Rama për Financial Times: Krimi shqiptar, tashmë një problem europian

November 20, 2017 14:31

Rama për Financial Times: Krimi shqiptar, tashmë një problem europian

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një opinion në prestigjiozen “Financial Times”, flet për luftën kundër krimit të organizuar dhe baronëve të drogës.

“Shqipëria ka bërë shumë, por liderët e rajonit duhet të veprojnë gjithashtu”, thotë Rama në shkrim.

Kryeministri thotë edhe se u ka dërguar një letër liderëve të BE-së, të cilëve u ka kërkuar mbështetje në luftën kundër bandave të drogës.

“Të premten unë u dërgova një letër liderëve të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën tonë me baronët e drogës. ‘Ne e dimë se disa banojnë dhe lulëzojnë në vendin tuaj gjithashtu,  duke përfituar nga drogat e paligjshme, trafikimi i njerëzve dhe aktivitete të tjera të paligjshme’,  thuhet në letrën time. ‘Ne duam ndihmën tuaj dhe ju ofrojmë tonën në këmbim, për t’i kapur këta njerëz dhe për t’i vënë para drejtësisë.’ Unë shpresoj që qytetarët e të gjithë kombeve të BE-së do të nxisin qeveritë e tyre të veprojnë dhe qëndrojnë krah nesh. Kjo është një betejë për të gjithë ne dhe një betejë që duhet të fitohet”, shkruan Rama.

Kryeministri thotë se është i vetëdijshëm që “disa njerëz, nëse u përmend Shqipërinë, mendojnë për krimin dhe drogën” dhe se për të ndryshuar këtë imazh “thellësisht të padrejtë” do të duhet kohë dhe mbi të gjitha veprim.

Por ai thotë se puna e bashkëpunimit të Shqipërisë me Guardia di Finanza-n po sjell frute. “Një vit më parë, fluturimet e tyre (italianëve) identifikuan 2 086 plantacione anekënd Shqipërisë, Këtë vit, megjithë fluturimet e zgjatura dhe mbikëqyrjen e zgjeruar, janë identifikuar vetëm 88”.

Kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se “njerëzit që u bënë të pasur nga prodhimi i drogës duhet të paguajnë për krimet e tyre. Ne kemi nisur një fazë me dy operacione speciale kundër tyre dhe aseteve të tyre. Po pastrojmë sistemin e drejtësisë, duke u bërë vettingun gjykatësve, të cilët për një kohë tepër të gjatë drejtoheshin nga kriminelët dhe paratë e tyre.”

November 20, 2017 14:31
Komento

4 Komente

  1. jo-genjeshtres November 20, 14:36

    Dhe thone pastaj se nuk ka patur krisma!
    Bravo Edo, nje dite duhet ta pranoje qe kanabisi kishte pushtuar vendin, por duhet tani te luftosh ate qe mbrojti.
    Ne kete pike ke problemin me te madh, te besh kurban Tahirin apo autorin e “Kurban”-it!!!

    Reply to this comment
  2. intelektuali November 20, 17:03

    EDI RAMA I THOTE BOTES SI ENVERI:

    Una vedi s’di gjo fare te gjtha te LIGAT i ka bo Sajme Qorri me koke te vet!

    Po shqyptaret qe nuk e hane sapunin enverist te Edvinit per djathe gjirokastre pergjigjen:

    PO KUR JE KAQ I PAAFTE IK DHE THYEJ QAFEN QE TE VIJE NJE KRYEMINISTER ME I DENJE!

    Reply to this comment
  3. dashamires November 20, 17:40

    Po natyrisht se kur ky krim ka ne preher Ministrin e Brendeshem te “suksesshem” te Rames, problem europian do jete. Ngado te vertitet Rama, ai Tahiri eshte minare qe nuk fshihet ne thes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*