Rama: PD nuk i donte zgjedhjet. Lëshimet nuk ishin sakrificë

May 19, 2017 19:36

Rama: PD nuk i donte zgjedhjet. Lëshimet nuk ishin sakrificë

Duke folur lidhur me marrëveshjen e arritur me PD, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se, nënshkrimi i saj nuk e ndryshon të vërtetën se PD kishte frikë nga vettingu.

“Për të njëjtën arsye ne votuam reformën kushtetuese në sekondën e fundit, sepse ata kishin frikë. Por nuk ka frikë që mund ta mbajë peng një amanet të cilit i ka ardhur koha”, ka thënë Rama.

Rama ka theksuar se, mazhoranca ka dashur gjithmonë që PD të marrë pjesë në zgjedhje, por është kjo e fundit, që sipas tij ka tentuar të sabotojë procesin.

“Sigurisht që ne i donim ata në zgjedhje, sepse duam t’i mundim. Kjo është shumë e thjeshtë dhe nuk do të kishte asnjë shije që ne të fitonim pa ata, edhe pse ne në zgjedhje do futeshim edhe pa ata. Nuk ishim ne që nuk i donim në zgjedhje, por ata që donin të na pengonin edhe neve të futeshim”, ka thënë Rama.

Rama ka shtuar se, lëshimet e bëra nga PS në negociatat me opozitën nuk do të thotë se pjesa tjetër e qeverisë është në prag të rrëzimit.

“Kemi marrë premtimin për votimin e vettingut brenda mandatit dhe që ata të kthehen brenda sistemit, por një gjë është e qartë, që ne u kemi dorëzuar qeverinë, e kemi ndarë me ata, jo ashtu siç thotë Lulëzimi, se ata që dorëzuan gjysmën e qeverisë tani do rrëzojnë gjysmën tjetër. Kjo nuk është e vërtetë. Ne kemi bërë gjënë e duhur dhe kjo nuk është një sakrificë”, ka shtuar Rama.

May 19, 2017 19:36
Komento

2 Komente

  1. TLN May 19, 19:44

    Jo nuk eshte sakrifice Z.Rama. Sakrifice bene 4 viktimat e 21 Janarit. Ti vetem sa pershurre mbi gjakun e tyre.

    Reply to this comment
  2. lis dushku May 19, 20:13

    Kur te numuroje votat Ristani,
    Mbani veten e mos qani
    Mos kerceni si shejtani
    nga kangjellat,nga tavani

    Kur te hapen ca kutia
    te hyje grupi ciftelia
    mos ju zere lemeria
    S`ka c`u ben antaresia.

    Kur t`u vjedhin,kur t`u rrjepin
    kur t`u marrin bereqetin
    me vota ta mbushin thesin
    Se ju u tallet me shtetin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*