Rama: Pallati te diga i rrezikshëm, një tjetër gjyqtar doli klient i ndërtuesit

May 19, 2016 15:15

Rama: Pallati te diga i rrezikshëm, një tjetër gjyqtar doli klient i ndërtuesit

Kundër ndërtimit të pallateve te Diga e Liqenit ka dalë edhe kryeministri, Edi Rama.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë duke përkrahur qëndrimin e Bashkisë së Tiranës, ka theksuar se pallatet që kërkohen tëq ndërtohen përbëjnë një rrezik për jetën e qytetarëve të Tiranës.

Ndërtimi mbi digën e liqenit që kërcënon jo vetëm parkun por jetën e një lagjeje të tërë dhe që është konsideruar i rrezikshëm nga në komitet shtetëror specialistësh.

Edhe sot kur gjykata kishte vendosur që me forcë të merrte vendim u detyrua përsëri të tërhiqet pasi një tjetër gjykatës doli klient, blerës i drejtpërdrejtë nga personi paditës i shtetit, kompania paditëse e shtetit dhe ju që u angazhuat deri me armë për të penguar ndërtimin e një parku lojrash nuk bëzani përkundrazi angazhuat  presidentin e Republikës që e keni kthyer në kryetar komplementar të PD për të marrë në mbrojtje trupën më të korruptuar që mund të përfytyrojë mendja normale po të lexojë ligjin dhe shikojë konfliktin e interesit të gjithë pjesëmarrësve të saj”, tha kryeministri, Edi Rama.

Ai e ka konsideruar si një veprim të drejtë edhe protestën e kryebashkiakut, Erion Veliaj dhe disa deputetëve socialistë para Gjykatës së Apelit Administrativ, duke theksuar se niveli i gjyqësorit në Shqipëri nuk garanton drejtësi.

“Vini kujën pse doli në protestë kryetari i Bashkisë. Doli në protestë dhe bëri gjënë e duhur se po të mos kishte dalë në protestë dhe ndarë me opinion publik atë thagmë që ishte përgatitur, sot gjykata do kishte zbardhur vendimin me firmën një trupe qartësisht të molepsur në konflikt.

Çudi e madhe, bëni të paditurin dhe mbi të gjitha në këtë mjedis ku keni vetëm një armë kriminalizimin e përditshëm të çdo gjëje që bën apo përpiqet të bëjë qeveria, jeni krejtësisht hipokritë dhe në tradhti të përditshme me popullin shqiptar, u tregoni shqiptarëve broçkulla, s’keni asnjë kapacitet për t’iu kundërvënë me alternativë, me ide liberale të djathta, propozime të kundërta reformave që bën qeveria.

Ju ka mbirë në majë të gjuhës fjala skandal, të gjitha të ngritura mbi një hipokrizi dhe përpjekje për të manipuluar opinion publik”, u shpreh Rama.

May 19, 2016 15:15
Komento

2 Komente

  1. Mark uk May 19, 21:20

    Po ta hellin ne gjyq,ose rruajani si te gjitha heret tjera.

    Reply to this comment
  2. info analitike May 20, 09:44

    Po meqe paska qene i rrezikshem perse autorizove qe ai truall te kthehej ne shesh ndertimi? Perse dhe leje qe te ndertohej po tek diga nje pallat tjeter te cilin e lavderove si veper arti e projektuar nga nje zviceran, kur ne te vertetete ka te njejten rrezikshmeri dhe eshte i shpifur nga ana estetike? Ti e rrotullon muhabetin ne baze te parave qe fut ne xhep, po fatkeqesisht asnje nga ndertuesit nuk ka guxim te te perplase ne fytyre shumat e parave qe te kane paguar per lejet e ndertimit sepse e njohin mire inatin dhe hakmarrjen tende.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*