Rama paralajmëron ministrat dhe kryebashkiakët e PS: Nëse kapeni në aferë korruptive, ja ku do të shkoni

July 23, 2017 17:30

Rama paralajmëron ministrat dhe kryebashkiakët e PS: Nëse kapeni në aferë korruptive, ja ku do të shkoni

Arrestimi i tre specialistëve të Drejtorisë së Hetimit Tatimor Tiranë për “Korrupsion pasiv” dhe “Shpërdorim detyre” u ka mjaftuar disa komentuesve si shembull për t’i kërkuar kryeministrit Rama që të fusë në burg edhe ministrat apo kryebashkiakët socialist të korruptuar.

Duke marrë shkas nga publikimi i videos së arrestimit të tre tatimorëve, një komentues i shkruan Ramës në “Facebook” se “zerë nga ata që ke në krah, nga ministrat e tu, kryebashkiakët e tu. Jo nga këta piskurriqët.

Por në replikën e tij, Rama bën të qartë se do futet në burg kushdo që kapet në një aferë korruptive duke paralajmëruar kësisoj qartë edhe ministrat apo kryebashkiakët e PS-së.

REPLIKAT NË “FACEBOOK”

KOMENTUESI 1: Nje pyetje kisha une: Keta horra, keta kriminele, keta

EDI RAMA: Pyetja jote eshte shume interesante Era po s’ka asnje lidhje me faktin qe keta dolen nga puna dhe u nisen per aty ku e kane vendin!

KOMENTUESI 2: Zere nga ata qe ke ne krah nga ministrat e tu kryebashkiaket e tu. Jo nga keta piskurriqet

EDI RAMA: Po pse apo se keshtu ke qejf zotrote! Keta u kapen keta u zune, kush kapet me ate e zeme

KOMENTUESI 3: Zoti kryeminister.Ne cdo hallk te administrates, ne cdo pozicion pune qe qarkullojne vlera monetare ke te tille njerez.Punonjes te tatim taksave qe me 1 vit ‘pune’ kane ven pasuri sa per gjithe jeten.

EDI RAMA: Duhen pastruar me fshesen e bashkeqeverisjes me popullin! Sikur te gjithe te benin ate beri zonja qe i coi ne pranga keta te paudhe, do zhdukeshin brenda 24 oresh!

July 23, 2017 17:30
Komento

6 Komente

  1. Vlora1912 July 23, 20:16

    O Edi..

    Po zir nje vet nga ata te korruptuarit a i vrare..beja sefte dhe ti.

    Ke gjith ate administrate….ke audit te brendshem…ke hetim tatimor….ke polici….sa vet ke zen nga peshqit e medhej.

    Thuaj publikut se cilen nga ministrite ke audituar…dhe si kane dale nga montrolli

    Jane bere keta sekretaret e pergjithsem….qe nuk po le gje pa bere…ndersa ti pret nga degjesa me katundaret te zbulojne demet qe behen nga administrata e larte….demet ne Tatime…ne Dogana

    Me gjith kete korrupsion ne institucione qendrore vendi do eci mbrapa……ndersa ti vazhdo degjesat neper fshatra….se ata e din se si alokohen fondet…se si shpenzohen ato..

    Reply to this comment
  2. Shaban Xhemali July 23, 20:17

    Eshte heta e pare , dhe i pari Kryeminister , qe po ben kete pune drejtperdrejt vete , ne keto 27 vjet , ne vendin tone . Urojme qe te mos e nderprese , por ta vazhdoje deri ne fund ! E pergezoj z. Kryeminister !

    Reply to this comment
  3. alfred July 23, 22:00

    Zoti kryeminister, Europa eshte ajo qe kan lejuar korrupsionin ne shqipri, gjith Kush e di, denimet te ishin me te renda, pse nuk kerkon denim me vdekje? Ndoshta shqiprija do te kete me qetsi

    Reply to this comment
  4. Arben July 24, 09:48

    NA INTERESON TE JEMI TE SIGURT SE DO TE PAGUAJNE NJE ME NJE PER TE ZEZAT QE I BEJNE KETIJ POPULLI, JO TE DIME SE KU DO VENE PO U KAPEN???!!!

    Reply to this comment
  5. realisti July 24, 14:23

    Sa kohe kryekorruptuari Iler Meta do jete President ne Shqiperi, drejtesia nuk ekziston. Aty fillon filli e luftes kunder maskarallikut 27 vjecar. Deri tani Edi Rama nuk ka dhene shenja sinqeriteti ne kete problem kaq te madh. S’ka patur mundesi? Le ta themi qe “po”,por me kata maxhorance qe i dha populli nuk ka rruge tjeter. No choice z.Kryeminister, o bej reforme realisht (jo me fjale te vakta) ne drejtesi o do te ……me keq se Sal Mu…i.

    Reply to this comment
  6. Arben July 24, 14:23

    I BIE QE KUSH NUK KAPET, JA HODHI BYTHES.

    LESHOJINI KOMENTET, SHOKET E DITES.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*