta shtypesh kete Popull,ta vjedhesh dhe ta nenshtrosh dhe, do shikosh se do te doje me shume.

    Reply to this comment
  6. alban November 2, 13:01

    njerit i kane sekuestruar bicikletat qe po u bente pulle se skishte kase dhe nipt. bicikletat i kishte te botes. per gjene me te vogel edhe po hodhe nje p…. te vene gjobe. tjetrit i erdhi djali 16 vjec te shihte ibternetin ne qendren e punes per qejf i vune gjobe se se ka te siguruar. hahahahha. te hengsha shtetin o Edo

    Reply to this comment
  7. lirmeta November 2, 13:02

    eh eh patem shume shprese tek ti por edhe ti nuk ndryshoke nga paraardhesi yt. Me duket se ka pasur nje incident aty tek fakulteti ku dikush i ka gjuajtur kryeministrit me veze por nuk po e pasqyron as edhe nje media ?????

    Reply to this comment
  8. rolo November 2, 13:13

    Po ose hiq drejtoreshen ose ik vete

    Reply to this comment
  9. ARGITA November 2, 13:15

    PO TV KLANIT JU BE KONTROLLI A MORTJA QE SU HA JU VURI KATUNDARI PERPARA TAULAN KU JE PSE SFLET PO MERESH ME GRATE E PARLAMENTIT

    Reply to this comment
  10. asd November 2, 13:29

    Lesh o lesh!!!

    Vetem ti po i hyne zbathur nje rruge te mbushur me qelqurina te thyera nga paraardhesi…

    U mbush arka e buxhetit me leshin e berbereve,me mballomat e kepucareve,me specat djegese te fshatareve,me facoletat e lypsareve,me…qirinjte e neteve te gjata ?!?!…

    Nje nilion shpullat po i rikthehen miletit njemilion kamzhike !!!

    Po i therret mendjes mileti, se gelbazat e hedhura lart i jane ngjitur surratit…

    Ku jane peshkaqenet, lavreket,kocat…se cironkat dalin vet ne zallishte nga baticat zbaticat…

    Ku jane Ata ?!?!…

    Lesh o lesh …Dikush kete milet po e perqesh…dhe b… po i perkedhel nje Presh…

    Hajeni Torten e ditelindjes se Dita-s se sdihet mbase shkoni te gjithe per Preshin e njemilioneve qe po e rrisin ne lesh…

    Reply to this comment
  11. Arben November 2, 14:14

    LARTEGJATESIA E TIJ TE FORMALIZOJ NE RRADHE TE PARE TENDERAT SHTETEROR QE ESHTE SI RREGULL SE NUK JEPEN PA PAGUAR ME PARE BAKSHISHIN.

    KRIMINELAT NE LITAR.

    Reply to this comment
  12. Mjere ky popull.. November 2, 15:21

    Po provoje njehere padrejtesine ne kurrizin tend, o z. Kryekapister.

    Provoje njehere se çdo te thotë te mos kesh buke ne shtepi dhe veshmbathje per femijet.

    Provoje njehere, njehere te vetme….

    Se mos vetem tatimoret, tere veglat e shtetit tend demagogjik jane turrur duke dhunuar njerezit e thjeshte, policet rrugore qe si kuçedra presin shoferet te bejne edhe gabimin me te vogel njerezor per ti ndeshkuar ne maksimumin e mundshem, mjeket qe rrjepin perdite viktimat e rradhes, monopolet qe po mbysin kete popull…

    Te votuam se premtove shume, por mos harro se edhe ne premtojme shume per te mos votuar me kurre…

    Reply to this comment
  13. NE November 2, 15:59

    A te kujtohen gjobat “POLITIKE” fale ne 2013 ?, Besoj se kane qene te gjitha te ligjeshme, e tani do e paguash ate falje. Nga falja tek 10 fishimi i gjobave eshte ne mes nje logjike LESHI.
    DUA T’JU THEM SE SHTETI ESHTE I SHQIPTAREVE DHE NUK JUA KANE LENE BABALLARET TUAJ (JU QE QEVERISNI)
    I KENI MARRE VOTAT TA MIREADMINISTONI KETE VEND E JO TA SHISNI ME KONCENSIONE E ME THE E TE THASHE.
    THJESHTE NUK ESHTE PUNE PASIONI E SEDIMENTI

    Reply to this comment
  14. Emili November 2, 18:40

    Nuk eshte faji i tij por i atyre qe ja emeruar. Po e marin ne qafe.

    Reply to this comment
  15. Kris 1 November 2, 19:15

    Sot Jozefinia Po nxitonte te dilte nga selia e Pd.Ne dore mbante nje meter.Doktori kur e pa qe Po nxitonte e pyeti:
    Ku po shkon me kaq nxitim.?
    na kryeministri-tha Jozefinia
    Po metrin perse e ke marre?
    Do te mase ate te gjatin
    Po pse -pyeti doktori.
    Ma ka kerkuar Balla.Me tha hajde na mat.Dhe une Po shkoj

    Reply to this comment
  16. anonim November 2, 23:13

    BURG ! BURG ! BURG ! BURG ! BURG ! BURG !

    Plako,mos e rruj fare se do te ikesh dhe nuk do te kthehesh kurre me !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*