Rama paralajmëron operacion kombëtar kundër kanabisit: Kemi emrat e “të fortëve”

July 31, 2017 11:02

Rama paralajmëron operacion kombëtar kundër kanabisit: Kemi emrat e “të fortëve”

Me rënien e fluksit të turistëve, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një operacion kombëtar të Policisë së Shtetit, me qëllim pastrimin e fenomenit të kanabisit, që siç theksoi ai, njollos vendin.

“Policia të përgatitet për një operacion të madh kombëtar, ndaj atyre që “kanë statusin e të fortëve”. Mjafton që ky operacion që duhet përgatitur me shumë kujdes, të vihet në zbatim me përfundim të sezonit”.

“Është koha ta pastrojmë Shqipërinë jo vetëm nga kanabisi, por edhe nga këto mikrobe të gjalla që kërcënojnë sigurinë e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Policia ka informacionin e duhur, ka emra, bëma, lidhje, lëvizje të këtyre lloj mikrobeve që të bëjnë të mundur operacionin super të suksesshëm në këtë drejtim për t’i dhënë një mesazh njerëzve të këtij vendi se, koha kur shteti ishte vetëm një aleternativë e sigurisë së tyre ka ikur.”

Kreu i qeverisë tha se “ka ende kryetar bashkish apo njësish administrative që nuk janë shfaqur në lartësinë e kësaj sfide, për çrrënjosjen e fenomenit të kanabisit”.

Rama bëri gjithashtu thirrje për goditjen e elementëve brenda Policisë së Shtetit, të cilët janë të lidhur dhe të nënshtruar ndaj këtyre elementëve kriminalë.

Deklaratat, Kryeministri i bëri në mbledhjen e kësaj të hëne të Task Forcës për luftës kundër kanabisit, në Zyrën Operacionale të Situatës.

Në nisje të mbledhjes, një postim në rrjetet sociale, Rama paralajmëroi sekuestrim të aseteve kriminale dhe ndjekje, arrestim e ndëshkim ligjor të “të fortëve”, gjë të cilën e theksoi edhe në fjalën e tij

Drejt zmbrapsjes totale të kultivuesve të kanabisit në të gjithë territorin e vendit dhe pastrimit përfundimtar të hartës së Shqipërisë nga njolla e këtij fenomeni kriminal. Në rend të ditës sekuestrimi i aseteve kriminale dhe ndjekja, arrestimi e ndëshkimi ligjor i “të fortëve” në feudet e në llagëmet e drogës“, shkruajti Kryeministri.

July 31, 2017 11:02
Komento

5 Komente

  1. Lili July 31, 16:40

    Ma mire e ma fitimpruese per arken e shtetit do ishte nje operacion kombtare per evazionin fiskale gjate ketyre viteve: do kishit godit me nje gurr edhe kanabisin edhe millionerat maffioz qe perfitojne nga kanabisi e jo vetem fukarenjte qe mbijetojne fale kanabisit!
    Krejt dallimi ndermjet nje vulnet politik te vertete e nje show mediatik eshte ketu…
    Apo mos po trembeni se do te dallin ne drite transfertat e mbi gjysme million euro te zojes harito, me te cilet bleu shtepine ne Pariz?

    Reply to this comment
  2. Arben July 31, 19:42

    PO ME TUTJE??!!

    Reply to this comment
  3. Merqez Katunari August 1, 02:23

    Edi Rama te uroj ta besh me vepra luften kunder te forteve. Duhet te kontrollosh pasurite e te forteve dhe atyre qe jane pasuruar duke punuar ne shtet duke bere korrupsion. Te vertetojne burimin e parave dhe te pronave qe kane. Nese nuk vertetojne dot burimin e pasurise dhe te ardhurave, t’u konfiskohet si pasuri e paligjshme dhe te ngrihen rrogat dhe pensionet e uleta nga keto te ardhura. Njoh dike qe punon ne bashki dhe ka 5 shtepi. Me cfare te ardhurash I ka bere??? Kete duam te vertetoje

    Reply to this comment
  4. info analitike August 1, 09:43

    Po pse paska kanabis ne Shqiperi!!! Po ky sikur i sulej mediave me kazane, tepsi, mushkonja e turrlilloj epitetimesh ndersa tani na thote se do te luftoje kanabisin sepse mushkonja nuk paska. Hajde karagjoz kryeminister hajde! Natyrisht poplli brohoret liderin legjendar.

    Reply to this comment
  5. info analitike August 1, 09:44

    Po pse paska kanabis ne Shqiperi!!! Po ky sikur i sulej mediave me kazane, tepsi, mushkonja e turrlilloj epitetimesh ndersa tani na thote se do te luftoje kanabisin sepse mushkonja nuk paska. Hajde karagjoz kryeminister hajde! Natyrisht poplli brohoret liderin legjendar. Arresto pra Tahorrin si koka e trafikut apo ti e ke renditur nder njerezit me te besuar qe ke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*