Rama: PD, mungesë vizioni, programi dhe lidershipi

March 28, 2016 11:02

Rama: PD, mungesë vizioni, programi dhe lidershipi

Kryeministri Edi Rama deklaroi të hënën se Partia Demokratike nuk ka vizion, program dhe as lidership.

Duke reaguar ndaj protestës së thirrur nga Partia Demokratike për parkun e lojërave te liqeni artificial, Rama u shpreh se kjo është arsyeja pse “PD merret me parkun e lodrave për kalamaj”.

“Vizion jo. Program jo. Ekip as bëhet llaf. Lider jo e jo. Shyqyr u gjet një park lodrash për kalamaj që të shfrysh inatin me qeverinë”, shkruan Kryeministri në rrjetin social “Facebook”.

Më herët, Partia Demokratike e konsideroi projektin për parkun, një tradhti ndaj qytetarëve dhe një shkelje e gjithanshme të ligjit.

Ndërkohë protestuesit, të mbledhur pranë Parkut të Liqenit, kanë kundërshtuar ndërtimin e këndit të ri të lojrave nga Bashkia. Ata kanë prishur rrethimin e ndërtimit.

March 28, 2016 11:02
Komento

4 Komente

  1. intelektuali March 28, 11:16

    VIZIONI I EDI RAMES ESHTE TE BETONIZOJE TIRANEN

    Hyp ne Kullen e Vodafonit o Edi Rama qe te bindesh me syte e tu per masakren qe i ke bere Tirones ne vitet si Kryetar Bashkie. Po shko deri tek shkolla Partizani qe te shikosh me syte e ty masakrimin qe i kane bere kesaj shkolle te vjeter ne mes te Tiranes MIQTE e tu te lekut dhe ryshfetit te biznesit te ndertimit si nje REZIL i urbanistikes boterore, por mund te shkosh edhe ne Bathore edhe ne Kashar, pse jo ne Farke qe te bindesh se masakrimi i kryeqytetit tone nuk mbaron me kaq,

    Por lexo edhe shtypin e huaj o Kryeministri pa shkolle Edi Rama qe te arsimohesh dhe te kuptosh se pas protestave tek Parku i Shen Prokopit nuk qendron PD-ja e Saliut po tere Shoqeria Civile kombetare dhe nderkombetare.

    Ndal betonizimin e Shen Prokopit o Edi Ateisti se do te mallkoje Zoti sic mallkoi edhe Enver Hoxhen do kohe me pare!

    Reply to this comment
  2. ilir March 28, 11:53

    Mund te shkruaj edhe me shume te verteta per PD-ne dhe Berishen dhe klanin e tij. Po, kaq mund te bej si qytetar, por nga kryeministri i vendit pritet tjeter veprim, eshte ne detyren e tij per te izoluar veprimet shkaterruese apo sabotuese te individeve apo grupimeve keq-berese, pas izolimit pritet ndeshkimi i tyre.
    Sjellja si balerine dhe si piktor nuk ju justifikon, zoti kryeminister!

    Reply to this comment
  3. info analitike March 28, 14:10

    Shkaterrove te gjitha kinemate e vjetra te Tiranes duke i zevendesuar me perbindesha te shperfytyruar betoni pa asnje lloj lidhje me kontekstin urbanistiko-historik e tradicional te Tiranes.

    Reply to this comment
  4. Everteta March 28, 16:25

    Edi a do tregosh qe ka shtet apo do i lesh horrat e Saliut e Lulit ta shkaterojne kete vend perfundimisht. Me Gandi sjellje nuk marrin vesh anarkistet. Tregouju vendin dhe zbato ligjin. Kjo eshte menyra si qeveriet se na lodhet kemi nje jete te tere qe na u shkaterrua jeta nga keta rrugace te pandreqshem se nuk vepron ligjin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*