Rama, Berishës: Mbaroi filmi me gogla, jeni të gjithë të trembur

February 8, 2018 12:38

Rama, Berishës: Mbaroi filmi me gogla, jeni të gjithë të trembur

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ironizuar interpelancat e thirrura nga opozitarët sot në Kuvend. Duke iu drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha ai tha se e vetmja gjë që opozita ka sot është frika.

“Sot për Jeruzalemin nesër për Panamanë, pasnesër për rritjen e temperaturës në polin e Veriut, sepse ju jeni në hall. Do ishit në gjendje të shpërthenit edhe një luftë nukleare nëse do kishit gjë në dorë. Fati juaj lidhet më atë që po ndodh në Shqipërinë tonë të vogël, ndaj e kërkoni shpëtimin larg saj. Sot e kërkoni në Lindjen e Mesme, mjafton të jetë diku larg këtij vendi këtu. Politika juaj është jerm, sepse ajo e shkreta dhe e mallkuara reforma në drejtësi që e votuat këtu me të dyja këmbët në një këpucë, sepse ai vettingu që se ndalët dot, se kjo partia këtu që se mundët dot ju ka futur në një hall të madh”, tha Rama.

“Deshe të thuash 21-dhjetori, se gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi. Ti Sali bashkë me artistin mikun tim Bashën e futët detin në govatë dhe firmosët “tradhtinë” ndaj atdheut për cënim territorial, edhe detin sot jeni gati ta nxirrni rrugëve, vetëm të na nxjerrë matanë asaj grope që po ju hapet përditë, gropa e ndëshkimit të drejtësisë, që ju nuk keni shans ta ndaloni. Ju s’jeni naivë, sidomos ti Sali, ti je i ditur dhe i djallëzuar, dhe jeni të gjithë të trembur. Mes jush ka jo pak njerëz që s’ka arsye të tremben, por po i tërheq frika juaj zvarrë. Hajde te sheshi e të shohim a do bëhet përsheshi. Frika ju bën aluçinantë. Ulërini këtu për Amerikën njësoj si ata kalamajtë e filmit “Mëngjese lufte” që thoshin “o Guri o Guri hajde se po na rrahin”.

Druri i ligjit në kokën e të gjithë atyre që i kanë kusure këtij popullit. Ju vazhdoni bërtisni po nuk e keni me ne, dhe s’jua kemi ne fajin që po ju thyhen arrat. Arrat që ju kujtuat se do i mbani gjithmonë në thesin tuaj. Nuk e gjeni dot në Jeruzalem shpëtimin Sali, strehën që po ju shembet këtu në Shqipëri, dhe nuk po jua shembim ne por streha po shembet, sepse ne në këtë betejë s’jemi vetëm. Jemi me SHBA dhe me BE.

Dhe me SHBA nuk ju bashkon dot Jeruzalemi juve se ju ndan drejtësia. Ju ndan fshesa e Vettingut që donit ta kyçnit në çadër. Ju ndan e ardhmja Sali. Si për mua, si për ti, për të gjithë Shqipërinë.  KLGJ e KLP do ngrihen sot, sot mbaron filmi me gogla, ne do votojmë, ju s’do votoni dhe ato që do dalin nga goglat do jenë organet e reja. Shabani që sharron me sharrë nuk është më fuqia që qeveris këtë vend. Je për t’u admiruar se ke forcë më të madhe se të gjithë këta së bashku, por lëri bijtë e tu të luftojnë. Marrëveshjen e re të detit e di Saliu, më mirë se të gjithë ju, e ka shumë të qartë. Shqipëria me Amerikën nuk ndahen nga vota në OKB,” u shpreh Rama.

l.h/ dita

February 8, 2018 12:38
Komento

11 Komente

  1. lexues lezhe February 8, 13:14

    KA VJEDHUR “POLITIKISHT” PRINCI BERISHA
    Sa herë organi akuzes therret një politikan ose pinjollet e tyre per
    te deshmuar diçka nga zullumet e tyre.
    Menjehere keto mostra hajdute e pelivane te krimit e ngren zerin e
    tyre duke pretenduar se thjeshte po ndiqen dhe perndiqen politikisht!
    Keshtu edhe princi i familjes mekatare Shkelzen Berisha hidhet perpjet
    si krimb moqalesh duke e akuzuar organin e akuzes si te kapur nga
    kryeministri Rama.
    Imagjinoni sot nje super hajdut e bire hajduti e krimineli ku sote e
    gjithe Shqi peria eshte deshmitarare per zullumet e Shkelzenit dhe
    familjes Berisha.
    E ndersa ky klysh neperket tenton te ktheje kahun nga i akuzuar ne akuzus.
    Po ku e ke degjuar o gjakpires ti qe te vjedhesh pasurin e qytetareve
    nuk perbenka veper penale?
    Aha me fal o zuzar i llastuar.
    Me fal zoti hajdut.
    Me fal zoti sekser
    me fal zoti kriminel.
    Jame i pa shkolle dhe nuk e dija qe ju bijte e bimbasheve te tipit
    Berisha keni eksluzivitetin te vjedhni te vrisni te plaçkisni dhe ta
    shisni Shqiperine si te jete pjes e kostumit tuaj.
    Madje per ju hajnia eshte vertyt dhe jo ves. Pse ju te tille keni gemin.
    “Pusho ti prokurori” Shkelzeni me culle e mulle ka vjedhur politikisht.
    Ndaj nuk mund te merret i pandehur ky spurdhjak i botes krimit.
    Fundja detyren ka bere pasi e gjithe kopeja ujqerise qe kullosin andej
    nga Shqupi e kane per nder e yrze te bejne sa me shume krime.
    Shpresojme tu kete ardhur dita e shpagimit ketyre hajnave qe vjedhin
    politikisht!

    Reply to this comment
  2. Bamke Qylollari February 8, 13:18

    Ha,ha, ha, ha, ha ! E po qofte e hajrit o Sali Protopapa …! Do therim dashim qe prine kopene per ty ! E o Bamke qylollari eja njehere ketu tja marrim vendshe ! Eeeeeee…o me sillni ketu Edi Ramen o do tju vras te gjitheve ja si ky Dashi qe kam perpra !

    Reply to this comment
  3. Bujar Karagjozi February 8, 13:30

    LETËR E HAPUR KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

    Zotit Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Tiranë.
    Për ju deputetë të majtë e të djathë.

    Jam një qytetar i Republikës së Shqipërisë. Bëni diçka të mirë për këtë popull heroik, trim, fisnik, liridashës e paqedashës.
    Fizikanti i madh Albert Ajnshtajn ka thënë se sa më shumë pasurohet njeriu, aq më egoist bëhet. Për këtë të veprohet kështu në këto drejtime:
    1.Të ulen rrogat e larta dhe të ngrihet të ultat, si dhe pensionet e larta dhe të ultat, gradualisht, në raportin 4 me 1, domethënë që të mos ketë rrogë më të lartë se 160 mijë lekë dhe më të ulët se 40 mijë lekë; të mos ketë pension më të lartë se 70 mijë lekë dhe më të ultët se 35 mijë lekë.
    2.Ti jepet prioritet bujqësisë, krahas industrisë, transportit e mbrojtjes, që të kemi ushqime bio.
    3.Të bëhet arsimimi dhe shëndetësia falas.
    4.Të hiqen të gjitha përdorimet e plasmasit deri te qeset e bukës dhe shishet e të gjitha llojeve të jenë prej qelqi e porcelani, se gati gjysma e popullsisë vuan nga kancere e sëmundje të ndryshme vdekjeprurëse.
    5.Të mos sillen më plehra nga jashtë, se ne kemi boll tonat për ti ricikluar.
    6.Të hapen fabrika si ajo e qelqit në Yzberisht, afër Kombinatit të Tekstileve në Tiranë, si edhe fabrika të tjera për letër e karton.
    7.Të luftohet me forcë korrupsioni dhe të dënohen rëndë keqbërësit, se po na pakësohet popullsia. Këtë dëshirojnë armiqtë e kombit tonë.
    8.Të mbyllen të gjitha lojrat e fatit.
    9.Të ulen çmimet e banesave dhe qerave, sepse do të na ngelen shumë të rinj e të reja pa martuar për aryse se një dhomë e gjuzhinë kushton 4.5-5 milonë lekë, dhe me qira 15-20 mijë lekë, mëngjes e mbasdite të punojnë nuk ia dalin dot. Gjithashtu taksat, tatimet dhe çmimet e ndryshme të mos ngrihen më.
    10.Të hiqen nga qarkullimi Bibla dhe Kurani, se nuk janë në përgjithësi edukative, përçmojnë gjysmën e popullsisë së botës, femrat njerëzore dhe predikojnë jetën e përtej varrit, nxisin dhunë, luftra e bëhen shkak për vrasje e vetëvrasje si dhe na hutojnë shumë njerëz, sidomos të rinjtë e të rejat tanë. Ne vijmë në kundërshtim me rilindësit tanë, që kanë shkruar kundër feve të ndryshme, se janë përçarëse, si përshëmbull Pashko Vasa Shkodrani, Andon Zako Çajupi e të tjerë:

    O Moj Shqypni

    O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
    Kush te ka qitë me krye n’hi?
    Ti ke pas kenë një zojë e randë,
    Burrat e dheut të thirrshin nanë.
    Ke pasë shumë t’mira e begati,
    Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
    Gja e vend shumë, ara e bashtina,
    Me armë të bardha, me pushkë ltina,
    Me burra trima, me gra të dlira;
    Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
    Kur kriste pushka si me shkrep moti,
    Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
    Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun
    E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
    Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
    I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
    Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
    Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.
    Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
    Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
    Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
    E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
    Si mal me borë, si fushë me lule
    Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
    E s’të ka mbetun as em’n as besë;
    Vet e ke prishun për faqe t’zezë.
    Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
    Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
    Ca thone kam fè ca thonë kam din;
    Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
    Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
    Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
    Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
    Për me ju damun me ju vorfnue!
    Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
    Me ju turpnue me grue e motër,
    E për sa pare qi do t’fitoni,
    Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
    Baheni robt e njerit t’huej,
    Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
    Qani ju shpata e ju dyfeqe,
    Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
    Qani ju trima bashkë me ne,
    Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
    E s’i ka mbetun as bukë as mish,
    As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
    As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
    Por asht rrëxue e bamun trokë!
    Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
    M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
    Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,
    Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;
    Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
    Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!
    Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë
    Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
    Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
    Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
    Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do
    Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
    Para se t’hupet kështu Shqypnia,
    Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!
    Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
    Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
    E mos shikoni kisha e xhamia:
    Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
    Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,
    Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,
    Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë
    Kush mos na e preki, se desim t’tanë!


    Ndërsa rilindasi tjetër, Andon Zako Çajupi, ndërmjet të tjerave, ka shkruar:

    “Tani rroj pa shpresë,
    Ndaj s’dua të rroj
    Si dhe perëndinë tani s’e besoj”

    Ose, në një rast tjetër ironizon zotin, duke thënë, ndërmjet të tjerave:

    “Bëre derr, bëre arinë,
    Ç’pate që bëre Turqinë?!”

    Kurse, në një shkrim tjetër, ndërmjet të tjerave shkruan:

    “Gjithë humbasin gruan
    Mëmën e babanë
    Po ata që mbeten
    Si ti nuk qajnë;

    Pse s’kuvendon mirë
    More punë bardhë
    Cili vdiq një herë
    Dhe prapë ka ardhë?”.

    Ose, “Perëndia=Dashuria”.

    Prandaj, duke ditur, se propaganda fetare, në përgjithësi nuk edukon mirë, duhet të ndalohet, gradualisht, nëpër shkolla, kopshte, çerdhe e kudo, sepse ne jemi shtet laik (ateist) borgjez-kapitalist dhe jo feudal. Ne e dimë fare mirë, se nuk ka jetë të përtej varrit. Gjithashtu dimë, se materia është primare (e para) dhe ndërgjegjia sekondare (e dyta), sepse pa materie s’ka ndërgjegje, ndërsa pa ndërgjegje ka materie. Krimet janë shtuar shumë pas viteve 1990, nga gjëndja ekonomike e keqe, nga streset dhe nga propaganda fetare e feve të ndryshme, sepse lexojnë Biblen dhe Kuranin, që thonë, se kush vuan më shumë në këtë botë do të jetojë mirë në botën tjetër në parajsë apo në xhenet, pas vdekjes!
    11.Të futen, gradualisht, të gjithë njerëzit e aftë në punë.
    12.Kur të bëhen votimet vendore e parlamentare të marrin pjesë në votime edhe diaspora, të gjithë pa përjashtim, që janë 18 vjeç e lart, 100%.

    Me respekt,
    Bujar Karagjozi

    Reply to this comment
    • Anarkia Shqiptare e viti 1924 dhe 2018 February 8, 13:53

      Keni te drejte. Shume sakte !

      Ideja juaj perputhet me idete e Fan Nolit ne 1924

      Pjesë nga fjalimi i mbajtur në Parlamentin e Shqipërisë në vitin 1924 por që tingëllon njësoj aktual edhe sot

      E para, anarkia fetare: katër fe të ndryshme, që s’kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.
      E dyta, anarkia sociale: këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu, beu më bujk se bujku. Kini një shembull të bukur në Partinë Popullore, e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve dhe oxhakët më të vjetër, kur anëtarët e kësaj partie lëvdohen që kanë shpëtuar prej bejlerëve.
      E treta, anarkia morale: këtu qeni s’njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita-ditën si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.
      E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një ditë, si me magji, tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë lëftuar për “harfet” e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkreptuar anembanë Toskërinë; këtu, si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu tradhëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh.
      E pesta, anarkia e idealeve: këtu idealet janë të errëta, të shtrembëra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit; na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.
      Herodoti na tregon se në betejën navale të Selaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoi gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po dhe këmbët e trupin…”

      Reply to this comment
  4. Beqar skenderi. Tiran February 8, 14:12

    Flasim e perflasim cirremi e shajme bertasim e bejme tifozllek neper tavolina djathtas e majtas zihemi me njeri tjetrin perse per mustaqet e celos. Kush na degjon? Rrahim uje ne havan. Sa tingellon shprehja qente le te lehin politikanet le te pasurohen. Sa larg jane fjalet e premtimet e politikaneve me realitetin. Fjalet nuk i ngacmojne politikanet tane te pa fyture se i ka degjeneruare pasuria. Na paraqiten neper tv familjet e medha shqiptare. Nuk kuptoj cfare bene familjet e medha ne kohe rreziku per atdhene me perjashtim te rilindasve te ndritur. Ja kemi sot familjet e medha me pasuri prrallore. Cfre po bejne? Nje vrime ne uje. Mere me mend cfare mund te beje monika e nordom sianukut po i ra pushteti ne dore. Ajo eshte e dehur nga pasuria dhe nuk di ku shkel me kembe. Familje e madhe historike ne shqiperi ka qene vetem lncl dhe te tjerat jane mashtrim. Asnje parti nuk duhet besuar se punon peq vendin e per popullin. Demostratat e mitingjet i bejne per interesat e tyre. Populli nepermjet shoqerise civile e sindilatave duhet ta marre situaten ne dore per te prure ndryshime ne te kundert ne do te jemi gjithmon te shtypur.

    Reply to this comment
  5. Socialisti i Ndershem February 8, 15:13

    Retorika se ” Ne duam Reformen kurse Ata kane frike nga Reforma” eshte tashme aq e LODHUR sa vetem kokebosheve u ben pershtypje.
    Vertete ne nuk jemi popull me nivelin e duhur, por edhe kaq poshte sa te genjehemi me perralla , nuk besoj se jemi.

    Reply to this comment
  6. Adih February 8, 16:10

    Mjaft se nuk ju ka hije . Lerini goglat ,dhe synetlleqet .Zdine nga te shkojne ,jane hutuar si mellenja qe te gjithe pa perjeshtim nga Vettingu .I erdhi dita te gjitheve shqiptareve te pa perkrahurve ,te mjere e te vjedhur deri ne palce .. Kete po e ben AMERIKA DHE BE ,dhe e dine shume mire e te gjithe deputeteve agallare e byth lepiresat e shefave te tyre ,qe kane 26 vite te vene ne rresht per nje nga kapot , anti shqiptare ne ate palo parlament . Kur do beheni nje here e mori dreqi ,te mendoni per popullin ,dhe integrimin sa me te shpejte ne BE . I drejtohem me te drejte ,te gjithe katovicareve ,te ketij tranzicioni post komunist ,qe kane sot e 27 vite qe kane pasur te njejtin program. A e degjuat zonjen VLLAHUTIN se cfare deklaroi dje .
    MOS SHKUARJA E PRONES TEK PRONARI PENGON ZHVILLIMIN EKONOMIK :POR ESHTE NJE PADREJTESI E TMERRSHME :.
    kane vite te tera BE qe ju le detyra .Pse nuk i beni ?Apo i keni perlare per vehten tuaj ,sidomos bregdetin .Pse me ligjin 5701 o Edi Rama do e inkuadrosh ti shqiperine ne BE ? Prandaj mblidhni mend e kokes ,i drejtohem qe te gjithe bajges se PPSH ,lerini teatrot me majmune .Per zhvillimin shqiptar keto gjera diskutoni ne parlament e jo ???.Mos e groposni shqiperine dhe shqiptaret me keq ,sa ska ku te shkoje .Apo i trembeni diktatit te ligjit e transparences se ligjit te BE ,kur te firmoset hyrja ne BE .Behuni nje here te pergjegjshem ,nuk i shikoni rrogat e pensionet katastrofale ,ku ky i gjati thote se do i kompesoj me para pronaret , mos burojne ciper komitetit qendror te PPSH tuaj leket ne miliarda per pronaret, Pse ne qe skemi shkelur ligjin dhe skemi vjedhur ,do pagojme ne shekuj me femije ,niper e sterniper ,ato qe keni vjedhur ju , o i kuqi anti prone Rama ,Pse aq budallenj i beni ju shqiptaret ? .Uluni nje here , me kembe ne toke ,behuni nje here te pergjegjshem ,per interesat e popullit ,qe e keni rrexuar
    dinjitetin , tamam , si nje qen i ngordhur pa zot .Vettingu duhet te filloj ne fillim me te gjithe kryeministrat e keti tranzicioni post komunist, e deri tek ky i pa pergjegjshmi Rama ,qe kane shkelur e shkelin kushtetuten ,nenin 181 te saj .E ku kane bere nje betim fallco. .Mjaft me , lerini findet komuniste ,se late nam .Koha do ju hedhi qe te gjitha ne koshe te plerave ashtu si piktuaret e tuaja o Rama . .

    Reply to this comment
  7. MH February 8, 17:41

    E kam thane dhe po e perseris.
    Keto opzitar te kriminalizuar e te korruptuar deri ne palce po te kene mend duhet te heshtin dhe te presin si vorfni copen e bukes me bekimin zoti te dhasht.Te presin dhe vendimin qe do deklaroi drejtesia me rekomandime nga komandar Vetingun.Ne menyre qe te krijojne nji cike dhembshuri tek ndonji votues qe nuk i njeh dhe aq sa duhet.Sepse me kete varinat trishtimi te zgjedhur per te mbuluar plackat e pa mund do irritoje te gjithe popullin pa dallime feje krahine dhe ideje tu thot:Ma zi duhet t’ju baje drejtesie qe te shkoje paralel me idhnimin e popullit per ju SHQUP-isat e ma pisave te keti cerekshekulli tranzicion.
    Keto merhumer i meshojne mos durimit ma keq tue e prezantue vetveten tejet ne te gjitha drejtime si njeri qe skopion ma keq se komerdaret ne mes te detit.

    Reply to this comment
  8. Shpresa ...flet nga Varri ! February 8, 18:08

    Ku duhet te besosh me sot ;
    Aq shume besime . Aspak shprese …

    Ku tjeter vall ,me thot dot dikush ?

    Ke Filmat Hollivudi-an ?
    Ke Ufo-t ?
    Apo ke vezet e kuqe ?

    Dikur un jetoja ,isha ne Jet .Sot jane nji metafor e pavler ,e pafuqishme perball cdo mashtrimi ,cdo Tradhetie .

    Ka Momente ,kur un ndjej ate dhimbje te fort Brenda meje .Dicka te tille ,sikur dikush ,te ngul thonjt ne shprit ,jo per te shkaktuar ate Dhimbje , pooor …per tu mbajtur fort ne ate shpirt Shqiptari ,per te jetuar . E ti, duron gjithcka edhe kur ai shpirt ,te kullon gjak ,kur kupton se ai ,eshte Zoti /Perendia jote,Atdheu jot ,ajo dashuri ,qe per ty do te thote gjithcka ,qe as nuk blihet e as shitet per asnji cmim e pasuri te ksaj Bote ,per asnji Besim …!

    Nqs un sot do mundohesha te krijoja njo Foto /Pamje ,te shoqerise Shqiptare ,do dalloja dy pjes te asaj pamje ,krej te ndryshme nga njera-tjetra . Ne te paren shof / dalloj Shqiptarin Njeri dhe ne te dyten ate Kafshe .
    Pra kemi nji Metamorfoze re njerut shqiptare ne nji egersire !

    Reply to this comment
  9. Lili February 8, 21:33

    Circus me hulurime edhe batuta qe kulmojne kur jane ngushte e duan me larguar vemendjen nga problemet e vertete…
    Bashke i bejne keta bashke ,edhe tallen me ne.
    Pra mos t’iu kushtojme kaq hapesire se eshte pollution visuale e auditive me i degjue.

    Reply to this comment
    • +++ February 8, 21:54

      Lili,
      dakord me ju.
      Keni te drejte .
      Por problemi eshte sot ,
      se askush nuk ben dicka me shume per ate shoqeri !Pra problemi eshte se si ,
      dilet tashme nga kjo Grope ku Politika ka Futur
      shoqerine shqiptare ,si duhet ti kundervihet
      ai popull bandave politike ,per te fituar te drejten e tyre ,per nji jete normale .
      Pra ka shume pyetje e pikepyetje ne kte kaos Shqiptare .

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*