Rama-Palokës: Në gjyq rrije si pulë, shtypi ka folur me fakte

April 21, 2016 12:04

Rama-Palokës: Në gjyq rrije si pulë, shtypi ka folur me fakte

Kryeministri Edi Rama reagoi sot gjatë seancës plenare të Kuvendit ndaj akuzave të opozitës për lidhje me të arrestuarin Emiljano Shullazin.

Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se nuk la njeri të botës së krimit pa e kthyer në hero të Parlamentit. “Si ka mundesi që nuk latë njeri të botës së krimit pa e kthyer në hero këtu në Parlament”, tha Rama.

Duke iu referuar kreut të grupit parlamentar të PD, Rama tha se, “nuk mund të mos flas kur flet i dënuari nga gjykata për shpifje”. Për kreun e qeverisë, deklaratat e Palokës janë pa baza dhe e faktoi dhe gjyqi që ai humbi, ku si fakte nxorri vetëm njoftimet për shtyp dhe konferencate PD.

“Ti mos fol, humbe dhe gjyqin ku dole u shfaqe si një pulë që thoshte çlidhje kam unë, nuk kam asnjë lidhje unë me këtë. Kjo është cështje politike, mua këtë ma ka thënë partia, jam përfaqësues i një partie, partia ka këtë bindje, bindja e partisë për mua është provë, ja këto broçkulla thoshte ky në gjykatë. Është dënuar në gjykatë si shpifës profesionist”, iu drejtua Kryeministri Rama kreut të grupit parlamentar të PD, Edi Palokës.

Rama tha se ndalimi i Shullazit është bërë nga policia, e cila ka nisur procedurat dhe më pas ka kërkuar autorizimin në prokurori për arrestimin e tij.

“Ndalimi është bërë nga policia e cila ka nisur procedurën pa pasur një denoncim konkret por duke u nisur vetëm nga një indicie e paprovuar. E ka ndaluar dhe më pas ka kërkuar nga Prokuroria autorizimin për arrestim dhe e ka marrë pas mesnate ndërkohë që personazhi në fjalë ishte në qeli. Është kërkuar autorizimi për përgjimin dhe nuk është arritur”, tha Rama

April 21, 2016 12:04
Komento

2 Komente

  1. Linda April 22, 06:48

    Aman o milet merreni me Edi Paloken. Atij deri ne 15 vjec ja lante mamaja e vet dhembet, se edhe dhembet e vete nuk dinte t’i lante. Nje jargavec I perkedhelur.

    Reply to this comment
  2. alphade August 8, 01:13

    K/minister eshte kohe e humbur te merresh me Paloqen !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*