Rama për 105 vjetorin e themelimit të FA: I kanë dhënë lavdi misionit atdhetar

December 4, 2017 10:58

Rama për 105 vjetorin e themelimit të FA: I kanë dhënë lavdi misionit atdhetar

Me rastin e 105 vjetorit të Themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, kreu i qeverisë Edi Rama ka shprehur mirënjohje ndaj efektivëve të FA për gjithçka kanë bërë.

Përmes një statusi në Facebook, Rama shkruan se efektivët e Forcave të Armatosura i kanë dhënë lavdi e nder misionit atdhetar të ushtrisë.

“Në këtë ditë që shënon edhe 105 vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, u urojmë me mirënjohje për gjithçka kanë bërë, gjithnjë dhe edhe në këto ditë e netë sprove të madhe, vajzave e djemve, grave e burrave, të cilët i kanë dhënë lavdi e nder misionit atdhetar të ushtrisë  sonë”, shkruan Rama.

December 4, 2017 10:58
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 December 4, 11:16

    “të cilët i kanë dhënë lavdi e nder misionit atdhetar të ushtrisë sonë”fjalë të bukura o bojaxhiu ynë!!
    por mund të më thuash se përveç këtyre ndihmave gjat përmbytjeve çfarë ka bërë kjo ushtria jonë e lavdishme??
    në sa luftëra ka marrë pjesë??
    përveç periudhës së L2B,që nuk ishte një ushtri shtetrore,por guerrilje,dhe ’49 kur ndaloi provokacionin gërk,ku ka treguar lavdinë??
    gjat rrevolucionit demokratik të nolit,apo kur u këthye zogu me forcat sërbe në pushtet??
    gjat pushtimit italian apo pas rënjes së komunizmit??
    në ’97ën apo sot që nuk ka më asnjë lloj mjeti të blinduar??
    me siguri të pamohueshme lavdia e saj mund të thuhet se qëndron në vetasgjesimin e saj!!
    pika kulinante dhe më e njohur në botën jahst kufijve shqiptarë është bomba “atomike” e gërdecit!
    ne i treguam botës se dhe me eksploziv konvencional mund të krijohet kërpudha bërthamore!!
    he bojaxhi bojaxhi!!nja dy furça dhe kujto se kalohet lumi!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*