Rama për “Die Welt”: Pse vendosa të riformatoj qeverinë

January 24, 2019 11:07

Rama për “Die Welt”: Pse vendosa të riformatoj qeverinë

Kryeministri Edi Rama do të hapë një tjetër ekspozitë në Gjermani, këtë radhë në Berlin, dhe me këtë rast ka dhënë një intervistë për gazetën “Die Welt”.

Çfarë keni bërë sot në detyrë me cilësinë e kryeministrit?

Kam ndërruar disa ministra, rreth 70 për qind prej tyre. Kemi thuajse një qeveri të re tani që po flasim.

Cila është arsyeja? Tingëllon si një krizë qeveritare?

Herë pas here kemi nevojë për energji të re, për lojtarë të rinj në fushë, në mënyrë që të mos bëjmë të njëjtin gabim si kombëtarja gjermane e futbollit pas fitores së Kupës së Botës.

Që u eliminua në mënyrë të turpshme që në raundin e parë pas katër vitesh. Juve ju pëlqen të përdorni metafora sportive, keni luajtur vetë basketboll profesionist. Biografinë e keni të pazakontë. Keni studiuar art përpara se të bëheni kryebashkiak dhe më pas kryeministër. Ku dallon sporti me artin?

Të dyja janë ekzistenciale për mua. Nuk mund të krahasohen. Si artist, punoja tërësisht në vetvete, diçka e brendshme. Në sport punoj jashtë, me të tjerët, për të arritur diçka të përbashkët.

Si kryebashkiak ju i keni lyer godinat gri me ngjyra për të dhënë shpresë tek njerëzit në Tiranë. Në atë kohë bëri shumë përshtypje dhe u krijua ideja se arti mund të ndryshojë shoqërinë në mënyrë të qëndrueshme, ndoshta edhe ta përmirësojë atë. A besoni akoma tek kjo? A është artisti një politikan më i mirë?

Arti nuk mund të ndryshojë shumë gjëra. Ndoshta shkoj larg kur them: nuk ndryshon asgjë fare.

Prisja më shumë idealizëm nga goja juaj.

Po pra, arti nuk është në gjendje të parandalojë gjëra të këqija si lufta, dhuna apo konfliktet. Nuk i bën njerëzit më të mirë. Unë thjesht nuk e besoj këtë. Nuk di ndonjë poezi që ka ndaluar ndonjë gjakderdhje. Nuk di që ndonjë pikturë të ketë ndaluar bombat. Natyrisht, unë vlerësoj skulpturat që adresojnë racizimin dhe që ju bëjnë të vetëdijshëm për një tjetër lloj frike.

Çfarë do të thotë që të udhëheqësh një vend? Që të jesh përgjegjës?

Është jeta e çmendur dhe e egër e një njeriu, që duhet të merret njëkohësisht me një numër të jashtëzakonshëm fatesh dhe temash. Nuk është më e lehtë që të menaxhosh një vend të vogël sesa të drejtosh një vend të madh, shumëkush nuk e imagjinon. Shpejtësia e komunikimit është e jashtëzakonshme dhe qasja e njerëzve për mua është shumë e drejtpërdrejtë dhe intensive. Unë vazhdimisht shqyrtoj, gjykoj, marr vendime dhe zhvilloj strategji për të gjetur një mënyrë që vendi ynë të arrijë qëllimet. Toka në të cilën lëviz është gjithmonë në lëvizje. Është si një lojë globale shahu.

A jeni të kënaqur me veten?

Të mbash postin e kryeministrit është një punë e vështirë. Por nëse do isha i kënaqur, nuk do isha i duhuri për këtë post. Është diçka që duhet të shkojë më tej. Edhe nëse vetë do isha i kënaqur, nuk do ndalesha kurrë, nuk më shkon për shtat. E njëjta gjë është në art. Unë vazhdoj të vizatoj.

Ju udhëtoni shpesh nëpër Europë dhe botë. Si po evoluon Europa?

Do të bëhet shumë më keq përpara se të bëhet sërish mirë. Për fat të keq, nuk mund të lexoj filxhanin e kafesë, e di që ka politikanë të tjerë që besojnë se janë të aftë ta bëjnë këtë. Unë nuk u përkas atyre. Me të vërtetë nuk mund të parashikoj të ardhmen.

Çfarë mund të bëjmë tjetër për demokracinë në Europë?

Nëse mund të jem i sinqertë me ju, jo aq shumë. Po u them diçka nga këndvështrimi im. Deri më tani kemi qenë jashtëzakonisht me fat pasi kemi punuar e jetuar në një kohë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Po, bashkë me Angela Merkel dhe Gjermaninë.

Unë sinqerisht shpresoj që ajo të qëndrojë me ne, pasi vizioni i saj nuk humb kaq lehtë. Shpresoj shumë që Gjermania ta kuptojë se nuk është vetëm përgjegjëse për të ardhmen e fëmijëve gjermanë, por edhe të Europës dhe më gjerë. Bëhet fjalë për çështje pushteti mbi të gjitha.

Dhe cila është qasja e vendit tuaj, e popullsisë?

Ende e duam Evropën. Jemi gjithmonë të gatshëm për të dhënë PO. Jemi akoma të dashuruar pasi nuk jemi martuar akoma. Pas martesës do e shohim nëse do jemi ende të lumtur.

l.h/ dita

January 24, 2019 11:07
Komento

18 Komente

  1. Dino January 24, 12:14

    Zevendesimi i 7 ministrave nuk quhet riformatim sepse asgje nuk u riformatua.

    Reply to this comment
  2. PD + LSI + PS = CRIMINALS , HAJDUTË , BANDITË , KUSARË January 24, 12:27

    “Lideri Global” i KORRUPSIONIT , VJEDHJES dhe PLAÇKITJES del si “Harabel” nëpër Televizione dhe Gazeta , dhe bën Propagandè Bolshevike , kur EKONOMIA e SHQIPÈRISÈ èshtè nè KOLAPS Total !! HAJDUTÈT e FINANCAVE dhe tè ENEGJITIKÈS , VODHÈN dhe ZHVATÈN MILJARDA €URO , dhe tani ikën nga Ministritè për tè bèrè JETÈ SHEIKU !!

    Reply to this comment
  3. rudin January 24, 12:37

    U mor vesh nga te gjithe qe vidhnin dhe prandaj i nderrove, ne menyre qe te vazhdosh te vjedhesh.

    Reply to this comment
  4. Janulles me sqepar kokes January 24, 12:38

    Aha ….qenka merzitur Timonieri. Pak depresiv po duket. Ngrije koken o gjigand. Çdo gje po shkon sipas planit. Nje here ti, nje here Basha.

    Reply to this comment
    • N.V. January 24, 13:01

      Keta zhurmusit e Opozitës vetëm shpifin!
      Dhe shpifin ne nje menyre shume shabllone!
      Te gjitha ato cfare thuheshin per Saliun nga PS ku ish ne Opozitë tani i thone zhurmusit e Saliut per Edin…
      Vjedhes, mashtrus, genjeshtar,, psikopat,
      Depresiv, kusar, dhe epitete te tjera qe i thuheshin Sali Monstres,
      Tani
      Keto
      Epitete
      Ja
      Thonë
      Edi Ramës…!
      U duhet pushteti, kane mbetur trok…
      Prandaj jane bere si te cmendur dhe jane versulur si hijenat…

      Reply to this comment
      • Vatra January 24, 14:05

        Salih Berisha apokalipsa e Shqiprisë nuk u shpif nga Ps as nuk u përdoren flliqësira ai denononcohej nga faktet e ngjarjeve kurse PS denonconte kamuflimin e krimit këto këtu që plasohen për Ramen janë huazime të thanura nga Sali muti

        Reply to this comment
  5. gjermani i fundit January 24, 13:04

    Gjuha e artit eshte e fuqishme. Paralelisht ajo nis luftera dhe po ajo u jep fund. Rama ketu flet sikur eshte ulur ne mejhane me Shaban Qepen. Nje nga tablote me famoze ne bote, bile kopja e saj eshte ne sallen e deklaratave ne OKB, eshte Guernika e Pikasos, kushtuar viktimave te bombardimit te Guernikes nga nazifashistet.

    Reply to this comment
  6. MH January 24, 13:45

    Rame Karabushi qe ban art dhe nuk njeh vlerat e Artit.
    Po ju kujtoj kur opera e Gjuzepe Verdit Nabuko interpretohet ne kohen qe ishte e pushtuar Italia nga Austriaket ngriti gjithe popullin ne rrevolte kundra pushtimit Austriak.
    Di dhe nji te brendshme.I perket Poetit kombetar At Gjergj Fishta.Vepra Kryevepra Lahuta e Malcise nuk u leju te botohet ne kohen e monizmit qe te mos ia prishin qefin shkijeve komshi.Mbas disa viteve u kerkue te botohesh nga shkrimtari Vehbi Bala por dhe ne kete rast perseri u shue.
    Populli e ka ne gjak cdo varg te Fishtes e posace te Kryevepres Lahuta e Malcise qe i jep zemer dhe trimberi kombit per liri dhe te drejta per nji Shqiperi te pa varun nga askush.
    Ai arti i yte i bojatisjes nuk te jep asgja,ketu ke vertet te drejte.Dhe tue u nis nga arti i yte qe nuk jep asgja i bie ne perllogaritje te matematikes se thjesht qe dhe ti nuk po jep asgja.Bile po na i ngatron si treg fshatare ngjarjet e kontributin e historise kombit tone negativet po na i celebron pozitive.Kjo ma keq edhe nese e shikojme ne aspektin tend si lojtar basketbollit.Qe luhet keq dhe humbet luhet edhe mire po nuk arrin titull me prespektive dhe firjuzo jasht kategorise.Origjinal qe dhe ti vete ke permbush te gjithe bemat ne hedhurinen e kazanit per te ikur sa ma pare nga e majta shqiptare qe nuk te lidhe asgje me karakterin tend si aspak i majt por teper i turbullt qe 100 busulla orientimi te perdoresh asnjera nuk arrin te percaktoj rrugen tende politike atdhetare.

    Reply to this comment
    • XY January 24, 14:11

      A të ngriti ty Lahuta në këmbë pë të çliru Prishtinen dhe Shkupin atje pati luftë çlirimtare të shqiptarëve këte e tha bota demokratike

      Reply to this comment
  7. Eduardi January 24, 13:55

    FJALE, FJALE BOSHE QE ENTUZIASMOJNE DERRAT E KENAQUR POR JO SOKRATET E VOBEKTE. EDVINI HYN TEK TE PARET…

    Reply to this comment
  8. Bureto January 24, 14:11

    Nga leximi i kësaj interviste zor se ka gjë për të kritikuar: konçiz, elokuent, realist, dmth ne këmbë në tokë, pse jo dhe mençuri. Theksoj duke e lexuar atë. Dhe si në çdo rast, pra për çdo shkrim nga Rama apo kushdo tjetër, sipas këndvlshtrimit tim, komenti duhet bërë referuar atij/asaj (shkrimi, interviste).
    Për Ramën janë thënë shumë, edhe më shumë mund të thuhen. Ai le t’i dalë zot vetes. Një ditë do gjykohet si moralisht (me votë), si penalisht kur të mos jetë më kryeministër dhe ta ketë trashur deri atëhere shumë zullumin. Drejtësia e të ardhmes, e shpresuar kaq shumë, besoj se do ta thotë fjalën e vet për këdo. Këmbanat bien për ata që kanë veshë të dëgjojnë. Dhe nga që ka nga ata që po dëgjojnë, ka dhe shumë panik.

    Reply to this comment
  9. Adih January 24, 14:16

    Ashtu si piktuarat e tua ,koha i ka hedhur ne koshe te plehrave ,ashtu ,bile para vaftit ,koha te ka hedhur prej kohesh ne koshe te plehtave , ne politike ..
    As edhe nje politikan ,nuk po te pret ,por behi qefen vehtes tende ,te hapesh ekspozita ,tamam si deputeti i jot ne PS Fate Velaj ??
    Duhet te jesh budall , mos e kuptosh .

    Reply to this comment
  10. betixho January 24, 14:59

    I veçantë në mendime dhe ide,i mprehtë,i saktë,me këmbë në tokë dhe investigues sy hapur i realiteteve të ndryshme dhe të ndryshueshme në kohë dhe hapësirë,një personalitet që e lexon botën dhe personalitetet e saj mjaft mirë, dhe që nuk e lë fantazinë e Tij të eskalojë në ëndërra dhe iluzione.Shkurt një Burr Shteti.

    Reply to this comment
  11. xxx January 24, 15:34

    i shkelqyer Rama
    reference deri dhe per Europen e tanishme
    nga vizionet me te mira ne nivel kontinenti.
    formimi dhe rrethanat individuale ia lejojne.
    ka te drejte ne skepticizmin ndaj rolit te artit.

    Reply to this comment
  12. Krist January 24, 20:21

    Ky eshte bere,njelloj si personazhi i Portokallise:Romadon kashta.Ky Ramadoni,per cdo pyetje qe i behet,pergjigjen e jep,ose nepermjet skuadres Tirona ,te futbollit,ose nepermjet pellumave t’vet qe i mban akoma ne shtepi.Por ketij kryeministri,qe nuk eshte personazh humori,i ka ngel mendja vetem tek sporti (qe kurre nuk ja ka pare hajrin),ose tek pikturat.Tek pikturat,ka nje perjashtim,se deri dje (para detyres),bente zhgarravina ,e nuk ja varte njeri,kurse sot-mbasi ka marre detyren,ketozhgarravina,i blejne disa idiote qe,jo se i pelqejne,por i blejne me ja tregu femijeve,se ja se si zhgarravit,nje kryeminister shqiptar,gjate orarit te punes.

    Reply to this comment
  13. alphade January 25, 02:52

    Kam ene simpatizant i devotshem i Edi Rames. Kam pa-
    tur shume aresye personale per te qene i tille. Por fatke-
    qesisht,kohet e fundit, duke mos injoruar edhe disa gafa
    politiket te se kaluares, kryeministri aktual e ka shkelur
    me te dyja kembet “vijen e kuqe” ideologjike. Me qendri-
    met e tij ai ka devijuar nga rruga dhe idealet e te majtes
    shqiptare. Dhe kete devijim e tregoi qe me turravrapin per
    te sjelle ne Shqiperi fosilet zogisto-balliste. Dhe sikur te
    mos mjaftohesh me kaq u beri thirrje socialisteve shqip-
    tare te ” ULNIN KOKEN” dhe te kaloni ne “Harkun e Tri-
    unfit” zogisto- ballist sepse,sipas tij e “ardhmja i takon
    atyreve dhe jo socialisteve, bazen e se ciles e perbejne
    ata qe luftuar kunder bishes nazi-fashiste dhe u bashku-
    an me Aleancen e Madhe te Luftes Antifashiste te krye-
    suar nga SHBA-BS- ANGLI……! Kjo perben nje devijim
    flagerant dhe nje braktisje te parimeve te se majtes de-
    mokratike te Shqioerise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim