Rama paralajmëron “të vetët”: Kujdes emërimet me lidhje të shkurtra

September 8, 2017 16:49

Rama paralajmëron “të vetët”: Kujdes emërimet me lidhje të shkurtra

 

Kryeministri Edi Rama u kërkoi deputetëve dhe ministrave që të bëjnë kujdes me emërimet në administratë, pasi nuk do të tolerohet asnjë emërim, sipas tij, me lidhje të shkurtër apo si pasojë e nepotizmi.

Deklaratat e kryeministrit janë bërë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste në selinë e kësaj partie.

Gjatë takimit të grupit të drejtuar nga kryeministri Rama, ai ka porositur deputetët që të mos mungojnë në seancën parlamentare të së shtunës.

“Duhet korrektesë maksimale, nuk do lejohet dalja nga rendi i ditës. Duhet të fokusoheni tek marrëdhënia qeveri-deputet, do nënshkruhet një marrëveshje. Nuk do lejohet asnjë emërim pa nivelin profesional”, tha Rama.

Mbledhja u zhvillua një ditë përpara zhvillimit të seancës parlamentare, ku do të votohet Gramoz Ruçi për postin e kryetarit të Kuvendit.

Pas seancës së ditës së shtunë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Ruçi, mësohet se të hënën, kryeministri do t’i paraqesë Kuvendit edhe programin e tij si dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave për votim, një votim i cili pritet të zhvillohet pasditen e së hënës, ndërsa betimi para presidentit i qeverisë së re, pritet të ndodhë pasi të kthehet Presidenti Ilir Meta nga vizita zyrtare në Itali ditën e mërkurë.

September 8, 2017 16:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*