Rama: PD s’ka vullnet për reformën në drejtësi

April 25, 2016 13:36

Rama: PD s’ka vullnet për reformën në drejtësi

Duke drejtuar mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Edi Rama ka akuzuar opozitën se nuk ka vullnet për reformën në drejtësi dhe se po përpiqet me çdo kusht që ta pengojë atë.

“Sot pam një tjetër fakt të zinxhirit të fakteve që e bëjnë më të qartë mungesën e vullnetit të PD për të bërë reformën në drejtësi në kohën e duhur dhe me gjithë thellësinë e nevojshme. Thirrjes tonë që të bëhet pjesë e Kuvendit, PD i është përgjigjur me thirrjen “merrni armët që të mbroheni nga reforma në drejtësi””, ka deklaruar Rama.

Nga ana tjetër, ka shtuar ai, “përpjekjeve për të kriminalizuar qeverisjen dhe çdo reformë i është shtuar nevoja e brendshme e PD për të penguar me çdo kusht reformën në drejtësi”.

Më herët gjatë fjalës së tij, Rama tha se, qeveria e tij ka hapur gjatë këtij mandati kantierin më të madh të reformave dhe përpjekjet më të mëdha për të bërë shtet.

“Bëmë reformën në sistemin fiskal, e domosdoshme për të vendosur ekonominë në ekuilibër. Reformën në sistemin energjitik, duke e kthyer nga një sistem i falimentuar në një sistem që krijon kushte për të ardhura. Reformën në sistemin e ndihmës ekonomike, reformën në sistemin arsimor në të gjitha nivelet, në sistemin shëndetësor, në forcat e rendit, administratës publike, etj”, nënvizoi Rama.

Në vlerësimin e tij, “këto janë reforma në proces që do të kërkojnë kohën e tyre për të dhënë frytet e dëshiruara”. “Por të gjitha këto reforma, aq sa të rëndësishme, aq janë të lidhura me reformën në drejtësi”, tha Rama.

April 25, 2016 13:36
Komento

7 Komente

  1. Arben April 25, 13:43

    KALOJE ME LSI-NE

    EDHE TANI QE MORE PUSHTETIN, PRAPE ME JUSTIFIKIME DO TE VAZHDOSH OR MIK??????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    POPULLI SHQIPETAR DO DREJTESI, PO NUK ARRITE TA BESH, DO TE NDESHKOHESH EDHE TI NJESOJ SI TE TJERET.

    DREJTESIA DO TE BEHET, NUK KA GJE QE MUND TA NDALOJE.

    Reply to this comment
  2. Arben April 25, 13:53

    KALOJE ME LSI-NE

    EDHE TANI QE MORE PUSHTETIN, PRAPE ME JUSTIFIKIME DO TE VAZHDOSH OR MIK??????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!.

    POPULLI SHQIPETAR DO DREJTESI, PO NUK ARRITE TA BESH, DO TE NDESHKOHESH EDHE TI NJESOJ SI TE TJERET.

    DREJTESIA DO TE BEHET, NUK KA GJE QE MUND TA NDALOJE.

    Reply to this comment
  3. XXXL April 25, 17:26

    O Ed Bojaxhiu coprape kuqi, trupin e ke marshalla sa nje carac, por frutin e punes e ke sa nje koker caraci. Tani e more vesh ti, qe SHQUP-i por bashke me te edhe Ilir Kokekatrori nuk duan Reformen ne Drejtesi, po vijne zgjedhjet e tjera dhe nuk ke mbajtur asnje premtim mashtres ?

    Reply to this comment
  4. info analitike April 25, 18:17

    Kurse ky qe ka vullnet nuk merret vesh perse eshte i rrethuar nga falangat e krimit dhe nga njerez me rekorde kriminale.

    Reply to this comment
  5. katarakti April 25, 20:03

    Do te beni ju reforme ne drejtesi me votat e Berishes, Bashes, Xhin Xhoneve dhe kompani?! Me mire pa reforme fare se me kete reforme qe do linde e vdekur. Kujtoni ju se do te aprovoje Berisha reforma te tilla qe e vene ne rrezik?! Merruni me punet qe u takojne se sa per reforma nuk jeni ne gjendje te beni. Eshte ende Berisha me te tijet ne pushtet.

    Reply to this comment
  6. Kuq e zi April 26, 11:42

    Je ti ne qeveri jo pd
    Po nuk pati vullnet nga opozita ani
    Po ti ke vullnet ta cosh ne referendum??????
    Nese e çon jam i bindur qe ne zgjedhjet e ardhshme ske nevoje per lsi
    Por kam frike se edhe ti e mendon si pd pra ske vullnet

    Reply to this comment
  7. Sela April 26, 13:48

    Keta jane legenat e politikes shqipetare,qe popullin e perdorin si ai qe nga nje ane kryen marrdhenie mbrapa e nga ana tjeter mban pistolete per te rruajtur ndere!E tille eshte edhe kjo qeveriçke e perdale qe ka lene nderin dhomave te erreta duke firmosur nga ana tjeter kerkon drejtesi ne popull!Ja pse tallin menderen te gjithe keta legene qe kane dane nga jakat e pardesyve te bardha te viteve 90,kur dihet qe ato perdoreshin vetem per spihune e agjente!Rrofte shkerdhatokracia shqiptare e kryesuar nga rrupalla Edvin e e mire manaxhuar nga “miqte me gisht ne bythe”!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*