Rama: TVSH s’mund të ketë ekskluzivitet; Parlamenti me TV-në e vet

September 28, 2017 11:34

Rama: TVSH s’mund të ketë ekskluzivitet; Parlamenti me TV-në e vet

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ndërprerja e sinjalit të transmetimit të punimeve të Kuvendit për disa media private është bërë pasi Parlamenti është një institucion që duhet të ketë organin e vetë mediatik.

“Si çdo shtet demokratik Kuvendi duhet të ketë televizionin e vetë, shërbimin e vetë publik për të gjithë të interesuarit që duan ta marrin si shërbim. Në çdo Parlament demokratik çdo shpjegim jepet nga televizioni i Kuvendit”, ka deklaruar Rama.

Për kryeministrin, s’është nevoja për 25 kamera në sallën e Kuvendit, por mjafton një regji televizive që ua jep aksesin të gjithë atyre që kanë dëshirë të transmetojnë të plotë apo të pjesshme çdo veprimtari të tij.

“Ligji që i imponon TVSH-së dhënien falas të veprimtarisë së Kuvendit është thjesht një adoptim në kushtet e demokracisë në një situatë komuniste. Kërkesa e TVSH për t’ua shitur apo për t’iu imponuar televizioneve private një faturë për sinjalin me logon e TVSH-së i takon së shkuarës. Të gjithë aktorët mediatikë mund të bëjnë diçka tjetër dhe jo të rrijnë këtu”, ka shtuar Rama.

Akuzat e opozitës se në këtë mënyrë po u mbyllet goja mediave, kreu i qeverisë i ka cilësuar një komedi.

September 28, 2017 11:34
Komento

4 Komente

  1. Bojaxhiu me thonje te pa prere. September 28, 12:03

    ç’fare pune i prish ,
    numri i Kamerave gangsterit veshur me çitjane ?
    vere sekretarin e partise kameramane ,
    Na trego pak , a bone kosh sot ne zyre ?

    Reply to this comment
  2. Shallvaret September 28, 12:52

    Saliu i lente krejt Tv , private e shtetnore kjo asht demokracia o toc

    Reply to this comment
  3. info analitike September 28, 18:53

    Filloi edhe ky ne rrugen e kumbarit Erdogan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*