Rama paralajmëron deputetët për “punësimet me SMS”

June 18, 2018 12:43

Rama paralajmëron deputetët për “punësimet me SMS”

Mesditën e sotme është zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, dhe burime nga mediat brenda selisë rozë bëjnë të ditur se kryeministri Edi Rama ka qenë mjaft i ashpër me deputetët e tij.

Kryeministri Rama u kërkon atyre të shpërndahen në zona sa më pranë qytetarëve të mos bëjnë punësime me SMS por të zgjidhin hallet e qytetarëve në terren.

Mos u merrni me punësime e SMS. Zgjedhjet në administratë duhet të bëhen përmes konkurseve. Lërini konkurset të funksionojnë. Shpërndahuni nëpër zona sa më pranë qytetareve. Ata kanë halle, pse nuk jeni pranë tyre? Bëni kujdes me qytetaret”, është shprehur Rama.

Ai ka theksuar se zgjedhjet në administratë duhet të bëhen përmes konkurseve, duke u kërkuar “lërini konkurset të funksionojnë”.

l.h/ dita

June 18, 2018 12:43
Komento

7 Komente

  1. Fidel Kastro June 18, 13:01

    E them me bindje te plote , se ato qe thote Rame timoni as vete si beson.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 June 18, 13:21

    tashti që e kapi ky nuk ka njeri që i bën më numra!!
    rup sup jau bën të gjithëve!!
    vetëm një gjë nuk kuptoj!?
    ku ka qënë deri sot ky idiot që e kemi në krye??
    në hënë,mars apo prill??
    përse nuk “kua ka ndaluar”që ditën e parë që erdhi në pushtet??
    apo që ditën e parë që morri tepsinë dhe e përdori për timon??

    Reply to this comment
  3. info analitike June 18, 13:28

    Kush ishin ata deputete qe u doli emri per listat e punesimit? Ku i ka promovuar shoku kriepsiko sot ata? A mban pergjegjesi kriepsikoja per keto veprime dhe si do ta mbaje kete pergjegjesi?
    Kur kerkon te denoncohen aktet korruptive perse nuk e sheh aktin me korruptiv qe po behet ne kurriz te truallit te Teatrit Kombetar? Propaganda e rilindje po zgerlaqet keqas aq me teper tani qe nuk ka kujt t’ia le kopilin ne dere pervecse njerezve te vet.

    Reply to this comment
  4. Arben June 18, 15:10

    RROFTE partia

    Rrofshin shoket edver DHE lalidhjer.

    Reply to this comment
  5. Loni June 18, 19:04

    Dhe tani qe Rama i porositi deputetet si duhet te punojne,ata te gezuar por edhe te lumtur e perqafuan te mallengjyer dhe u nisen me vrap te zbatojne direktiven e liderit boteror Rama.Tani per Shqiperine fillon nje epoke e re dhe tani e tutje do te kemi vetem drejtesi dhe meritokraci.

    Reply to this comment
  6. asd June 18, 19:10

    Pjesmarrja ne konkurs, jep siguri 100 % qe nuk do te punesohesh.

    Reply to this comment
  7. Juli June 18, 19:14

    Eh ta lumsha o Ramgallofi ti di si punohet.Po fillo me ndeshkimet,pse beheni kllouna para popullit me keto qyfyre se dukeni si te filmin ” Koncert ne vitin 1936″ ose te teatri “Prefekti”me Qazim Mulletin.Meshironi me se miri realitetin e qeverisjes ne kohen e satrapit Zog.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin