Rama për AFP: Integrimi i Ballkanit, jetik për vetë Europën. Verbëri ta shohësh ndryshe

May 31, 2018 15:47

Rama për AFP: Integrimi i Ballkanit, jetik për vetë Europën. Verbëri ta shohësh ndryshe

 

“Është në interesin e vetë Europës që Ballkani t’i bashkohet. Është jetike për Ballkanin, por është jetike edhe për Europën. Duhet të jesh i verbër që të mos ta kuptosh“.

Kështu ka theksuar kryeministri Edi Rama për agjencinë e lajmeve “Agence France Presse”, gjatë vizitës së tij në Paris.

Sipas tij, integrimi do të ishte një “faktor paqeje dhe stabiliteti”, në një rajon që “nuk do të përjetojë sërish” spektrin e luftës që ka përjetuar në të shkuarën.

“Ne jemi një vend i përbërë nga muslimanë dhe nga të krishterë, por feja jonë e përbashkët është Europa. Ne besojmë fuqimisht tek Europa si një faktor paqeje dhe stabiliteti, besojmë në një bashkëjetesë miqësore dhe në një bashkëpunim të vazhdueshëm midis Europës dhe rajonit e vendit tim”, vijon Rama.

“Mundet që qytetarët e Europës ta kenë harruar, pasi për ta lufta është vetëm një film bardh e zi në “Netflix”, por për ne që e kemi përjetuar, është diçka të cilën nuk duam ta përjetojmë kurrë më”, shton ai në referencë ndaj luftës së Kosovës në vitet 1998-99.

“Përsa i përket negociatave, ne nuk po kërkojmë asgjë që nuk e kemi merituar. Nuk kërkojmë asnjë qindarkë nga ana e Bashkimit Europian, por vetëm këshilla për mënyrën se si të vijojmë reformat që na presin më tej”, thekson Rama.

“Ne kemi përmbushur të gjitha ato që duhet të përmbushnim për hapjen e negociatave. Të gjithë janë dakord mbi fatin që Shqipëria ka bërë më shumë se çdo vend tjetër për t’u përgatitur për këto negociata. Është diçka që e meritojmë dhe nuk i kuptoj këto hezitime në lidhje me këtë çështje”, shton Rama.

a.s/dita

May 31, 2018 15:47
Komento

2 Komente

  1. Dibrani May 31, 16:19

    O Ram mjaft me propaganten jetike dhe verberin sforcuse,…Europa ka jetuar pa-Shqiperin me qindra shekuj .

    Luftra rajonale dhe ndasit fetare nuk kan lidhje me sforcimin qe ti ja parashtron Europes si arsye.

    Ti je shum i vogel te besh politiken botrore,..je shumbull i keq te merresh seriozisht.

    5 vjet qeverisje Shqiperia vendi i pare ne Europ qe don te braktis vendin
    Ministra trafikant dhe te korruptuar
    Ku te co mushka o Donkishot,…je kthy nga Kryeminister i krimit ne ate te lemoshes para Europjaneve

    Reply to this comment
  2. Arben May 31, 19:41

    Tamam lidr botror

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*