“Shtatori, zgjedhje në PS. 30 qershor s’patëm prioritet rezultatin”

July 15, 2019 11:38

“Shtatori, zgjedhje në PS. 30 qershor s’patëm prioritet rezultatin”

Në datë 22 korrik socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare. Data është vendosur në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS-së që u zhvillua në orën 10:00, ndërsa u drejtua nga kryeministri Rama.

Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së në një prononcim për gazetarët, kryeministri tha se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, pasi detyrat janë bërë.

Pjesë nga prononcimi i Edi Ramës

Nuk kisha ndërmend të flisja, por meqe ishit këtu në diell… Sot kemi bërë një diskutim mbi gjithë pasqyrën e 30 Qershorit. Kemi parë me kujdes cdo qark, cdo bashki, kemi diskutuar po ashtu për mbledhjen e asamblesë kombëtare ku sigurisht do të flasim për cka është bërë dhe atë që do të bëjmë në vijim pas pushimeve dhe gjëja më e rëndësishme është që kemi hapur një diskutim për ta cuar në një nivel tjetër organizimin e PS-së.

Në cdo bashki që deri dje është qeverisur nga e djathta do ndërtojmë një proces solid në raport me administratën për të mos shfaqur asnjë tendencë prej pushtuesi për të respektuar të gjithë ata që sot punojnë në këto bashki, për të mos prekur asnjë grua apo vajzë në radhë të parë që figuron në administratën bashkiake.

Nuk ka ndryshime në qeveri, janë fantazi që burojnë edhe nga temperaturat e larta. Kam thënë që janë një sërë detyrash për t’u bërë dhe nëse janë bërë.

Në shtator do të hyjmë në proces zgjedhor në PS, pas asamblesë do të flasim më shumë, të gjitha organizatat, forumet dhe kryesia do të rizgjidhen.

Do ta shakrkoni Metën që e emëruat vetë? Nëse po keni menduar për një emër për zëvendësimin e tin?

Kur të përfundojë procesi. Kemi kohë të flasim.

Drejtuesit që nuk kanë arritur rezultatin e pritshëm?

Nuk kemi pasur prioritet rezultatin, por procesin.

e.t./dita

July 15, 2019 11:38
Komento

3 Komente

  1. MH July 15, 12:43

    Si te kuptojme ty ore krieminister.Kur detyrat behen bile shume mire ti zotrrote i leviz ministrat.Kur ministri i jashtem Bushati jo vetem i kishte kryer detyrat por e cilesove si shume mire dhe e shkarkove.Tashti perseri ministrat i kane kryer detyrat dhe i mban ne detyre.A mundet te dijme se si e ka tabjatin per keto pune sepse keshtu sic praktikohesh i themi hane hane.
    Ne uzadajen e SPAK-ut presim te njohim edhe bileten e udhetimit tend per ne Rec se nuk je fort burre i mire edhe pse ne te vertet ky pushtet (qeveri) asht ma e mire se cdo tjeter ne keto 30 vite.E bejme urimin ne shpresen e SPAK-ut qe te kemi qeveri apo pushtet gjithmone te mire ku ndryshimi tyre te ke sa ma pak diference qeverisje ne favor te sherbimit te popullit qe ju voton.

    Reply to this comment
  2. bart72 July 15, 14:16

    Beju rrobet evgjiteve dhe fshatarevre bythqire tironc

    Reply to this comment
  3. mirel July 15, 16:06

    Po rezultatit ja pe fundin, dhe tani te intereson procesi.
    Fitore fitore..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim