LUFTA NDAJ DROGËS / Rama: PD-së i janë prekur interesat, s’besoj ta fusin Donald Lu-në tek dekriminalizimi

September 16, 2015 12:01

LUFTA NDAJ DROGËS / Rama: PD-së i janë prekur interesat, s’besoj ta fusin Donald Lu-në tek dekriminalizimi

Kryeministri, Edi Rama gjatë konferencës së mbajtur në Pallatin e Kongreseve për paraqitjen e arritjeve të Policisë së Shtetit në luftën kundër drogës, tha se në dy vite është transformuar imazhi i Shqipërisë.

Policia e Shtetit në këto dy vjet ka bërë padyshim një kthesë historike për rendin ligjor në Shqipëri, për pozicionet e reja mes shtetit dhe krimit për sigurinë dhe perspektivën e gjeneratave të tjera”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë më tej shtoi se, opozita po përbalt policinë në një kohë kur faktet flasin ndryshe.

“Vetëm 7 % i gjithë sasisë së mbjellë është shkatërruar në 2013-ën, dhe pjesa më e madhe në 3 muajt kur ne morëm detyrën dhe e shpallëm këtë luftë, ndërkohë që janë 99.2 % (jo shifra të ministrit dhe qeverisë, se ne jemi kokë e këmbë të lidhur me krimin) këto janë shifrat e Guardia di Financias që këto fotografi ajrore i kishte edhe në 2011-2012-2013, jua vendoste përpara të gjithëve atyre që ministri përmendi, si ministra të Brendshëm ata para jush janë askush. Në gjuhën e tyre do të thuhej flinin mbi kanabisin”, tha ai.

Rama në fund tha se opozita çdo ditë shpik fabul, modë që e kanë përqafuar dhe ambasadorët.

“Nëse do të ndiqnim logjikën e opozitës, dhe do të ndërtonim të njëjtën fabul, se është bërë modë këtu dhe i mirëkuptoj partnerët tanë që e kanë përqafuar këtë modë, se është komode, të gjithë janë njësoj – të dyja palët kanë faj, etj etj…kjo është një modë që unë e kam neveritur. Nëse ne do të ndiqnim të njëjtën vijë logjike çfarë duhej të thonim për ministrat e Brendshëm që sot predikojnë sikur të ishin engjëjt e antidrogës së rënë nga qielli i virtyteve? Pse kanë fjetur gjumë mbi gjithë këto harta. Pse në 2011-12-13 nuk kanë bërë asgjë, për të reaguar dhe për të shkulur këtë kancer nga trupi i Shqipërisë. Kanë qenë kokë e këmbë të lidhur me industrinë e këtij aktiviteti kriminal. Në logjikën e tyre kanë fituar miliarda dhe duhej të ishin të parët që të përgjigjeshin. Unë kam vetëm një besim që më mban në këtë betejë. Përtej pallateve të mbledhjeve dhe kongreseve, përtej mediave dhe ekraneve e gazetave, përtej gjuhëve dhe lapsave ka një popull që nuk ja ha qeni shkopin. Dhe unë i besoj shumë atij populli që është spektator i këtij teatri absurd ky policia lufton si kurrë më parë me krimin, me drogën, korrupsionin dhe është e akuzuar si asnjëherë më parë, jo vetëm nga opozita po nga një sërë segmentesh të lidhur me njëri-tjetrin”, u shpreh Rama.

Pasi e cilësoi reagimin e opozitës si prekje të interesave dhe jo thjeshtë luftë politike, Rama e mbylli fjalën me një batutë për dekriminalizimin duke përfshirë dhe ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu.

“Gjithçka sot u shfaq këtu dhe fatmirësisht mori vulën e dy partnerëve, dy ambasadorëve që u përfshin drejt për drejtë në emër të shteteve të tyre në këtë përpjekje, nuk besoj se ishin gënjeshtra dhe nuk besoj të fusin ambasadorin amerikan tek ligji për dekriminalizmin”, tha Rama.

September 16, 2015 12:01
Komento

26 Komente

  1. shqip September 16, 12:10

    Me mencurisht nuk thuhet,bravo kr/ ministri im.

    Reply to this comment
    • eliott September 16, 15:30

      Ngele duke ber batuta o edi.
      Me shum pun e me pak fjal o rob zoti.
      Se po na e can bythen ca si shum me then t drejten

      Reply to this comment
    • arbereshi September 16, 20:54

      Bravo kryeministri im, ti mire ben qe ke besim tek populli yt por duhet te jesh me i bindur qe shumica e ketij populli ka nje ngerc moszhvillimi dhe zoterohet nga nje injorance e pergjitheshme qe eshte ne permasa te medhaja keto 25 vitet e fundit

      Reply to this comment
  2. front September 16, 12:20

    Per sa kohe Berisha eshte ne politike do te sabotoje Ramen dhe kedo tjeter! Politika shqiptare duhet te pastrohet nga vrases si 2B-te!

    Reply to this comment
  3. Altin September 16, 12:35

    Shume gabim e kane ata qe thone se ju Z.Rama dhe grupi juaj jane njesoj si Saliu dhe salistet.Ju jeni me keq se ata,shume me keq.Ne disa ministri qe kane te besuarit tuaj kurre me pare nuk eshte pare nje makuteri si kjo e juaja.Kurre me pare nuk po shperdorohet e vidhet ne OSHEE sa tani,kontrabanda dhe evazioni i biznesit te madh te sjell nder mend kohet e 97-98 kur nuk kishte shtet e gjithe kjo grope e stermadhe e krijuar nga vjedhja tentohet te mbushet me ca therrime nga shtrydhja e tregtareve te vegjel qe mezi nxjerrin buken e gojes.Ne nje kohe qe ne spitalet dhe ambulancat jane plot me mungesa dhe mjete te amortizuara dhe ku nje dite pune 24 oreshe e mjekut paguhet sa nje ore pune e nje pastrueseje ne Amerike,ju shpenzoni mbi njeqind milione euro me koncension dhjete vjecar per nje kontroll mjekesor i cili sic po thone te semurin e nxjerr te shendoshe dhe te shendetshmin e nxjerr te semure.Ne nje kohe qe thoni se s’keni para per mjete dhe materiale spitalore qe kushtojne 10-15 milione leke,jepni pa ju dridhur dora 100 milione leke per gjoja mirembajtje skaneri i cili i blere i ri nuk ben me shume se 300-400 milione leke.
    Edhe per nje gje jeni me te zot se Saliu,mos t’ua hame hakun.Per propagande dhe demagogji.Jeni nje kombinim perfekt i arrogances e makuterise me propaganden dhe demagogjine.Aq sa te makute jeni per xhepin tuaj,po aq arrogante,indiferente dhe shperfilles jeni per ata qe ju sollen ne pushtet.Saliu nuk i vini as tek thoji i gishtit per kete pune sepse ai i mbronte te tijte kurse ju votuesit i tuaj i keni vetem per tu marre voten e pastaj ju vini mbi krye nje grusht ministrash e drejtoresh te babezitur pa pike ndershmerie dinjiteti e morali.

    Reply to this comment
    • emigranti gjermanise September 16, 21:13

      jam ne te njejtat frekuenca me ju altin. ky km nuk eshte apsolutisht stereotipi qe ai ndertoi. propagandoi shume ne fushaten e 2013 meritokracine dhe sot shikojme qe vetem prapanicelepiresit dhe hajdutet, ose sic i quante km dje dallkauket, jane ne pozicione drejtuese.
      vertete qesharak eshte zoti edvin po shko e thuaja, spranon minimumin e kritikes, bile ata qe e kritikojne u flet me gjuhe dallkauku nga me te uletit dhe natyrisht qe se kupton fare sa jokoherent dhe sa diktatorial eshte.
      ajo filozofia pastaj se nuk jane njerezit e korruptuar por sistemi, kjo eshte realisht prej enderrimtari komplet utopist.
      sdq flm shume per te disatin zhgenjim dhe ik sa me pare e pikturo ndonje peisazh te vdekur!

      Reply to this comment
  4. Asadi Doli, Viçi s'Doli September 16, 12:40

    A ka politikane ky vend qe ta qeverisin vendin, pa qene nevoja te na tregojne peralla ambasadoresh?

    Reply to this comment
  5. Mark .uk September 16, 12:42

    Mund te jene prekur interesat PD,po ama droga me avion po transportohet ne kohen e rilindjes.Biles ne qeverisjen tuaj jan zbuluat nga te jashtmit edhe fabrika kokaine o Edver Rama.

    Reply to this comment
  6. gezim September 16, 12:57

    Kur kritikohet kjo mozhorance nuk nenkupton krahasimet me berishaj & co por kerkesa per nje shpejtesi me te madhe ne reforma, deklarat e te nderuarit Ambasador jane kritika dhe per Ramen pasi duhej reforma radikale ne institucionet me llalla apo vishnjet. Prandaj ska se cpret dhe ska pse te futet ne debatet shterp qe opozita po e terheq .

    Reply to this comment
  7. kristua September 16, 13:05

    Si nuk ka fije turpi e ndergjegje ky lloj kryeministri? Hashashi i mbjelle ne 2011, 2012 dhe 2013 eshte korrur atehere dhe nuk ka mbeteur pa korrur, o Edi Rama.Genje antaret e verber te PS-se por jo gjithe popullin, se nuk e genjen dot. Turp per te vare veten e jo per te dale sic dole sot.

    Reply to this comment
  8. emigranti i papune September 16, 13:15

    Droga qe sekuestrohet, a mund te me jape pergjigje k/ministri se ku shkon? Jane qindra tonelata! Apo e shet mafia e shtetit me avione !!!!

    Reply to this comment
    • Kris September 17, 06:07

      Droga nuk sekuestrohet. Ajo thjesht mblidhet ngal forcat policore dhe pastaj niset drejt Italise me avionet ” mishkonja”. Kjo eshte gjetja me e zgjuar e kesaj qeverie, krahu i punes paguhet nga buxheti i shtetit.

      Reply to this comment
  9. S.p. September 16, 13:17

    Spektakel qeveritaro-policore dhe ambasador te thirrur nga halli per tu justifikuar per ate cfare po ndodh ne Shqiperi me drogen, police te thirrur me urdher per te mushur Pallatine Kongreseve se do mbaj fjalim Tahiri me Ramen e ndonje ambasador qe me shume dukeshin se i kishin thirrur e jo ftuar.

    Reply to this comment
  10. Ramiz Agaçi September 16, 13:32

    JU ZAGAREVE, HURI POPULLOR

    do jua thyeje jo koken, po kembet e brinjet, per t’ju mbajtur gjalle per te dhene llogari per krimet qe bete e do beni deri ne diten e gjykimit universal. Eshte mire qe e ditke rraportin e zagareve me hunjte e shqiptareve !

    Askush nuk beson ne “ndershmerine” e Zaganit, aq me teper ne “çiltersine” tuaj te zgjyrte, çuni i Kristaqit firmatar urdherash per varje poetesh shqiptare. Dukej nervozizmi me te cilin u permallove para nje grupi punonjesish policie te sjelle ne Pallatin e Kongreseve me forcen e kercenimit, me forcen e buke-negimit, me forcen e gangsterit qe ndeshkon edhe mushkonjat po ti fluturojne rreth vesheve dylle-mbushur, nga lufta per jete a vdekje qe beni me sapunet.

    Faktet jane me kokeforta se jargezimet me hip-hopet e perballimit tend me realitetin, Ato nuk mund ti ndryshosh as ti dhe as ata qe te mbajne me kenge e valle daullzhurmuese. As po te tentosh te hedhesh “Napolonin” me shamine e virgjerise, sepse duke mbrojtur deri ne ekstaze gangsterin Tahiri, nuk le as edhe nje shteg te dyshimte interpretimi sa i zhytur je vete ne kete zezire kriminale.

    Audi e rregjistruar ne TIMS, eshte ne emer te gangsterit tend Tahiri, edhe vozuesit e saj, kushurinj te tij, jane koke-qepet e droges ne jugun tend gjysme prinderor. Edhe gomonja e ruajtur ne Korfuz eshte e gangsterit Tahiri, edhe netet perrallore te kaluara ne Imperial te Korfuzit, nuk mund ti fshish me hulla-hopin tend prej te semuri psiqik.

    Me sa eshte publikuar, Zagani nga proku-leshet tuaj akuzohet vetem per dhenje informacioni nje oficeri italian te Guardia di Finanza, duke e klasifikuar si “abuzim ne detyre” dhe aq. Askush nuk ndjen simpati per nje personazh te tille, e vetmja “merite” e tij eshte se nga planci ju nxori gjithe krimet qe keni bere, beni e do vazhdoni te beni, ne dem te mireqenjes se shqiptareve qe i tradhetuat qe diten kur u bythengulet ne drejtimin e ketij vendi te martirizuar.

    Nuk besoj te ndihesh i çliruar nga “mbeshtetja figurative” qe te paska dhene Donald Lu. Ai ishte i vetmi qe nuk vuri kufjen e perkthyesit. Dhe jo se kupton deri ne gjeneze gjuhen shqipe te folur nga ti, po me shume per broçkullat qe ishte i bindur se do nxirrje nga gojerrefimi yt lote-ndjelles. Amerika ju njeh me dhembe e dhemballe sa te zhytur jeni ne krimin e perbindeshem, ndaj te cilit publikisht mundoheni ti tregoni vampirizmin tuaj te ndyre.

    I vetebindur apo i urdheruar, vete Donald Lu, shume shpejt do ju çjerre masken e hipokrizise, me te cilen degjeneruat edhe ate pak krenari qe i mbeti shqiptareve, ne kete bote te mbushur me antishqiptare te te gjitha ngjyrave, per te ngelur ne temen qe aq shume te eksiton.

    Edhe nje keshille te fundit: nga sa verejta ne “show”-un qe bere ne kete paradite, opaciteti qe mbeshtillte puèpilat e zmadhuara, me jep shkas te mendoj se paske probleme me melçine e zez,mbase nje hepatit qe vetem ti e di ku dhe si e ke “dashuruar” …..

    Reply to this comment
  11. info-analitike September 16, 13:47

    Ore po ky zymbyli i gjate sikur do te na sillte fakte e prova e jo te bente qyfyret e tij bajate. Te mbash punonjesit e shtetit me detyrim per te degjuar nje ligjerate te cartur eshte papergjegjshmeri totale.

    Reply to this comment
  12. alban September 16, 13:53

    Thash se cfare do degjoja,emra,grupe mbeshtetesit e tyre politik,autokritik qe duhet te benim me shume per luften ndaj krimit te organizuar,qe asnje rrugac nuk do kete mbeshtetje politike,qe do kerkonin falje qe nuk kane zbuluar asnje krim te rende qe nga vrasja gjyqt. e deputetit,e Santos,rrembimin e deshmimtarit ne fushe Kruje etj.Por degjojme propagande boshe qe dhe lopa si pertyp me.

    Reply to this comment
  13. Anita Zhoga September 16, 14:04

    Kush je ti Mark.uk me mire vendose Mark .vicidol se kuptohesh si shpellar qe je ne cdo fjali sa te paguajne ?????

    Reply to this comment
  14. Anita Zhoga September 16, 14:07

    Ramiz Agaci na eshte mllefosur shume kush je ti Nul fshatari i ziu ti je bere per te ardhur keq !

    Reply to this comment
  15. Anita Zhoga September 16, 14:09

    Ramiz Agaci na eshte mllefosur shume kush je ti Nul fshatari i ziu ti je bere per te ardhur keq !

    Gjej nje fature qe Tahiri ka paguar ne Imperial dhe ne do te pershendesim ndryshe je nje ndyresire e shpifes i pabese

    Reply to this comment
    • Ramiz Agaçi September 16, 16:19

      U pastrove aty ne mes moj zhuge babruje? Se edhe shqipen e paske me te degjuar me sa shikoj.
      Pikerisht per fatura te paguara nga drog-dealers behet fjale. Te dhenat i ke ne kete faqe on-line te disa diteve me pare.

      Reply to this comment
  16. Agim e Alban Dega September 16, 15:08

    Opinione nga larg

    NGA “REPUBLIKA E LAZARATIT” DHE “KANABIS BERISHES” NE …
    MODEL KUNDER DROGAVE

    – Nje pasqyre model e nje lufte te fituar ne vetem dy vjet …

    – Nga Agim e Alban Dega, Nju Jork

    Vetem ne dy vjet

    Ndoqem drejtepersedrejti Konferencen e sotme te organizuar nga qeveria shqiptare per suksesin e shkelqyer ne luften kunder droges. Ishte ora 5 e sjysem e mengjezit ketu ne Nju Jork
    Shifra dhe fakte te gjalla…
    Fjale e fakt … Fjale e foto… Fjale e realitet
    Nje analize reale e shkelqyer.
    Nje veprimtari shembullore per nje lufte shembullore jo vetem per Shqiperine por edhe Evropen e Boten ne pergjithesi.
    Nga 330 hektare me droga te mbjella ne Shqiperi sot ka rene ne me pak se 43 hektare. Vetem ne dy vjet.
    Nga kanabisi qe kishte shpallur Republiken e Eskobarit nen hunden e Saliut ne Tirane apo Fushe Kruje ne Lazarat apo mbare Shqiperine, ne kanabisin qe po e zhbijne edhe ne shkrepat e Vermoshit apo humbetirat e Lumes se Gashit ne vendlindjen e Saliut….
    Nga rreth vetem 7. 5 per qind e droges se kapur para dy vjetesh ne mbi 99 per qind e droges se kapur ose djegur ne vetem dy vjet.

    Me gjuhen e fakteve

    Nga Shqiperia e rrenuar nga droga ne drogat e rrenuara nga Sqhioperia ne me pak se dy vjet !
    Nga Republika e Lazaratit dhe Canabis Berishes … ne model boteror per luften kunder droges.
    Rreth 5000 police te angazhuar ne kete lufte titanike per nje shtet te vogel; e te varfer si Shqiperia…
    Nje pjestar i tyre i rene ne krye te kesaj lufte vertete titanike ne me pak se 2 vjet. Nje deshmor ose hero. 5- 6 te plagosur.
    150 000 forca policore e ushtarake pat mobilizuar Kolumbia ne dy vjet lufte kunder karteleve te kokaines…
    Mbi 4.500 te vrare…. mbi 20 000 te plagosur midis forcave te rendit… 4 000 numri i viktimave midis kultivuesve dhe tregtareve te saj.
    Jemi krenare per vendin tone. Jemi krenare per bijte dhe bijat me uniforme te vendit tone.
    Jemi krenare sa per Edvin Ramen aq edhe per per Saimir Tahorin , per ministrin e Brendshem me te suksesshem jo vetem te Shqiperise, sic e kemi deklaruar disa here.

    Sa brutale edhe te trashe….

    Jemi krenare per qeverine e vendit tone te lindjes qe e ktheu ate nga Kolumbia e Evropes ne kohen e Lul Mul Sal Vicidol Lazaratit ne shembullin e luftes se suksesshme me nje minimum viktimash.
    A nuk e pohuan kete fakt me gojen e tyre edhe ambasadoret italian e amerikan ne Tirane.E Mafia politike e mediatike shqiptare nderkombetare e narkotrafikut e korrupsionit , e kryesuar nga Sali Eskobari e banda e tij e gangstereve nuk lane shpifje e balte, sajim e trillim pa perdorur per te baltosur e llangosur kete qeveri.
    Sa per Shqiperine, askush e asnjehere nuk e ka baltosur e llangosur me shume se kjo bande gangsteresh me Berishen ne krye.
    Sulmoje armikun ne piken me te dobet te tij, thoshte Makiaveli. As kete nuk dine ta bejne
    Keta as te shpifin nuk dine. Keta as te luftojne nuk dine.
    Sa brutale aq edhe te trashe !

    Drejtesia vonon por nuk harron !

    Perdorin deri edhe nje bastard te diskretituar e degjeneruar te narkotrafikut berishain, nje kriminel fierak qe nxirrte ne prite koleget e tij per te njollosur kete sukses qe e lartuan emrin e policise dhe te shtetit shqiptar.
    Sa brutale aq edhe te trashe !
    Nuk kane faj mjeranet e krimit te organizuar. U ka hyre lepuri i shtetit ligjor ne bark.
    I ka zene tmerri i krimeve te pandeshkuara nga impuniteti i vetdhene.
    I ka kapur paniku i reformes se drejtesise. i ka kapur tmerri i dores se hekurt te drejtesise qe po afron mbi impunitetin e Luigjit te 14te, lexo Saliqit.
    Drejtesia vonon por kurre nuk harron.

    Reply to this comment
  17. SuloKapedani September 16, 18:01

    Kur lexon disa komente debilesh nuk ke edhe ç’fare te komentosh sepse me te tille harxhon kohen kote.Me qè kam pak kohe ne dispozicion po shkruaj dy fjalè.Dikush permend se ky Rama na çau bythen duke derdèllitur kote.Po mire more derzi pse kruesh me Ramen.kur te paska çarè bythen tènde?Athere shko te baba doktor psikopati tè ta qep dhe saldoje mire ,pastaj dil e lufto me Ramen.Po jeni mesuar me u çare ,u çafshi dhe ashtu ngelshi bytheçaret e shpellarit se nuk u ben pershtypje.

    Reply to this comment
    • info-analitike September 16, 18:29

      Pastaj ankoheni per diplomat e plepave. Ja lexoni xha Sulon e do te kuptoni cfare do te thote “njerez te shkolluar e te rilindur”.

      Reply to this comment
  18. Kris 1 September 16, 18:10

    Pas ketij fjalimi pritet djegia e Raishtagut.

    Reply to this comment
  19. Toni September 17, 03:27

    Bravo Edi Rama. Vazhdo punen per normalizimin e Shqiperise. Jemi krenare per te gjtha arritjete policise dhe qeverise tende. Leri keta larot e Berishes te lehin nga inati. Po nxjerrin shkume nga goja nga inati qe u preve miliardat. Te huajt jane per rrenimin e Shqiperise. Sigurisht cdo ‘JO’ qe u thuhet ka pasoja ne stabilitetin apo destabolitetin e vendit. Punojne per te nenshtruar ‘TY’ dhe qeverine tende sepse u the jo per pastrimin e kimikateve helmuese. Ti vazhdo punen sepse ke mbeshtetjen e atyre 1 milioneve qe te dhane votat. Qente le te lehin. Politikat e tyre kurva e cuan Shqperine ne kaosin 25 vjecar. Ata i dine te gjitha por nuk duan qe ta pranojne, thjesht, per te vene ty dhe qeverine tende nen kontroll. Mos u dekurajo. Do te ngelesh ne histori si kryemnistri me i mire i te gjitha koheve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim