Rama: Pas 5 vitesh, sistemi energjitik s’do jetë më një gropë e zezë

October 30, 2014 09:19

Rama: Pas 5 vitesh, sistemi energjitik s’do jetë më një gropë e zezë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar aksionin e ndërmarrë nga qeveria, për ndalimin e vjedhjes së energjisë elektrike.

Ai thotë se tashmë ata që paguajnë energjinë elektrike, nuk do të paguajnë edhe pë rata që vjedhin.

Sipas Ramës, qeveria synon që pas pesë vitesh, sistemi energjitik, nga një gropë e zezë, të kthehet në fitimprurës.

Çmimi nuk do të rritet, por secili do të paguajë atq që i takon e kush paguan nuk do të jetë më i detyruar të paguajë edhe për ata që vjedhin, siç ka ndodhur zi e më zi për 20 vjet me radhë.

Politika jonë e re energjitike do të ndalojë grabitjen e kësaj pasurie të jashtëzakonshme kombëtare dhe do të rilindë këtë sector strategjik për zhvillimin e ekonomisë sonë kombëtare, duke e kthyer Brenda 5 vitesh nga një gropë të zezë humbjesh kolosale, në një burim të madh fitimi për popullin shqiptar.

Nga një vend i varfëruar dhe turpëruar prej vjedhjes së vetvetes, do të bëhemi një vend normal dhe i rritur fort ekonomikisht falë vëniës në shërbim të interesave të atdheut e të popullit të kësaj pasurie të paçmuar”, shkruan kryeministri.

October 30, 2014 09:19
Komento

3 Komente

  1. Mandi October 30, 11:36

    Fatura ime e elektrikut ka te shenuar ne faqen e pasme cmimet e energjise sipas ERE-s(qe emerohet ne cdo kohe nga shumica qeverisese).
    Aty thuhet se OSHEE-se i kushton korenti qe blen 2.85 lek per kw(2.2 lek energjia e hidrocentraleve nga KESH-i + 0.65 lek transporti nga OST).Kaq kushton 70% e energjise qe ne konsumojme.30% blihet jashte me cmimin e tregut 40-50 euro/MW,pra 56-70 lek/kw.
    Me aritmetike te thjeshte kostoja mesatare e energjise qe blen OSHEE eshte maksimumi 35-40 lek per kw.
    Jam dakord me kryeministrin qe thote se deri tani gjysma e shqiptareve ka paguar edhe per gjysmen tjeter qe vidhte.E tregojne shifrat kete,qe qytetareve te ndershem dhe korrekte nje mall qe kushton 35 lek ju eshte shitur 135 lek.
    Prandaj nese vertet z.Rama do qe ti jape fund ketij maskaralleku,le ta beje cmimin e energjise normal dhe jo abuziv.Ne sot kemi nje cmim energjie 25-30% me te larte se Maqedonia,Bosnja,Serbia dhe Mali i Zi megjithese e prodhojme energjine me lire se ata dhe megjithese jemi popull me i varfer se ata.

    Reply to this comment
  2. zef lok rroku October 30, 11:39

    Lume kush te rroje , se Zonje do ta shikoje ?
    Me do ta beje ………….kemi vajtur ne hene .
    Pra nuk te del mandati , se per 4 vjete je i votuar ?
    Ah te duhet edhe nje vite tjeter ?
    Po 300.000 vendet e punes kur do ti hapesh ?
    Se pa PUNE nuk e kuptoje se çfare taksash do te marresh ?
    Zoti kryeminister :
    Nje person i pa pune duhet te haje buke ?

    Reply to this comment
  3. Naci October 30, 15:50

    Jepi o figure pa meshire mos u terheq nga aksionet kundra ndertimeve pa leje dhe hajduteve te energjis elektrike, faturistet dhe elektriqistet grumbulloi ne nje burg te perbashket…shqipetaret po peshperisin me njeri tjetrin per vjedhjet e bera… Edo kjo tymnaj duhet te vazhdoj deri sa shqipetaret ta njohin frigen e shtetit….jepi ke shuuuuuume hajdut nga tirana ne durres e rreth e qark shqiperis i ke me bollek.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*