Rama: PD të zbatojë rregulloren, bashkë me motrën tonë të përbashkët LSI

October 12, 2017 17:42

Rama: PD të zbatojë rregulloren, bashkë me motrën tonë të përbashkët LSI

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të opozitës që të zbatojnë rregulloren e Kuvendit, dhe mos tentojnë ta kthejnë debatin në Parlament në një “mejhane”. Duke folur për mediat pas mbylljes së seancës parlamentare, kryeministri Rama tha se deputet e PD dhe ato të LSI, të cilën e quajti “motrën e përbashkët”, duhet të bëjnë siç duhet rolin e opozitës.

“Ajo që po bën opozita është për të ardhur keq, është një çorodi totale, mungesë përgjegjësie, mungesë e të parit të të vërtetave të thjeshta që vijnë nga zgjedhjet e 25 qershorit, dhe mungesë e vullnetit për të ndërtuar një alternativë si opozitë. Por vazhdojnë me sjelljen e vjetër. Nuk kanë asnjë vizion, asnjë ide, asnjë program, asgjë për t’i ofruar këtij vendit”, tha kryeministri Rama.

Ai tha se deputetët e PD nuk kanë një axhendë parlamentare të 25 qershorit, por vazhdojnë të njëjtat diskutime si ato në çadrën e protestës përpara zgjedhjeve.

“Ca për fajin e vet, ca për fajin tonë, u mësuan me parlamentin “mejhane”, ku merrej fjala, e flisnin bashkërisht. Si i bëhet që opozita ta kuptojë këtë, të mos kërkojë shkeljen e rregullores në emër të lirisë, dhe mos e shfrytëzojë këtë për të çuar përpara axhendën e vet. E përdorin lirinë për t’u ankuar për mungesën e saj, në vend që ta përdorin për axhendën e tyre.

Ju jeni dëshmitarë që është e njëjta axhendë me atë para kuvendit, me të vetmin ndryshim, se nuk janë në çadër, por jo në Kuvend. Opozita kërkon debat dhe nuk lejon debat, kërkon diskutim, dhe bllokon foltoren. Është një pozitë pa kohë, pa vizon, pa program, pa skuadër, pa përgjegjësi. Nuk ka dhe s nuk merr dot përgjegjësi”, u shpreh kryeministri.

October 12, 2017 17:42
Komento

4 Komente

  1. I TILLE JE , SA HERE HAP GOJEN October 12, 17:49

    Me qarte se kaq , nuk ka si te thuhet ! Nuk kuptojne , vetem ata qe nuk duan vete qe te kuptojne .

    Reply to this comment
  2. C'a bohet kshtu October 12, 17:59

    Z. Rama, LSI apo Lesh e lija nuk eshte “motra e perbashket”, por kurva e perbashket.

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic October 12, 18:37

    Ajo “motra” e perbashket i ka te gjith fajet per ket situat.Dje e lejoi Berishen jashte te gjith kriterve duke llomatitur ku 60 % te kohes e ka marre ky kriminel ne parlament. Sote kjo moter kurve i thote Berishes he fol po desh dhe e nxite per te ber sherr ne Parlament. Ja kjo eshte motra kurve qe ja kemi pare sherrin gjithmone.! Shto ketu edhe ato qe i kemi then e strethen njemij her edhe ayto qarqet antishqiptar qe Berishen e kan perzemer aty mu ne pese te parlamenti shqiptar kua at e komandojne me pulte.!
    Vetingu vetem ai i zgjidhe problemet ne se deshtoni athere keni falementuar veten tuaj dhe shqiperine.!

    Reply to this comment
  4. 2plus2 October 12, 18:46

    pa u denuar boterisht menyra e gabuar me te cilen u permbys Komunizmi ne Shqiperi (a.k.a. permes gangsterizmit te PD), nuk ka per te patur, as zbatim te rregullores se Parlamentit Shqiptar, as civilizim.

    Praktika dhe parimet e PD jane gangsterizmi ne mbrojtje te interesave te pakices se “forte”.
    Jo parimet Demokratike.

    Po Rames nuk ia mban te mbaje anen e komuniteve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*