Rama paralajmëron furtunë: Largime masive drejtorësh

August 27, 2017 11:54

Rama paralajmëron furtunë: Largime masive drejtorësh

 

Kryeministri Edi Rama tha para anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste, se ky tani bashkëqeverisja e vërtetë me qytetarët, duke e konsideruar atë njësoj sikur me krijimin e një partie të re.

Dua të jem menjëherë fare i qartë, bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm nuk është togfjalësh propagandistikë, është një sfidë reale për të ndërtuar dhe vënë në funksionim një koalicion real, fillimisht në nivel qendror, të cilën në dy vite edhe në nivel vendor.

Ky proces është baras me krijimin e një force të re politike. Jemi në fillesën e një projekti të ri politik me frymëzimin nga poshtë dhe me reflektimin tonë nga lart. Shqipërisë i duhet, shqiptarët e duan dhe ne duam t’i japim një forcë atipike e imponuar nga nevoja e vendit, për të çuar në një stad të ri shtetin, një bashkim i domosdoshëm njerëzish nga të gjitha shtresat për të mundësuar arritjen e këtij stadi të ri.

Urgjenca e ndryshimit është tamam ajo që u mëshirua si një motivim popullor dhe që u materializua si një fuqi popullore me shumicën tonë absolute”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ky është mandati i tij më i vështirë: “Urgjenca e ndryshimit është tamam ajo që na mundësoi ne privilegjin për të udhëhequr si një forcë e vetme Shqipërinë, pavarësisht të gjitha rrengjeve që na organizuan nga të katërta anët.

Ky është mandati ynë më i vështirë që kur unë jam në këtë detyrë”.

Mandati kuqezi

“Fati i kësaj supersfide varet nëse ne do ta mbrojmë këtë super-pushtet nga vetvetja, nga sa dhe si do ta ndajmë me njerëzit e zakonshëm pushtetin që na është dhënë.

Ne kërkuam mandat kuqezi dhe morëm një mandat kuqezi, për t’u ngritur mbi vetveten. Tipari themelor i këtij mandati kuqezi, duhet të jetë gjallë a vdekur besnikëria ndaj interesave të vendit dhe ndaj çdo qytetari të zakonshëm. Duhet të jemi një parti besnike, një grup parlamentar besnik”, tha Rama.

Vendi i tepsive

Kryeministri paralajmëroi furtunë edhe në administratë, sidomos në nivel drejtorësh.

Ne do të qeverisim me kurajo ndaj çdo qëndrueshmërie për të ruajtur status-quo-n! Jemi vendi me më pak punonjës administrate në rajon dhe jemi vendi me më shumë drejtor në rajon. Sepse jemi vendi i tepsive.

Do të kryejmë reforma intensive në çdo institucion.

Së katërti do të jetë gatishmëria për dialog me opozitën, por pa lënë asnjë punë të sotme për nesër. Do të adoptojmë një sjellje pro aktive ndaj opozitës. Do t’i shtrijmë dorën në çdo hap. Duhet të mësohemi edhe si detyrim i mandatit dhe përbërjes të atyre që na kanë votuar. Në vijimësi, për çdo çështje dhe për çdo akt. Por, ama nuk do të qëndrojmë në vend duke pritur opozitën.

Së pesti, mandati do të karakterizohet në operacione jo konvenciale në zhvillimin ekonomik si dhe ndaj luftës kundër korrupsionit.

Do të nisim që këtë javë punën me ministrin e Financave për ta zgjeruar programin 1 miliard në zhvillim dhe për ta zgjeruar programin në vjeshtë për infrastrukturë, shkolla dhe spitale.

–Do të bëjmë largime në bllok drejtorësh siç janë drejtoritë e të ashtuquajtura të Bujqësisë. Ose e famshmja, Policia Gri sepse arsye e ekzistencës së këtyre strukturave ka vdekur me kohë por ato janë mbajtur në jetë dhe janë fryrë nga sistemi kanceroz i koalicioneve”, tha Rama.

August 27, 2017 11:54
Komento

9 Komente

  1. perkthyesi August 27, 14:54

    Zoti Rama! Ngelemi ne pritje te zbatimit te premtimeve tuaj! Pritshmeria eshte tej mase e madhe!

    Reply to this comment
  2. spata August 27, 16:00

    Drejtoret do ikin me qejf mbasi i kane mbushur librezat e kursimeve plote para te depozituara jashte shtetit .I ve dote para gjyqit te vjellin ato qe u kane rjepur popullit ?

    Reply to this comment
  3. j August 27, 16:30

    JEMI në pritje. Shpresojmë që ata që vijnë të mos jenë hajdutë,
    të korruptuar,mafjozë si ata që lagohen.
    Punë të mbarë.

    Reply to this comment
    • Albamich August 27, 17:54

      Te gjithe drejtoret qe kane drejtuar hipotekat nga viti 1992-2017 te futen ne burg, qe mos te vjedhin keta drejtoret e rijn, perndryshe edhe keta do te vjedhin …….

      Reply to this comment
  4. DN August 27, 17:21

    ah ah ah projekt te ri politik me xhaketa te vjetra!
    Edhe e beson se do e besojme?

    Reply to this comment
  5. na cave trapin August 27, 20:07

    te shohim sa drejtore do heqesh dhe si do sillen ata qe do vijne

    Reply to this comment
  6. Ben August 27, 21:35

    Po me Vetingun cdo behet zoti Rama se per kete keni marr votat dhe respektin e popullit ? Jeni ne prove te madhe ! We are watching you !

    Reply to this comment
  7. alphade August 28, 04:24

    Edi, hidhi pa meshire ne Lane apo ku te duash Ti, te gji-
    the kancerozet e bandave te PD dhe LSI ,qe kane 27 vjet
    qe vegjetojne si leshterige neper zyrat qe i mbajne hapur
    taksapaguesit e mjere shqiptare. Hidhi tej sic hidhen le-
    kurat e shalqinit ne thaset e zinj te turpit ! Hidhi tej,te gji-
    ata drejtore ,diplomate, qe s’bejne gje tjeter vecse vene
    nen rrita ,jo shkopinj , por kercunj te trashe per te sabo-
    tuar kudo e ne cdo hallke te ekonomise me qellimin e ve-
    tem qe t’i sherbejne me zell e fanatizem te cmendur mon-
    stres se Vicidolit. Nga kallepi i pare i dinamitit ,4 vjet me
    pare ne Milot e deri te zjarret e ketij viti qe u ndezen
    anekend Shqiperise ,prapa kesaj tragjedie kombetare
    qendon dora e zeze e qoftelargut te Vicidolit. Ai dhe vetem Ai e ka thene i pari dhe mendoj se do te jete edhe
    i fundit qe ka thene : ” Pas meje, kiameti” ! A mund ta
    thote kete nje shqiptar ?! Kurresesi ! Por e thote vetem
    nje njeri qe nuk ka gjak e gen shqiptari,nje njeri i ardhur
    nga stepat e Siberise per t’i vene flaken Shqiperise.
    Zoti, kryeminister ! Veri ne funksion te popullit shqiptar te
    gjitha kopetencat qe te atribon Kushtetuta dhe Ligjet.
    Vura re se sot ne fjalen tende e anaskalove VETTINGUN.
    Te jete ky nje lapsus nga ana jote ?! Nuk e besoj!
    Qytetaret shqiptar te kane dhene te gjitha kopetencat ,
    duke te dhene jo vetem Tepsine,por edhe Timonin,nder-
    sa Tutat i kishe veshur si sportist gjate fushates.
    Pra i ke ne dore te trija T: Tutat,Tepsine,Timonin .tash nuk
    te mbetet vese t’i qerosh nga faqja e dheut te gjithe ba-
    takcinjt e Ilirit dhe Saliut qe vegjetojne neper zyra vetem
    per te bere cdo hap “tetshin” , sic thonim dikur kur ishim
    te rinj.
    Zoti K/minister ? Kur do te dalin para drejtesise horrat,
    delikuentet,hajnat,batakcinjt, ……dhe mbi te gjitha keto
    shqiptaret pyesin kur do te dalin para gjyqit “peshkaqe-
    net” e Shqiperise qe tash i njeh i gjithe populli shqiptar ?
    Kur? ……..Kur ?????

    Reply to this comment
  8. Arben August 28, 07:14

    OHOHOH

    SA TE LUMTUR JEMI NE,

    BUKE NUK KEMI, ME BAR PO RROJME.

    AMA LIDRIN BOTROR E KEMI NE FORME.

    OHOHOHOHOHOHOHO

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*