Rama: PD të zhbllokojë Qarkun e Fierit

Redaksia Online November 6, 2012 11:44

Rama: PD të zhbllokojë Qarkun e Fierit

Programi i kremtimit të festës së 100-vjetorit, programi zyrtar, është një program tërësisht mediokër, pa asnjë vizion dhe shije euoopiane, krejt i padenjë për këtë moment historik kaq të rëndësishëm, që është edhe një shans i jashtëzakonshmën për të kremtuar duke vështruar në të shkuarën dhe duke projektuar të ardhemn. Programi është me nota vulgariteti të së shkuarës dhe ditë pas dite shfaqen edhe shenjat e korrupsionit në procesin e jetësimit të këtij programi. Sot është bërë publik edhe shqetëismi i një zyrtari të lartë të qeverisë lidhur me 1 milionë euro që i adresohen 3 koncerteve për festimet e 100-vjetorit dhe në përpjekje për t’i shfrytëzuar ato si një oportunitet korrupsioni” tha Rama.

Rama i është përgjigjur edhe ftesës të bërë nga kreu i qeverisë për votimin e tre ligjeve të mbetura pezull në parlament, duke përsëritur se opozita do të votojë pasi të zbatohet vendimi i drejtësisë për Qarkun e Fierit.

Ritheksoj se jemi të gatshëm të marrim pjesë në diskutimin për përmirësimin e drafteve ekzistuese dhe t’i votojmë këto në momentin që mandati i marrë nga zgjedhjet e majit të shkuar për administrimin e qarkut të Fierit, do të shkojë në duart e atyre që populli i Fierit i ka përcaktuar fitues”- tha Rama.

Sipas Ramës, zbatueshmëria e ligjit është në nivelin më të ulët, por në rastin konkret cënon një vendim të prerë të gjykatës.

Jemi të gatshëm ta përmirësojmë kuadrin ligjor, por në të njëjtën kohë ne refuzojmë të marrim pjesë në një makijazh, teksa një vendim i Gjykatës së Lartë nuk zbatohet nga ana e qeverisë. Vendimi është i prerë, me t’u zbatuar ai vendim do përfshihemi në miratimin e draftit të Gjykatës së Lartë” tha Rama.

Sa për reformën parlamentare, Rama ka theksuar se opozita është në pritje që pala tjetër të  pranojë variantin e dakordësuar me ekspertët ndërkombëtare, pra trajtimin e barabartë të shumicës e pakicës në Kuvend. “Sa të pranohet kjo do ta votojmë edhe reformën parlamentare”- tha ai.

Redaksia Online November 6, 2012 11:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*