Rama: Pas 23 qershorit do t’i japim një cilësi të re procesit të integrimit

Redaksia Online April 21, 2013 12:02

Rama: Pas 23 qershorit do t’i japim një cilësi të re procesit të integrimit

Partia Socialiste ka organizuar sot një takim me temë “Shqipëria europiane në rajon dhe botë”. Kreu i PS-së, Edi Rama, tha në fjalën e tij se pas 23 qershorit do t’i jepet një cilësi e re procesit të integrimit europian. “Pas 23 qershorit, ne duam ta përcaktojmë si pjesë të pandashme të sjelljes tonë politike forcimin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe njësimin e fjalëve me veprat, kur bëhet fjalë për vlerat që promovojnë partnerët tanë strategjikë, BE dhe SHBA. Këto janë anë të një medaljeje të besueshmërisë së Shqipërisë.

Duam t’i japim një cilësi të re procesit të integrimit europian, sepse kështu e mbështesim Kosovën më mirë, qoftë për procesin e liberalizimit të vizave, qoftë për 5 njohjet që i kanë mbetur asaj. Jam i bindur se do të bëjmë progres me ato vende, ku qeverisin të majtët europiane. Konfirmimi i hapur nga kryeministri rumun është një ogur shumë i mirë, që ne pas 23 qershorit, ta zgjidhim çështjen e njohjes së Kosovës nga Rumania. Besojmë se pas arritjes së dialogut, edhe me Greqinë do të përafrohet më mirë, falë besimit më të madh që fito kryeministri i Kosovës. Të njëjtat përpjekje do bëjnë edhe ndaj dy shteteve të tjera: Spanjës dhe Qipros, që mbeten në këtë grup”, tha Rama.

Redaksia Online April 21, 2013 12:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*